Bursat e mbyllin javën në rritje - Volvo humb 11% të vlerës, pasi Geely do të shesë 100 mln aksione

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm dhe pritet të publikojnë edhe fitime javore. Indeksi pan-Europian Stoxx po qëndron në rritje me 0.4%, ndërsa në sesionin e kaluar humbi rreth 0.7% të vlerës, për shkak të rënies së sektorit të naftës dhe gazit.
Gjatë kësaj jave, ndërkohë, ky indeks është rritur me rreth 1.8%. Tregjet janë nxitur nga shenjat për ngadalësimin e indeksit të çmimeve të konsumit dhe indeksin e çmimeve të prodhimit, gjatë tetorit, që rritën shpresat se inflacioni më në fund mund të qëndrojë i ulët.
Përsa i përket korporatave, aksionet e prodhuesit të automjeteve, Volvo ranë me mbi 11% në sesionin e sotëm, pasi kompania mëmë, Geely filloi shitjen e 100 milionë aksioneve të kompanisë suedeze. Kompania kineze Geely Holding Group njoftoi të premten se do të shiste aksione të tjera të Volvo, një lëvizje që ishte në përputhje me strategjinë e saj afatgjatë.
Geely do të vazhdojë të mbajë 78.7% të aksioneve të Volvo, thuhet në deklaratë. Ndërkohë, aksionet e Alphabet kompanisë mëmë të Google, investitorët i kanë parë në mënyrë të favorshme këtë vit, por analistët kanë disa rezerva. Morgan Stanley mendon se aksionet e Alphabet janë të mbivlerësuara, veçanërisht nëse krahasohet me Meta dhe Amazon.
Banka amerikane e investimeve e uli objektivin e saj të çmimit të Alphabet nga 155 dollarë në 150 dollarë. Gjithsesi ky çmim është 11.4% më i lartë, krahasuar me çmimin e aksionit të Alphabet më 15 nëntor.
SCAN
Sondazh

Sa vlen tregu i librit në Shqipëri? - Analiza e shtëpive botuese, rreth 16.7 milionë euro xhiro në vitin 2022
Nga data 15 deri me 19 nëntor, në kryeqytet do të rikthehet tradita e panairit të librit ku shtëpi të ndryshme botuese kanë mundësinë të sjellin më afër......

OSHEE faturoi si dëm ekonomik 2.8% të energjisë së vjedhur - Në tetor u proceduan 11 subjekte private, pas 1.584 kontrolleve
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka mundur të faturojë një sasi të vogël vjedhjeve të energjisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i......

Cilët janë fjalëkalimet më të përdorura në botë? Sigurohuni që i juaji të mos jetë në listë!
Lodhja e trurit tuaj për të gjetur një fjalëkalim të fortë mund të jetë një shqetësim më vete. Por nëse doni që emailet tuaja, bankat në internet, kredencialet......

Lagarde e BQE-së: Shenja në rritje se ekonomia globale po fragmentohet në blloqe konkurruese!
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, tha të premten se Europa është tani në një pikë kritike, me deglobalizimin, demografinë dhe......

Sanksione ndaj subjekteve që cënojnë sigurinë - Ndryshon ligji pas rekomandimit të Moneyval. Bllokim i aseteve brenda 48 orëve
Me rekomandim të Moneyval, Shqipëria po forcon ndjeshëm masat shtrënguese ndaj fondeve apo aseteve të subjekteve që cënojnë paqen e sigurinë në përputhje me......

“Boom” i përdorimit të kriptove në Turqi - Vendi përgatit rregulla të reja për licencimin dhe taksimin
Masat e reja të Turqisë për të rregulluar tregun e kriptove do të përqendrohen në licencimin dhe taksimin, pasi vendi i katërt më i madh në botë i tregtimit të......

Volum i lartë kartëmonedhash të huaja në treg - BSH: 61.1 miliardë lekë në tetor, në rritje prej thuajse 2 miliardë nga shtatori
“Fotografimi” më i fundit që i ka bërë Banka e Shqipërisë volumit të monedhave dhe kartmonedhave të huaja në ekonomi, flet për sasi mjaft të larta në fund të......

Greva e përgjithshme paralizon Italinë - Stop transportit publik, mbyllen shkollat dhe zyrat e postës
Greva e përgjithshme e kësaj të premteje që bllokoi Italinë, paralizoi transportin publik për 4 orë. Grevës iu bashkuan trenat, transporti publik -......