Euro “merr në qafe” edhe valutat e tjera - Trajektore të njëjta rënëse në Shqipëri edhe Dollari, Paundi dhe Franga zvicerane
Te gjitha valutat kryesore po shfaqin në Shqipëri të njëjtin ecuri nënçmuese të monedhës së përbashkët evropiane. Dollari amerikan shënoi vlerën më të ulët mesatare në muajin korrik, prej 93.4 lekësh, për t’u rritur në 100.0 lekë në muajin shtator.
Në tre javët e para të tetorit, kursi ndaj dollarit është shfaqur i qëndrueshëm, me një mesatare prej 100.3 lekësh. Mbiçmimi i lekut ndaj dollarit amerikan në këto tre javë ka rënë në 15.9%, nga 19.0% që ishte në korrik. Tendenca vijon e njëjtë edhe për gjysmën e parë të nëntorit.
Në mes të muajit, kursi mesatar i këmimit të monedhës së përbashkët evropiane ka rënë nën kuotën e 104 lekëvë. Ndërkohë që dollari amerikan gjendet në mes të nëntorit në nivelin 95.82 lekë, në rënie të forta nga javët e para të teorit, kur qëndronte në vlerën mesatare prej 100.3 lekësh.
Trajektoret janë thuajse identike për Paundin Britanik, Jenin Japonez, Frangën Zvicerane, dollarin kanadez, apo atë australian. Shkak i këtyre trajektoreve thuajse identike është fakti që valutat e tjera në shqipëri kuotohen duke pasur si referencë monedhën e përbashkët evropiane.
Megjithatë, në terma të përgjithshëm, kursi i këmbimit të lekut ndaj euros është shfaqur i qëndrueshëm dhe tregu valutor i stabilizuar. Luhatshmëria dhe pasiguria e shtuar që karakterizuan muajin korrik janë reduktuar dhe kursi i këmbimit kundrejt euros është luhatur në një interval gjithnjë e më të ngushtë gjatë periudhës gusht - tetor. Leku vijon të jetë i mbiçmuar në terma vjetorë, por raportet e kërkesës dhe ofertës shfaqen të stabilizuara pranë niveleve aktuale të kursit.
Prej muajit gusht, presionet mbiçmuese mbi monedhën vendase janë lehtësuar. Mbiçmimi i shpejtë i lekut gjatë muajit korrik u shoqërua edhe me rritje të luhatshmërisë dhe spread-eve të kuotimit përtej vlerave normale. Megjithatë, forcimi i tij në atë periudhë mbarti edhe devijime afatshkurtra, të nxitura nga faktorë psikologjikë, të cilat u evidentuan veçanërisht në gjysmën e dytë të muajit korrik.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Dollari amerikan vijon rënien e tij edhe këtë mëngjes duke humbur sërish pikë në raport me dje teksa është blerë sot me 95.6 lekë dhe është shitur me 96.6 lekë......

SHBA, edhe 3.5 miliardë USD për industrinë e baterive - Departamenti i Energjisë synon nxitjen e sektorit përballë rritjes së kërkesës
Departamenti i Energjisë po bën një përpjekje të konsiderueshme për të forcuar zinxhirin e furnizimit të baterive në SHBA, duke njoftuar deri në 3.5 miliardë......

Ligji europian për lëndët e para kritike - Nën presionin e lobit të industrisë së armëve
Legjislacioni europian për lëndët e para kritike është shpallur i domosdoshëm për tranzicionin ekologjik të ekonomisë komunitare. Megjithatë, një numër OJQ......

Gjermania rrit pagën minimale, 12.82 euro/ora - “Gropë” prej 60 miliardë euro në buxhetin e vendit
Qeveria gjermane zyrtarizoi vendimin për rritjen e pagës minimale të garantuar me ligj me 82 cent, në 12.82 euro në orë. Pjesa e parë e rritjes, në 12.41 euro,......

Bankat e Eurozonës, miliona euro humbje nga IT - Kontraktimet e dobëta dhe ekspozimi ndaj rreziqeve kibernetike
Bankat e Eurozonës po humbasin miliona euro për shkak të kontraktuesve të teknologjisë që i zhgënjejnë ato. Banka Qendrore Europiane konfirmoi lajmin duke......

Përfundimi i rrugës së Arbrit/ Shkurtohet me 3 km rruga Peshkopi – Maqellarë, që e lidh me qendrën e qarkut
Rruga Peshkopi - Maqellarë, që lidh gjurmën e Rrugës së Arbrit me qendrën e qarkut Dibër, do të shkurtohet me 3 km, duke reduktuar distancën me kryeqytetin, si......

“Rritja ekonomike e Shqipërisë do ngadalësohet”. KE: Shkak konsumi i ulët, nga çmimet e larta dhe efektet e kursit të këmbimit në eksporte
Rritja ekonomike e Shqipërisë pritet të ngadalësohet në vitin 2023 dhe 2024, në raport me vitin 2022 për shkak të ngadalësimit të konsumit privat, si pasojë e......

Qeveria shqiptare miraton marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Sipas procedurës ligjore, drafti është gati për ratifikim në Parlament
Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen me Italinë për pritjen e emigrantëve. Vetëm 10 ditë pas vendosje së firmave në Romë, marrëveshja për ngritjen e qendrës......