Europa Postuar më 17 Nëntor 2023, 11:32

Greva e përgjithshme paralizon Italinë - Stop transportit publik, mbyllen shkollat dhe zyrat e postës

Nga SCAN TV
Greva e përgjithshme paralizon Italinë - Stop transportit publik,

Greva e përgjithshme e kësaj të premteje që bllokoi Italinë, paralizoi transportin publik për 4 orë.

Grevës iu bashkuan trenat, transporti publik - autobusë, tramvaje dhe metro e taksitë. Megjithatë, sektori i aviacionit është i përjashtuar. Abstenimi nga puna nuk kishte të bëjë vetëm me transportin, por edhe sektorin publik, shkollat, postat, lavanderitë industriale dhe sektorin e higjienës mjedisore, që ndaluan çdo aktivitet për 8 orë.

Taksitë iu bashkuan protestës për 24 orë. Gjendja ishte kaotike për ata që duhej të merrnin traget ose anije: nisjet, me përjashtim të linjave dhe shërbimeve thelbësore. Pjesë e grevës ishin dhe zjarrfikësit, personeli përgjegjës për transportin e mallrave dhe logjistikën dhe ata që janë përgjegjës për trafikun autostradë.

Greva u organizua për të shprehur mospajtimin ndaj buxhetit dhe politikave ekonomike e sociale të qeverisë.

Kërkesa kryesore është rritja e pagave për të përballuar koston e lartë të jetesës, më shumë të drejta për të punësuarit por dhe për të luftuar varfërimin e punëtorëve dhe pensionistëve si dhe mungesën e perspektivës për të rinjtë.

Në sektorin e shëndetësisë, sindikata e infermierëve gjithashtu zhvilloi një grevë 24-orëshe të stafit, duke përjashtuar shërbimet thelbësore.

Dorina Kurtaj / SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat