Biokarburantet, qeveria rikthen planet për përdorimin - Planet, 10% për vitet 2024-2025. Ligji i ri nuk është miratuar ende

Politikat e zhvillimit të energjisë së rinovueshme do të synojnë të rrisin përdorimin e biokarburanteve në sektorin e transportit me 10% për vitet 2024-2025”. Kjo sipas relacionit që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2024, ku jepen detaje mbi programin “Mbështetje për energjinë”. Gjithsesi, ndonëse objektivat e vendosura nga qeveria janë të qarta, projektligji “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve”, nuk është miratuar ende.
Përpjekjet e fundit për një ligj që do të rregullonte sektorin i përkasin prillit të këtij viti, kur Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nxorri për konsultim publik një ligj tërësisht të ri, pas një dokumenti të depozituar në Kuvend 4 vite më parë.
Nëse i referohemi draftit të fundit, përveçse përcaktohen objektivat në drejtim të përdorimit të biokarburanteve, i jepet përprësi edhe politikave nxitëse për kultivimin e bimëve energjetike, që shërbejnë për prodhimin e biokarburanteve. Më konkretisht, drafti parashikon që sasia minimale vjetore në treg e biokarburanteve dhe e lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport, duhet të jetë jo më pak se 5 për qind të sasisë të konsumuar në sektorin e transportit në vitin 2024.
Nga viti 2025 e në vazhdim, kjo sasi do të jetë jo më pak se 10%. Sipas relacionit shoqërues, ligji ka qëllim promovimin e kontributit në përmbushjen e angazhimeve për emisionet e gazeve që vijnë nga konsumi i hidrokarbureve në këtë sektor, duke qenë se transporti është kontribuesi më i madh i CO2 dhe në përmasat e vendit, ndikon në ndryshimet klimatike.
Po ashtu, sipas relacionit, qëllimi i ligjit është të krijohen politika nxitëse për kultivimin të bimëve energjetike ne Shqipëri, për të mbrojtur mjedisin nëpërmjet respektimit të kritereve të qëndrueshmërisë për prodhimin e biokarburanteve, biolëngjeve dhe biogazeve. Sipas ekspertëve, ndër speciet bimore që mund të përdoren për prodhimin e biokarburanteve janë: Soja, misri, kallami i sheqerit, luledielli, eukalipti, palmat, etj.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Maqedonia e Veriut heq dorë nga qymyri - BERZH mbështet planin prej 4 miliardë euro
Huadhënësit ndërkombëtarë, përfshirë Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankën Botërore, po mbështesin një plan prej 4 miliardë euro për të......

BE miraton ndihmën e re shtetërore për bizneset - Gjermania dhe Franca janë përfitueset më të mëdha të fondeve
Pavarësisht kundërshtimeve të ngritura nga shtetet më të vogla anëtare, BE zgjati deri në mars të vitit të ardhshëm lehtësimin e rregullave të ndihmës......

Bankat apo Mikrokreditë? Ku janë shanset më të larta për aprovim të kredisë në Shqipëri?
Bankat dhe institucionet microfinanciare janë duke luajtur një rol të rëndësishëm në rrugën drejt një revolucioni financiar në Shqipëri. Në 6 mujorin e parë të......

Emigrantët renditin qytetet më të mira dhe më të këqija europiane për vitin 2023!
Çdo vit, InterNations, një komunitet global për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, kryen një sondazh të Expat Insider dhe është një burim i......

Italia dënohet nga GJEDNJ për trajtim çnjerëzor të emigrantëve!
Gjykata Europiane urdhëroi Italinë që të paguajë gjithsej 27,000 euro për emigrantët sudanezë në një çështje që daton në vitin 2016. Gjykata Eyropiane e të......

SHBA dhe Kina mund të jenë miq ose armiq - Xi Jinping, përpara biznesmenëve: Nuk ka një rrugë të mesme
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duhet të zgjedhin midis të qenit kundërshtarë apo partnerë, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, gjatë një fjalimi të......

Ari, në nivelin më të lartë në një javë - Arsyet që po ndikojnë në rritjen e vazhdueshme të metaleve të çmuara
Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 1 javë. Fitimet janë kufizuar nga forcimi i dollarit amerikan, por......

Nafta zbret pranë 80 USD - Ndikon rritja e prodhimit në SHBA dhe ngadalësimi i kërkesës
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë pasi sinjalet e një oferte më të lartë nga Shtetet e Bashkuara i......