Bota Postuar më 15 Nëntor 2023, 18:09

Dobësimi i dollarit rrit metalet e çmuara - FED mund të nisë uljen e interesave në maj të 2024

Nga SCAN TV
Dobësimi i dollarit rrit metalet e çmuara - FED mund të

Ari po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga dobësimi i dollarit amerikan dhe i yield-eve të obligacioneve të Thesarit, për shkak se inflacioni u ngadalësua më shumë se parashikimet e analistëve. Të dhënat kanë shtuar pritshmëritë se Rezerva Federale mund t’i ketë dhënë fund ciklit të shtrëngimit të politikës monetare. Kontrata “spot” e arit po qëndron në rreth 1975 dollarë për onz, ndërsa në sesionin e kaluar u rrit me rreth 1%.

Kontrata “futures” po tregtohet në rreth 1980 dollarë për onz. Analistët shprehen se sesionin e djeshëm u krijua skenari perfekt për arin, për shkak të një rënie të mprehtë të dollarit dhe të yield-eve të obligacioneve. Gjithashtu, tregu duket se është në procesin e faktorizimit të rrezikut se lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të zgjerohet edhe në vende të tjera.

Ngadalësimi i inflacionit të SHBA bëri që indeksi i dollari amerikan të bjerë në nivelin më të ulët në më shumë se 2 muaj, përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare, duke e bërë arin më të lirë për zotëruesit e monedhave të tjera.

Pas publikimi të të dhënave mbi inflacionin të martën, analistët vlerësojnë 65% mundësi që Rezerva Federale të ulë normën bazë të interesit në maj të vitit të ardhshëm. Të hënën ky probabilitet qëndronte në 34%. Normat më të ulëta të interesit në SHBA rrisin kërkesën e investitorëve për metalin e çmuar.

Tashmë, tregjet po presin të dhënat mbi shitjet me pakicë dhe indeksin e çmimeve të prodhimit në SHBA, që do të japin më shumë qartësi mbi perspektivën e normave të interesit. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 23.5 dollarë për onz, ndërsa platini po tregtohet në rreth 890 dollarë për onz.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat