Bitcoin ngjitet sërish në 36,000 USD - Rikuperon pjesërish humbjet, investitorët optimistë për të ardhmen

Tregu i kriptomonedhave i është rikthyer fitimeve në sesionin e së mërkurës, pas humbjeve të realizuara një ditë më parë. Në këtë mënyrë, bitcoin është ngjitur sërish pranë nivelit të 36 mijë dollarëve. Analistët shprehen se tregu po përpiqet të gjejë një stabilitet, ndërsa muajin e kaluar bitcoin fitoi 37% të vlerës.
Kjo rritje e dukshme e çmimit ka rikthyer interesin dhe motivimin e investitorëve në hapësirën e kriptove, pas një periudhe në stanjacion. Gjithashtu, analistët dhe ekspertët e tregut janë optimistë për perspektivën e kriptove edhe për dy muajt e mbetur të vitit. Kjo ndjenjë e ripërtërirë rritëse pason një rikuperim të fuqishëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit, periudhë gjatë së cilës bitcoin është rritur me 124%. Sipas analistëve ka pasur disa faktorë kyç, që kanë ndikuar në këtë rritje. Së pari është pauza ne rritjen e interesave nga Rezerva Federale.
Në dy takimet e fundit, banka qendrore amerikane e ka mbajtur të pandryshuar në intervalin nga 5.25%-5.5%, normën bazë të interesit, vendim që ka pasur një ndikim të rëndësishëm në rritjen e kriptomonedhave.
Një shtytës tjetër i rëndësishëm i optimizmit të investitorëve është pritshmëria që Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbime në SHBA të miratojë fondet e tregtuara në shkëmbim në bitcoin (ETF). Miratimi i një ETF-je të tillë do të ishte një moment historik për tregun e kriptomonedhave, pasi do t'u siguronte investitorëve tradicionalë një rrugë të rregulluar për të investuar në bitcoin dhe në kriptovaluta të tjera, përmes tregjeve të rregullta të aksioneve.
SCAN
Sondazh

Brukseli ul përsëri parashikimin e rritjes së BE-së në vetëm 0.6% këtë vit!
Institucioni i BE-së rishikoi pritshmëritë e tij për rritjen e PBB-së për vitin 2023 në 0.6% si në bllokun 27-anëtarësh ashtu edhe në eurozonë, 0.2 pikë më pak......

Nafta ndal ecurinë pozitive 3-ditore - Humbjet kufizohen nga dobësimi i dollarit dhe tensionet në Lindjen e Mesme
Nafta po qëndron në rënie të lehtë gjatë sesionit europian, duke i dhënë fund tre ditëve me radhë në rritje. Megjithatë, humbjet po kufizohen nga dobësimi i......

Dobësimi i dollarit rrit metalet e çmuara - FED mund të nisë uljen e interesave në maj të 2024
Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan dhe i yield-eve të obligacioneve të Thesarit, për shkak se......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - Optimizëm për bisedimet SHBA-Kinë mbi tregtinë
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e një dite më parë, për shkak se të dhënat e publikuara në SHBA dhe në Kinë.......

Çfarë do të presin nga “Web Summit 2023”? - Mbi 70,000 pjesëmarrës diskutojnë AI, “startup”-et dhe zhvillimin
Dhjetëra mijëra njerëz kanë zbritur në Lisbonë të martën më 14 nëntor, për të marrë pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në Evropë, Web Summit.......

Pse po shembet industria e ndërtimit të shtëpive në Gjermani?
Sektori i ndërtimit të banesave në Gjermani ka marrë një goditje kohët e fundit, me porositë e reja që janë dukshëm më të ngadalta dhe porositë ekzistuese janë......

OKB paralajmëron: Bota po humbet 1 milion km² tokë produktive në vit nga stuhitë e rërës dhe pluhurit!
Bota po humbet 1 milion kilometra katrorë tokë produktive në vit nga stuhitë e rërës dhe pluhurit, ka paralajmëruar sot organi i OKB-së i ngarkuar për luftimin......

Çfarë mund të nënkuptojnë për Europën inflacioni dhe normat e papunësisë në Francë?!
Norma e inflacionit të Francës po ndjek një trajektore të ngjashme rënëse me atë të Europës, me një rënie të vazhdueshme gjatë gjithë vitit 2023. Zyra franceze......