SHBA dhe Kina mund të jenë miq ose armiq - Xi Jinping, përpara biznesmenëve: Nuk ka një rrugë të mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina duhet të zgjedhin midis të qenit kundërshtarë apo partnerë, deklaroi presidenti kinez Xi Jinping, gjatë një fjalimi të mbajtur përpara drejtuesve të biznesit amerikan. Komentet e tij bien në kontrast me qasjen e administratës Biden për të ndjekur konkurrencën strategjike me Pekinin, duke kufizuar eksportet e teknologjisë së përparuar të SHBA-së drejt Kinës, ndërkohë që kërkon fusha bashkëpunimi. Xi Jinping ishte duke folur në një darkë në San Francisko, pas takimit me presidentin amerikan, Joe Biden disa orë më parë, gjatë konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
“Gjithmonë kam pasur një pyetje në mendjen time: Si ta drejtoj anijen gjigante të marrëdhënieve Kinë-SHBA mes shkëmbinjve të fshehur, mes stuhive dhe dallgëve pa e humbur drejtimin, shpejtësinë apo edhe pa pasur ndonjë përplasje?” deklaroi Xi Jinping. “Në këtë aspekt, pyetja kryesore për ne është: jemi kundërshtarë apo partnerë? Kjo është çështja themelore dhe gjithëpërfshirëse”, tha ai.
“Logjika është mjaft e thjeshtë. Nëse dikush e sheh palën tjetër si konkurrentin kryesor, sfidën më të rëndësishme gjeopolitike dhe një kërcënim, kjo do të çojë vetëm në politikëbërje të keqe, veprime të gabuara dhe rezultate të padëshiruara”, shtoi presindeti kinez.
Sipas tij, Kina është e gatshme të jetë një partner dhe mik i Shteteve të Bashkuara. “Parimet themelore që ne ndjekim në trajtimin e marrëdhënieve Kinë-SHBA janë respekti i ndërsjellë, bashkëjetesë paqësore dhe bashkëpunimi i favorshëm”, përfundoi Xi.
Gati 400 liderë të bizneseve, përfshirë CEO-n e Apple, Tim Cook, CEO-n e Tesla, Elon Musk dhe CEO-n e Qualcomm, Cristiano Amon, zyrtarë qeveritarë, qytetarë amerikanë dhe akademikë morën pjesë në darkën e organizuar nga Këshilli i Biznesit SHBA-Kinë dhe Komiteti Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë.
Ndërkohë, Sekretarja amerikane e Tregtisë, Gina Raimondo, mbajti fjalën e saj përpara fjalimit të Xi Jinping. Në një fjalim rreth 30 minuta, Xi Jinping tha se nismat ndërkombëtare të udhëhequra nga Kina, “Brez dhe Rrugë” janë të hapura për pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, ndërsa Pekini është gati t'i bashkohet nismave të bashkëpunimit shumëpalësh të propozuar nga SHBA. “Pavarësisht se si evoluon peizazhi global, tendenca historike e bashkëjetesës paqësore midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara nuk do të ndryshojë”, tha Xi.
Lidhur me bisedimet e mëparshme me Biden, Xi deklaroi se kanë rënë dakord që ta bëjnë listën e bashkëpunimit më të gjatë dhe hapësirën e bashkëpunimit më të madhe. Xi tha se Kina është gati të ftojë 50,000 të rinj amerikanë për të studiuar në vendin aziatik gjatë pesë viteve të ardhshme. Ai tha gjithashtu se Kina do të dërgojë pandat e saj gjigante në kopshtin zoologjik të San Diegos, por nuk specifikoi një datë.
Javën e kaluar, tre pandat e mbetura në SHBA të huazuara nga Pekini u kthyen në Kinë për shkak të një kontrate me skadencë. Kina e ka përdorur huazimin e pandave në shumë vende të botës si një mjet diplomatik.
“Është e gabuar ta shikosh Kinën, e cila është e përkushtuar ndaj zhvillimit paqësor, si një kërcënim dhe të luash një lojë me shumën zero kundër saj. Kina kurrë nuk ka vënë baste kundër Shteteve të Bashkuara dhe kurrë nuk ndërhyn në punët e saj të brendshme”, deklaroi Xi.
Ndërkohë, më herët gjatë ditës, presidenti amerikan, Joe Biden edhe homologu i tij kinez, Xi Jinping ranë dakord të rifillojnë komunikimin ushtarak të nivelit të lartë. Dy udhëheqësit u takuan në San Francisko për herë të parë në një vit, në vigjilje të konferencës së Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor. “Ne i jemi rikthyer komunikimeve të drejtpërdrejta, të hapura dhe të qarta”, tha Biden në një konferencë për mediat pas bisedimeve. Kina ka zhvilluar disa stërvitje ushtarake rreth Tajvanit, ndërkohë që marina e saj është përfshirë në manovra agresive në Detin e Kinës Jugore në një përplasje me Filipinet, pasi të dyja vendet kanë pretendimet e tyre territoriale.
Lidion Kulla / SCAN
Sondazh

Ari, në nivelin më të lartë në një javë - Arsyet që po ndikojnë në rritjen e vazhdueshme të metaleve të çmuara
Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pranë nivelit më të lartë në 1 javë. Fitimet janë kufizuar nga forcimi i dollarit amerikan, por......

Nafta zbret pranë 80 USD - Ndikon rritja e prodhimit në SHBA dhe ngadalësimi i kërkesës
Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë pasi sinjalet e një oferte më të lartë nga Shtetet e Bashkuara i......

Stabilizohet tregu monetar - Të dhënat sugjerojnë se FED mund t’i ulë interesat në maj
Dollari amerikan po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, ndërsa tregu është stabilizuar pas dy ditësh në luhatje të mëdha, pasi të dhënat......

Bitcoin nuk i rreziston nivelit të 38,000 USD - Sot humbi rreth 1,000 USD, BlackRock dyfishon zotërimet në ethereum
Bitcoin po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi u rrit me mbi 5% në sesionin e kaluar duke prekur nivelin e 38,000 dollarëve. Por, gjatë ditës së sotme......

Korporatat rrëzojnë bursat europiane - Siemens rritet me 6%, ndërsa Burberry bie me 8%
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi është zbehur vrulli pas të dhënave pozitive në SHBA dhe në Kinë, më herët gjatë......

Universiteti Barleti ofron trajnim për kontabilistët - Më pranë tregut të punës, metoda të avancuara zhvillimore
Universiteti Barleti ofron trajnime të avancuara në fushën e kontabilitetit dhe taksimit për të gjithë ata individë që ushtrojnë këtë profesion për kompani të......

Si një flotë e errët anijesh po e ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet e naftës?!
Pas 18 muajsh në luftë me Ukrainën, efekti i sanksioneve perëndimore po zbehet në ekonominë ruse, veçanërisht në të ardhurat e buxhetit federal nga nafta.......

Kina po blen pajisje amerikane për të bërë çipa të avancuar pavarësisht rregullave të reja!
Kompanitë kineze po blejnë pajisje amerikane për prodhimin e çipave për të bërë gjysmëpërçues të avancuar, pavarësisht nga një sërë kufizimesh të reja eksporti......