Çfarë do të presin nga “Web Summit 2023”? - Mbi 70,000 pjesëmarrës diskutojnë AI, “startup”-et dhe zhvillimin

Dhjetëra mijëra njerëz kanë zbritur në Lisbonë të martën më 14 nëntor, për të marrë pjesë në konferencën më të madhe të teknologjisë në Evropë, Web Summit. Eventi është cilësuar si një përpjekje për të rikythyer kompaninë në këmbë, pas dorëheqjes së shefit ekzekutiv të saj, në lidhje me komentet që ai bëri për konfliktin Izrael-Hamas.
Paddy Cosgrave, i cili e ka themeluar Web Summit, mori kritika të shumta a për një postim në mediat sociale në lidhje me sulmet ajrore vdekjeprurëse të Izraelit në Rripin e Gazës, si hakmarrje për sulmin e grupit militant palestinez Hamas më 7 tetor, duke thënë se “krimet e luftës janë krime lufte edhe kur kryhen nga aleatët”. Disa kompani lider të teknologjisë, përkatësisht Google, Meta dhe Siemens, si dhe folës të ndryshëm thanë se nuk do të merrnin pjesë në event, në përgjigje të postimit të Cosgrave. Por, ai dha dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i Web Summit muajin e kaluar, duke thënë se komentet e tij personale mbi konfliktin ishin bërë një shpërqendrim nga Web Summit 2023 në Lisbonë, që zhvillohet nga data 13-16 nëntor. Web Summit emëroi ish-kreun e Fondacionit Wikimedia, Katherine Maher si shefe ekzekutive dhe për të ky është eventi i parë madhor.
“Unë besoj në misionin e Web Summit për të ndërlidhur njerëzit dhe idetë që ndryshojnë botën. Në një të tashme ku teknologjia është e ndërthurur në çdo aspekt të jetës sonë dhe në një të ardhme ku ajo përfaqëson shpresën tonë më të madhe dhe përçarësen tonë më të madh” tha Maher pas emërimit.
Shumica e të pranishmëve me të cilët foli Reuters thanë se polemika nuk do të kishte ndikim në përvojën e tyre dhe vlerësuan CEO-n e ri për trajtimin direkt të çështjes. Ky event tërheq rreth 70,000 pjesëmarrës çdo vit, nga 153 vende duke sjellë folës nga kompanitë globale të teknologjisë dhe startup-et, si dhe politikanë. Disa nga folësit e nivelit të lartë të këtij viti përfshijnë ish-shefen e ushtrisë dhe burimin e WikiLeaks, Chelsea Manning dhe presidentin e Alibaba.com, Kuo Zhang.
Pavarësisht se disa titanë të teknologjisë u tërhoqën nga eventi për shkak të komenteve të diskutueshme të ish-CEO-s, startup-et ishin në qendër të vëmendjes. Analistët mendojnë se eventi do të kthehet në ditët e lavdishme, kur Uber siguronte marrëveshje të mëdha investimesh.
Në eventin e këtij viti, marrin pjesë rreth 2600 startup-e që do të ekspozojnë idetë e tyre, por njëkohësisht është një shifër rekord për eventin kryesor të Web Summit në Lisbonë. Pothuajse një e treta e këtyre bizneseve janë themeluar nga gra dhe vajza nga më shumë se 85 vende të botës, duke përfshirë Trinidad Tobago, Lichtenstein, Peru dhe Gana. Gjithashtu, të pranishëm janë më shumë se 900 investitorë.
Web Summit po lançon përsëri iniciativën “Impact”, e cila do të bashkojë më shumë se 250 startup-e që po punojnë për të avancuar në lidhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.
Inteligjenca artificiale (AI) do të jetë një ndër temat kryesore të diskutimeve, pasi gjithmonë e më shumë biznese dhe ekspertë shprehin shqetësimet dhe optimizmin e tyre, në lidhje me mënyrën se si po zhvillohet kjo teknologji. Themeluesi i Wikipedia, Jimmy Wales, do të diskutojë pse ChatGPT nuk është kërcënim për Wikipedia, presidentja e Signal, Meredith Whittaker do të debatojë nëse AI është marrëveshja e vërtetë, ndërsa Kuo Zhang i Alibaba do të flasë për përdorimin e AI në shitje me pakicë në internet. Në eventin e këtij viti është ngritur edhe një skenë e quajtur “AI Academy”, e cila do të eksplorojë tendencat më të fundit.
Eventi në vetvete synon të bëhet më i qëndrueshëm, ndërsa skenat janë ndërtuar duke përdorur materiale të qëndrueshme dhe të riciklueshme. Për 70,000 pjesëmarrësit, për shembull, janë në dispozicioni 200,000 gota uji prej kartoni të riciklueshëm.
LIDION KULLA /SCAN
Sondazh

Pse po shembet industria e ndërtimit të shtëpive në Gjermani?
Sektori i ndërtimit të banesave në Gjermani ka marrë një goditje kohët e fundit, me porositë e reja që janë dukshëm më të ngadalta dhe porositë ekzistuese janë......

OKB paralajmëron: Bota po humbet 1 milion km² tokë produktive në vit nga stuhitë e rërës dhe pluhurit!
Bota po humbet 1 milion kilometra katrorë tokë produktive në vit nga stuhitë e rërës dhe pluhurit, ka paralajmëruar sot organi i OKB-së i ngarkuar për luftimin......

Çfarë mund të nënkuptojnë për Europën inflacioni dhe normat e papunësisë në Francë?!
Norma e inflacionit të Francës po ndjek një trajektore të ngjashme rënëse me atë të Europës, me një rënie të vazhdueshme gjatë gjithë vitit 2023. Zyra franceze......

Dita e fundit e Censit të Popullsisë dhe Banesave – Rezultatet e para do të publikohen në qershor 2024
Sot është dita e fundit të Censit të Popullsisë dhe Banesave, proces që nisi më 18 shtator. Në një dalje për mediat më 25 tetor, Drejtoresha e Përgjithshme......

Avancon hekurudha Durrës-Prishtinë - Shpallet fituesi për studimin e fizibilitetit, do të jetë gati pas 14 muajsh
Studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës – Prishtinë do të kushtojë 169 mln lekë, pa TVSH. Hekurudha Shqiptare ka shpallur konsorciumin e kompanive......

Kërkohet më shumë buxhet për mbrojtjen sociale - “Rimbursim për terapinë e fëmijëve me sindromën down, paketë për kancerin e gjirit”
Shoqatat që përfaqësojnë kategori të ndryshme sociale në vend kërkojnë nga qeveria rritjen e buxhetit për mbrojtjen sociale. Konkretisht kërkohet mbështetje......

FMN i jep “notë kaluese” Maqedonisë së Veriut - “Vendi vazhdon rimëkëmbjen drej rritjes ekonomike”
Në raportin e publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për situatën ekonomike të Maqedonisë së Veriut, thuhet se vendi vazhdon të rimëkëmbet nga kriza......

SMART ELEVING: PLATFORMA QË JU NDIHMON TË BËNI ZGJEDHJE FINANCIARE TË ZGJUARA!
Në një botë ku informacioni financiar është i shumtë dhe i ndërlikuar, si mund të dimë se çfarë të bëjmë me paratë tona? Si mund të kuptojmë gjëndjen tonë......