Bota Postuar më 15 Nëntor 2023, 10:40

Lëndët e para, gjithnjë e më të rralla - A do të kushtojnë më shumë automjetet elektrike dhe panelet diellore?

Nga SCAN TV
Lëndët e para, gjithnjë e më të rralla - A do të

Pas vendimit për të kufizuar eksportin e galiumit, germaniumit dhe grafitit, Pekini tashmë forcon kontrollet mbi eksportin e mineraleve të rralla. Për herë të parë, gjigandi aziatik do t'u kërkojë tregtarëve të japin detaje mbi importet dhe dërgesat e metaleve të çmuara. Importuesve të naftës bruto, mineral hekuri, koncentrat mineral bakri dhe plehrat potasike iu kërkua gjithashtu të raportonin porositë dhe dërgesat. Nga të gjithë elementët, mineralet e rralla janë i vetmi material strategjik që duhet të përfshihet në listën e eksporteve.

Sipas rregulloreve të reja, tregtarët duhet të dorëzojnë një dokument që tregon vendin e origjinës, datën e nënshkrimit të kontratës, sasinë e materialeve, si dhe detajet e destinacionit përfundimtar. Masa u njoftua nga Ministria Kineze e Tregtisë 7 nëntorin e kaluar, pasi hyri në fuqi më 31 tetor: masa do të zgjasë dy vjet nga tetori 2023 deri në tetor 2025. Arsyet pse Pekini ka vendosur të konstatojë se sa minerale të rralla mund të largohen nga kufijtë e Republikës Popullore dhe cili është destinacioni i tyre përfundimtar lidhen vetëm me një qëllim. Sipas analistëve kjo është një tjetër armë diplomatike që Kina dëshiron të përdorë, mbi të gjitha në dëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Sigurisht që ka dhe një aspekt kombëtar. Prej disa vitesh, Pekini ka miratuar kontrolle më të mëdha në industrinë e materialeve strategjike për t'iu përgjigjur mbi të gjitha nevojave mjedisore dhe të efikasitetit të brendshëm. Në fakt, komponentët e teknologjive të përdorura gjerësisht prodhohen duke filluar nga lëndët e para kritike dhe kërkesa e tyre mund të rritet në të ardhmen. Në fakt, bëhet fjalë për bateritë e litium-jonit, turbinat e erës, panelet fotovoltaike, pompat e nxehtësisë, kabllot e transmetimit të të dhënave, telefonat inteligjentë, tabletët dhe kompjuterët.

Në fakt, parashikimet e tregut për vitet e ardhshme flasin për një rritje të ndjeshme të kërkesës për lëndë të para të caktuara, të cilat mund të shkaktojnë ndërprerje serioze në zinxhirët e furnizimit, me efekte të qarta në çmimin përfundimtar të mallrave të prekur, nga makinat tek teknologjitë, mbi të cilat gjiganti aziatik po investon shumë. Aktualisht, Kina përbën 63% të minierave globale të mineraleve të rralla, 85% të përpunimit dhe 92% të prodhimit global.

Kina mund të vendosë lehtësisht të kufizojë aksesin në mineralet e rralla për të sulmuar rivalët e saj gjeopolitikë, me pasoja katastrofike për të gjithë botën. Rreziku i mbështetjes në Pekin për këto komponentë është i pamundur të injorohet. Kërkesa në rritje për disa lëndë të para në Bashkimin Europian i ka bërë këto materiale “kritike”, për shkak të disponueshmërisë së tyre të ulët dhe rëndësisë strategjike. Sipas parashikimeve të Komisionit Europian, kërkesa do të rritet pesë deri në gjashtë herë deri në vitin 2030. Problemi është se kontinenti është kryesisht i varur nga furnizimet jo të BE-së: për shembull, Turqia siguron 98% të furnizimeve me borat ndërsa Afrika e Jugut furnizon 71 % të platinit.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat