Më pak para’ në qarkullim jashtë bankave - Raporti i BSH: 405.5 miliardë lekë në fund të tetorit, por volumi mbetet shumë i lartë

Për herë të parë që prej muajve të verës, paraja në qarkullim jashtë bankave në vend ka shënuar rënie. Banka e Shqipërisë raporton se nga 408 miliardë lekë në muajin shtator, ajo ka rënë në 405.5 miliardë në fund të tetorit, duke u pakësuar me afërisht 3 miliardë lekë në harkun kohor të 30 ditëve, por me më shumë se 5 miliardë krahasuar me gushtin, kur u shënua vlera rekord prej 410.6 miliardë lekësh. Ndërkaq, volumi i parave në qarkullim jashtë sistemit bankar ka shumë i lartë përgjatë gjithë vitit.
Në janar të këtij viti ishte regjistruar edhe rekordi i mëparshëm, kur totali i parave në qarkullim kaloi nivelin e 402 miliardë lekëve.
Shifrat janë shumë më të larta po t’i karahasojmë me vitet e mëparshme. Në janarin e vitit 2022, totali i parave që qarkullonin jashtë bankave ishte pak më shumë se 376 miliardë lekë, thuajse 25 miliardë lekë, apo rreth 340 milionë euro më pak nga sa qarkullojnë aktualisht. Ky tregues ka ardhur në rritje përgjatë gjithë vitit të shkuar për të kulmuar në fund të tij në mbi 400 miliardë lekë.
Ndërkohë që si fenomen i përket periudhës së Pandemisë. Të dhënat historike tregojnë se në 2020-n, është shënuar rritja më e fortë vjetore, me 53 miliardë lekë, ose +18%, që nga viti 2002. Në fund të vitit 2020, jashtë sistemit bankar qarkullonin 344 miliardë lekë (2.8 miliardë euro), sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë.
Në raport me paranë gjithsej, jashtë sistemit bankar qarkullonte në fund të dhjetorit të vitit 2019, 23.6% e totalit. Paraja jashtë bankave ka pasur tendencë rritëse të vazhdueshme duke pasqyruar edhe nivelin e lartë të informalitetit të ekonomisë shqiptare.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Klasi i energjisë së pajisjeve, detyrime për bizneset - Projektligji/ Etiketa mbi konsumin, gjoba “të kripura” në rast shkeljesh
Furnizuesit dhe tregtarët do të kenë detyrime të reja në drejtim të etiketimit të produkteve për klasin e energjisë. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë......

Euro “merr në qafe” edhe valutat e tjera - Trajektore të njëjta rënëse në Shqipëri edhe Dollari, Paundi dhe Franga zvicerane
Te gjitha valutat kryesore po shfaqin në Shqipëri të njëjtin ecuri nënçmuese të monedhës së përbashkët evropiane. Dollari amerikan shënoi vlerën më të ulët......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan vijon rënien e tij edhe këtë mëngjes duke humbur sërish pikë në raport me dje teksa është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 96.6 lekë......

SHBA, edhe 3.5 miliardë USD për industrinë e baterive - Departamenti i Energjisë synon nxitjen e sektorit përballë rritjes së kërkesës
Departamenti i Energjisë po bën një përpjekje të konsiderueshme për të forcuar zinxhirin e furnizimit të baterive në SHBA, duke njoftuar deri në 3.5 miliardë......

Ligji europian për lëndët e para kritike - Nën presionin e lobit të industrisë së armëve
Legjislacioni europian për lëndët e para kritike është shpallur i domosdoshëm për tranzicionin ekologjik të ekonomisë komunitare. Megjithatë, një numër OJQ......

Gjermania rrit pagën minimale, 12.82 euro/ora - “Gropë” prej 60 miliardë euro në buxhetin e vendit
Qeveria gjermane zyrtarizoi vendimin për rritjen e pagës minimale të garantuar me ligj me 82 cent, në 12.82 euro në orë. Pjesa e parë e rritjes, në 12.41 euro,......

Bankat e Eurozonës, miliona euro humbje nga IT - Kontraktimet e dobëta dhe ekspozimi ndaj rreziqeve kibernetike
Bankat e Eurozonës po humbasin miliona euro për shkak të kontraktuesve të teknologjisë që i zhgënjejnë ato. Banka Qendrore Europiane konfirmoi lajmin duke......

Përfundimi i rrugës së Arbrit/ Shkurtohet me 3 km rruga Peshkopi – Maqellarë, që e lidh me qendrën e qarkut
Rruga Peshkopi - Maqellarë, që lidh gjurmën e Rrugës së Arbrit me qendrën e qarkut Dibër, do të shkurtohet me 3 km, duke reduktuar distancën me kryeqytetin, si......