Korporatat rrëzojnë bursat europiane - Siemens rritet me 6%, ndërsa Burberry bie me 8%

Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pasi është zbehur vrulli pas të dhënave pozitive në SHBA dhe në Kinë, më herët gjatë javës. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 po qëndron në rënie me rreth 0.4%, ndërsa sektori i naftës dhe gazit kryeson fitimet, në rritje me 1.3%. Ngdalësimi i inflacionit në SHBA për tetorin rriti shpresat se Rezerva Federale po i afrohet fundit të ciklit të rritjes së normave të interesit.
Edhe nga Kina pati të dhëna pozitive ekonomike, e cila raportoi se shitjet me pakicë rezultuan më mirë se parashikimet e analistëve. Ndër zhvillimet e tjera, presidenti amerikan, Joe Biden dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping u takuan personalisht në San Francisko të mërkurën, duke shënuar takimin e parë në rreth një vit. Udhëheqësit ranë dakord të rifillojnë komunikimin ushtarak të nivelit të lartë, por çështja e Tajvanit mbetet një pengese. Në konferencën për mediat pas bisedimeve, Biden përsëriti qëndrimin e SHBA se Tajvani ruan sovranitetin e tij, pavarësisht pretendimeve të Kinës për të kundërtën.
Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij, pa të drejtë të zhvillojë në mënyrë të pavarur marrëdhëniet diplomatike. Ndërkohë, fitimet e korporatave vazhdojnë të nxisin lëvizjen e çmimeve të aksioneve individuale në Evropë, me Siemens që është në rritje me rreth 6%, pasi kompania gjermane raportoi një rritje të të ardhurave me 10% për tremujorin e katërt fiskal, në një rekord prej 21.4 miliardë euro.
Në anën tjetër, aksionet e kompanisë Hellofresh ranë me mbi 20% në sesionin e sotëm, pasi kompania gjermane uli parashikimin për fitimet vjetore, si pasojë e rritjes së ngadaltë të shitjeve dhe rritjes së kostove në Amerikën e Veriut. Edhe aksionet e Burberry kanë rënë me rreth 8%, pasi kompania britanike e modës paralajmëroi se nuk do të realizojë objektivin e saj të të ardhurave për të gjithë vitin, për shkak të rënies së shpenzimeve në rang global.
SCAN
Sondazh

Universiteti Barleti ofron trajnim për kontabilistët - Më pranë tregut të punës, metoda të avancuara zhvillimore
Universiteti Barleti ofron trajnime të avancuara në fushën e kontabilitetit dhe taksimit për të gjithë ata individë që ushtrojnë këtë profesion për kompani të......

Si një flotë e errët anijesh po e ndihmon Rusinë të shmangë sanksionet e naftës?!
Pas 18 muajsh në luftë me Ukrainën, efekti i sanksioneve perëndimore po zbehet në ekonominë ruse, veçanërisht në të ardhurat e buxhetit federal nga nafta.......

Kina po blen pajisje amerikane për të bërë çipa të avancuar pavarësisht rregullave të reja!
Kompanitë kineze po blejnë pajisje amerikane për prodhimin e çipave për të bërë gjysmëpërçues të avancuar, pavarësisht nga një sërë kufizimesh të reja eksporti......

Liderët europianë në rrezik shantazhi dhe hakerimi për shkak të ndarjes së të dhënave!
Raporti nga Këshilli Irlandez për Liritë Civile (ICCL) thekson se si një teknologji reklamimi e pranishme në pothuajse të gjitha faqet e internetit dhe......

Cili vend europian ka aftësinë për të ricikluar më shumë plastikë në botë?
Një fabrikë e re suedeze mund të riciklojë më shumë ambalazhe plastike se çdo vend tjetër në botë, sipas organizatës jofitimprurëse që qëndron pas saj. Fabrika......

Pedro Sanchez ri-zgjidhet zyrtarisht Kryeministër i Spanjës!
Deputetët spanjollë votuan në Sanchez për një mandat të dytë me 179 vota kundër 171 kundër. Sánchez ka lidhur mbështetjen e gjashtë partive më të vogla për......

Cilat institucione kërkojnë më shumë para’? - Komisioni i Ekonomisë miraton në parim pr.buxhetin dhe paketën fiskale 2024
Një sërë institucionesh publike nuk janë të kënaqura me buxhetin që u është akorduar për vitin e ardhshëm dhe kanë kërkuar më shumë fonde. Raportet e......

Huadhënia “frenon” për bizneset, rritet për individët - BSH: Rritja e fortë e kërkesës së huaj për turizëm, përmirësoi likuiditetin e sipërmarrjeve
Huadhënia për sektorin privat ka pësuar ngadalësim gjatë vitit 2023, ndërsa e kundërta ka ndodhur për individët. Në një analizë të tendëncës për kreditim,......