Shqipëria Postuar më 18 Nëntor 2023, 10:55

Sa para’ do të shkojnë për strehimin? - Mbi 1.700 familje do të përfitojnë pagesë qiraje. Rindërtimi hyn në vitin e 5-të

Nga SCAN TV
Sa para’ do të shkojnë për strehimin? - Mbi 1.700 familje

Strehimi parashikohet t’i kushtojë afro 84 milionë dollarë buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm, ku pjesën kryesore vijon ta zërë procesi i rindërtimit, i cili hyn në vitin e 5 të tij.

Referuar projektbuxhetit 2024, në këtë sektor do të vijojnë shpenzimet për mbështetjen e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019 si dhe ndërtimi i banesave për strehimin e grave dhe burrave nga grupet sociale në nevojë. Fondi i alokuar për rindërtimin nga buxheti i shtetit parashikohet në 7 miliardë lekë nga 5 miliardë që ishte akorduar në vitin 2023, ku me aktin normativ të miratuar së fundmi u shtuan edhe 12 miliardë lekë për këtë proces, duke e çuar financimin total në 17 miliardë lekë.

Ndërsa shpenzimet për programet e strehimit parashikohen në 1.4 miliardë lekë në total .Konkretisht shpenzimet për strehimin do të fokusohen tek pagesën e bonusit të qirasë për rreth 1,128 familje përfituese me një fond prej 163.6 milionë lekë. Subvencionim e qirasë për të shpronësuar 300 familje përfituese nga projekti Unaza Madhe Tiranë, me një kosto prej 108 milion lekë. Skemat e investimeve për përmirësimin e kushteve të jetesës për gra dhe burra nga grupet sociale, parashikohen mesatarisht 295 familje përfituese në nevojë, me një kosto prej 295 milionë lekë.

Për gratë dhe vajzat e dhunuara, apo familje një prindërore, do të vijohet mbështetja me strehim social. Kostoja për strehimin social të 850 grave dhe vajzave të kategorisë së përcaktuar sipas ligjit do të jetë 47,5 milionë lekë, përllogaritur si përpjesë e dy produkteve kryesore të skemave.

Elisabeta Dosku/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat