Qeveria shqiptare miraton marrëveshjen e emigrantëve me Italinë. Sipas procedurës ligjore, drafti është gati për ratifikim në Parlament

Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen me Italinë për pritjen e emigrantëve. Vetëm 10 ditë pas vendosje së firmave në Romë, marrëveshja për ngritjen e qendrës pritëse për azilkërkuesit nga Afrika në zonën e Gjadrit është gati për ti kaluar Parlamentit për shqyrtim dhe ratifikim. Pas nënshkrimit Kryeministri Rama deklaroi se kjo është e para dhe e vetmja marrëveshje e kësaj natyre me një shtet të BE-së, duke lënë të kuptohet se nuk do pranohen kërkesat nga vende të tjera. Sipas kreut të qeverisë marrëveshja shlyen borxhin që Shqipëria i ka Italisë e cila ka mirëpritur dhe integruar me mijëra emigrantë shqiptarë.
Ndërkohë opozita e ka kundërshtuar marrëveshjen mes Kryeministrit Rama dhe homologes Meloni dhe e ka cilësuar atë si në kundërshtim me Kushtetutën dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
Marrëveshja mes dy vendeve do të jetë në fuqi për 5 vite me të drejtë rinovimi. Ajo parashikon që gjatë kësaj periudhe emigrantët që do të transportohen nga Italia fillimisht do të regjistrohen në Portin e Shëngjinit dhe më pas do të vendosen në qendrën e pritjes në Gjadër, e cila ka një kapacitet deri në 3 mijë vende. Sipas marrëveshjes shpenzimet për transportin dhe trajtimin e emigrantëve që vijnë kryesisht nga vendet afrikane, do ti mbulojë qeveria italiane.
Sondazh

“Air Albania”: Kemi financa të shëndetshme! Kompania reagon pas lajmeve të sekuestrimit: Po përgatitemi për sezonin e festave
Kompania ajrore “Air Albania” ka reaguar pas lajmeve se është vënë nën sekuestro për shkak të borxheve të papaguara. Përmes një postimi në rrjetet sociale,......

'Tinder për punë: Brukseli zbulon planin për të përshtatur emigrantët me vendet e punës në BE!
I përshkruar nga shefja e punëve të brendshme të BE-së, Ylva Johansson si "Tinder për punë", i ashtuquajturi grupi i talenteve të BE-së do të lidhte......

Pse Danimarka po ngarkohet të bllokojë cisternat ruse të naftës?
Misioni i Kopenhagës do të mbështetet nga ligje që lejojnë shtetet të inspektojnë anijet e dyshuara se paraqesin një kërcënim mjedisor. Danimarka do të......

Festa e Librit në Tiranë, hapet Panairi i 26-të - Ngjarja mbarëkombëtare e kulturës pritet me shumë interes
Në Tiranë u hap panairi I librit për të 26-tin vit me radhë. Ngjarja kulturore më e madhe është pritur me mjaft interes nga lexuesit por edhe botuesit dhe......

Dollari realizon ditën më të keqe në një vit - Tregtohet në nivelin më të ulët në 2 muaj, ndikon ngadalësimi i inflacionit
Dollari amerikan është rimëkëmbur lehtë në sesionin e sotëm, ndërsa të martën realizoi humbjet më të mëdha ditore në thuajse një vit, pasi inflacioni në SHBA......

Bitcoin ngjitet sërish në 36,000 USD - Rikuperon pjesërish humbjet, investitorët optimistë për të ardhmen
Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e së mërkurës, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Në këtë mënyrë, bitcoin është ngjitur......

Brukseli ul përsëri parashikimin e rritjes së BE-së në vetëm 0.6% këtë vit!
Institucioni i BE-së rishikoi pritshmëritë e tij për rritjen e PBB-së për vitin 2023 në 0.6% si në bllokun 27-anëtarësh ashtu edhe në eurozonë, 0.2 pikë më pak......

Nafta ndal ecurinë pozitive 3-ditore - Humbjet kufizohen nga dobësimi i dollarit dhe tensionet në Lindjen e Mesme
Nafta po qëndron në rënie të lehtë gjatë sesionit europian, duke i dhënë fund tre ditëve me radhë në rritje. Megjithatë, humbjet po kufizohen nga dobësimi i......