FMN i jep “notë kaluese” Maqedonisë së Veriut - “Vendi vazhdon rimëkëmbjen drej rritjes ekonomike”

Në raportin e publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për situatën ekonomike të Maqedonisë së Veriut, thuhet se vendi vazhdon të rimëkëmbet nga kriza energjetike europiane e vitit të kaluar. Pas rritjes së fortë ekonomike në gjysmën e parë të 2023, stafi i FMN-së parashikon që ekonomia të zgjerohet me 2.3 % këtë vit dhe me 3 % vitin e ardhshëm. Në veçanti, kërkesa e brendshme parashikohet të përshpejtohet deri në vitin 2024, e mbështetur nga rritja e investimeve.
Për të mbështetur konsolidimin fiskal, FMN bëri apel që Maqedonia e Veriut të ruajë në nivele të përmbajtura shpenzimet aktuale. Në veçanti, qeveria dhe sindikatat kanë një rol kyç për të luajtur në avancimin e politikave të kujdesshme dhe mbajtjen e shpenzimeve në nivele të qëndrueshme përpara zgjedhjeve.
Gjithashtu, këshillohet reduktimi i mëtejshëm i subvencioneve të energjisë. Përderisa rritja e tarifave të energjisë elektrike ka ndikuar në buxhetet e familjeve, tarifat e energjisë elektrike mbeten shumë të subvencionuara në Maqedoninë e Veriut, ato nuk janë të shënjestruara sa duhet dhe heqin burimet nga shpenzimet e tjera prioritare, si infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi.
Ndërsa për të rritur mobilizimin e të ardhurave tatimore, qeveria ka miratuar reforma të politikës tatimore që synojnë zgjerimin e bazës tatimore për tatimin mbi të ardhurat personale dhe të korporatave, uljen e përjashtimit nga TVSH-ja dhe rritjen e akcizave. Përtej reduktimit të deficitit, nevojiten disa reforma strukturore fiskale.
Në raportin e FMN – së thuhet se inflacioni është në rënie falë shtrëngimit të politikës monetare dhe normalizimit të çmimeve globale të energjisë dhe ushqimeve. Megjithatë, rreziqet rritëse ndaj inflacionit mbeten dhe banka qendrore duhet të jetë e gatshme të shtrëngojë më tej politikën monetare nëse këto rreziqe materializohen. Megjithatë, rritja e lartë e pagave nominale prej rreth 15 %, nëse ruhet si e tillë, krijon rreziqe që inflacioni të ripërshpejtohet.
Maqedonia e Veriut ka arritur stabilitet makroekonomik, por tani duhet të zynojë një rritje më të lartë. Të ardhurat për frymë të Maqedonisë së Veriut ishin 27% ndaj nivelit të BE-së në vitin 2000, 38% në vitin 2010 dhe pak më poshtë se 40% aktualisht.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

SMART ELEVING: PLATFORMA QË JU NDIHMON TË BËNI ZGJEDHJE FINANCIARE TË ZGJUARA!
Në një botë ku informacioni financiar është i shumtë dhe i ndërlikuar, si mund të dimë se çfarë të bëjmë me paratë tona? Si mund të kuptojmë gjëndjen tonë......

Vendimi i Kushtetueses, Çfarë ndodh tani me kompensimin e pronarëve? Kreu i ATP, Geraldo Durdaj shpjegon se si do të vijohet me procesin
Me datën 8 nëntor Gjykata Kushtetuese pezulloi zbatimin e ligjit për trajtimin e pronës. Por cili është impakti i këtij vendimi në procesin e trajtimit të......

Raundi i ri i sanksioneve të BE-së kundër Rusisë synon importet e diamanteve!
Propozimi, i cili është nënshkruar edhe nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell, u shpërnda të martën në mbrëmje pas disa javësh konsultimesh prapa skenave me......

Emigrantët, deklarim të adresës për çdo banesë në pronësi - Projektligji/ Nëse kundërshtojnë, nuk marrin shërbime online të gjendjes civile
Ministria e Brendshme ka hartuar dhe hedhur për konsultim publik një projektligj, që sjell ndryshime në gjendjen civile, me fokus emigrantët, të cilët janë me......

Ku i bënë pushimet shqiptarët? - Analiza/ Nga destinacioni i preferuar, deri tek vendi i origjinës së vizitorëve
Turzmi ka përjetuar ditët e tij më të mira gjatë këtyre dy viteve. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT bëjnë më dije se në vitin 2022 janë kryer......

Lëndët e para, gjithnjë e më të rralla - A do të kushtojnë më shumë automjetet elektrike dhe panelet diellore?
Pas vendimit për të kufizuar eksportin e galiumit, germaniumit dhe grafitit, Pekini tashmë forcon kontrollet mbi eksportin e mineraleve të rralla. Për herë të......

Arabia Saudite po ndërton një vendpushim skish në shkretëtirë! (FOTOT)
Resorti i skive, Trojena, do të jetë i disponueshëm për skiatorët për tre muaj çdo vit, ndërsa pjesën tjetër të kohës turistët do të mund të bëjnë sporte ujore......

Efektet e para pas rritjes së normës bazë të interesit - Yieldi i bonove 12-mujore, arrin në 3,31%. Më i larti që nga muaji qershor
Rreth dy javë pasi Banka e Shqipërisë rriti normën bazë të interesit në 3,25%, janë ndjerë efektet e para në tregun financiar të vendit. Në ankandin e......