Huadhënia “frenon” për bizneset, rritet për individët - BSH: Rritja e fortë e kërkesës së huaj për turizëm, përmirësoi likuiditetin e sipërmarrjeve

Huadhënia për sektorin privat ka pësuar ngadalësim gjatë vitit 2023, ndërsa e kundërta ka ndodhur për individët. Në një analizë të tendëncës për kreditim, Banka e Shqipërisë vëren se ngadalësimi i huadhënies për sektorin privat është i ngjashëm me ekonomitë e rajonit dhe ato partnere. Megjithatë, normat e saj të rritjes vijojnë të jenë ndër më të lartat në rajon.
Sipas Bankës Qendrore, ngadalësimi i kredisë për sektorin privat i atribuohet më së shumti tkurrjes së huasë për likuiditet nga ana e bizneseve. Rritja e vazhduar e kërkesës së brendshme dhe rritja e fortë e kërkesës së huaj, kryesisht për turizëm, ka përmirësuar likuiditetin e bizneseve, që kanë preferuar të shlyejnë një pjesë të kësaj kredie gjatë tremujorit të tretë të vitit.
Financimi i bizneseve dhe i individëve ka qenë në lekë, i ndikuar ndër të tjera nga normat më të ulëta të interesit për kreditë në lekë dhe nga mbiçmimi i kursit të këmbimit. Këta faktorë, sipas Bankës së Shqipërisë, kanë shtyrë bizneset dhe individët të zhvendosin një pjesë të portofoleve të kredive të tyre nga valuta në lekë. Kjo ecuri është reflektuar edhe në një strukturë valutore më të balancuar të kredisë.
Ndërkohë, analiza e kredisë sipas madhësisë së bizneseve tregon se huaja është tkurrur për biznesin e madh, ngadalësuar për atë të mesëm dhe është përmirësuar për biznesin e vogël. Sipas sektorëve të ekonomisë, vërehet tkurrja e kredisë në sektorin e industrisë, përmirësimi i saj në sektorin e shërbimeve dhe ngadalësimi në sektorët e tjerë. Financimi i bankave është i orientuar drejt sektorëve që kanë dhënë kontributin më të madh në rritjen ekonomike, si tregtia, ndërtimi dhe turizmi.
Analiza e kredisë së individëve sipas qëllimit të përdorimit tregon se ngadalësimi i normave të rritjes së kredisë hipotekare është kompensuar nga rritja më e shpejtë e kredisë për konsum. Këto zhvillime janë mbështetur si nga një kërkesë në rritje e individëve për financimin e konsumit dhe investimeve në banesa, ashtu edhe nga kushtet favorizuese të ofertës për kredi.
Këto të fundit kanë mbetur të favorshme për rritjen e kreditimit edhe në prani të normalizimit të politikës monetare. Kështu, normat e interesit për kreditë e reja në lekë në dy tremujorët e fundit kanë ndjekur ecuri rënëse, si për bizneset edhe për individët. Interesat e kredisë në lek kanë reflektuar kryesisht prirjen e fortë rënëse të yield-eve të bonos 12-mujore dhe reduktimin e primeve të rrezikut.
Në të njëjtën kohë, nën trysninë e shtuar të konkurrencës mes tyre, bankat mbajtën të pandryshuara standardet, kushtet e termat e kreditimit për bizneset, për herë të parë që prej fillimit të ciklit normalizues të politikës monetare. Paralelisht, ato kanë vazhduar të lehtësojnë kushtet për kreditë për individë, si për konsum, ashtu edhe për blerje banese.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Gazifikimi i Korçës kërkon 20.8 mln euro - Dokumenti /13.3 mln euro duhet të investohen nga rezidentët
20.8 mln euro është vlera që nevojitet për gazifikimin e qytetit të Korçës, ndërkohë që pjesa më e madhe prej 13.3 mln euro do të duhet të investohet nga......

Më pak para’ në qarkullim jashtë bankave - Raporti i BSH: 405.5 miliardë lekë në fund të tetorit, por volumi mbetet shumë i lartë
Për herë të parë që prej muajve të verës, paraja në qarkullim jashtë bankave në vend ka shënuar rënie. Banka e Shqipërisë raporton se nga 408 miliardë lekë në......

Klasi i energjisë së pajisjeve, detyrime për bizneset - Projektligji/ Etiketa mbi konsumin, gjoba “të kripura” në rast shkeljesh
Furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Euro “merr në qafe” edhe valutat e tjera - Trajektore të njëjta rënëse në Shqipëri edhe Dollari, Paundi dhe Franga zvicerane
Te gjitha valutat kryesore po shfaqin në Shqipëri të njëjtin ecuri nënçmuese të monedhës së përbashkët evropiane. Dollari amerikan shënoi vlerën më të ulët......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan vijon rënien e tij edhe këtë mëngjes duke humbur sërish pikë në raport me dje teksa është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 96.6 lekë......

SHBA, edhe 3.5 miliardë USD për industrinë e baterive - Departamenti i Energjisë synon nxitjen e sektorit përballë rritjes së kërkesës
Departamenti i Energjisë po bën një përpjekje të konsiderueshme për të forcuar zinxhirin e furnizimit të baterive në SHBA, duke njoftuar deri në 3.5 miliardë......

Ligji europian për lëndët e para kritike - Nën presionin e lobit të industrisë së armëve
Legjislacioni europian për lëndët e para kritike është shpallur i domosdoshëm për tranzicionin ekologjik të ekonomisë komunitare. Megjithatë, një numër OJQ......

Gjermania rrit pagën minimale, 12.82 euro/ora - “Gropë” prej 60 miliardë euro në buxhetin e vendit
Qeveria gjermane zyrtarizoi vendimin për rritjen e pagës minimale të garantuar me ligj me 82 cent, në 12.82 euro në orë. Pjesa e parë e rritjes, në 12.41 euro,......