Emergjencat, ministri Demo: Bashkitë do të kenë më shumë fleksibilitet financiar

Në kuadër të masave paraprake për menaxhimin e emergjencave civile gjatë sezonit të dimrit, Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, mori pjesë në takimin e përbashkët me Ministren e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, prefektët e 12 qarqeve dhe drejtues të strukturave kryesore të reagimit në terren.
Takimi vjen pas situatave me reshje intensive dhe përmbytje të lokalizuara, ku falë reagimit të shpejtë të strukturave vendore, dëmet u minimizuan. Ministri Demo theksoi se faza e ardhshme kërkon jo vetëm koordinim, por edhe forcim real të kapaciteteve të bashkive, duke e konsideruar këtë thelbësore për menaxhimin efikas të emergjencave.
“Po u japim më shumë fleksibilitet financiar bashkive, që ato të kenë mundësinë të trajtojnë më mirë burimet njerëzore dhe të kryejnë ndërhyrjet e nevojshme në territor sa më shpejt dhe me sa më pak burokraci,” deklaroi Demo.
Ai vuri theksin edhe te reformat në proces, duke nënvizuar se qeveria po ndërmerr disa ndryshime ligjore për të rritur kontrollin mbi territorin dhe për të forcuar rolin e strukturave vendore në reagimin ndaj emergjencave.
“Po modernizojmë mënyrën e funksionimit të ligjit të prefektit, policisë bashkiake dhe inspektoriateve të territorit (IMT). Këto reforma do të sigurojnë jo vetëm më shumë përgjegjësi, por edhe më shumë efikasitet dhe llogaridhënie,” u shpreh ministri.
Ministri Demo e mbylli duke theksuar se forcimi i pushtetit vendor dhe profesionalizimi i mëtejshëm i strukturave në terren është rruga e vetme për të garantuar reagim efektiv dhe mbrojtje të qytetarëve në çdo situatë emergjente.
JET Bank subjekti më i ri në tregun financiar, Banka e Shqipërisë jep miratimin
Tregut bankar shqiptar i shtohet një operator i ri plotësisht digjital. “Në mbledhjen e datës 3 dhjetor 2025, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori......
Milot-Balldre, punimet nisin vitin që vjen? - Gara koncesionare, zv.ministrja: Po shqyrtojmë ofertat për kontratën 365 mln euro
“Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldre parashikohet në nisin në mes të vitit të ardhshëm”. Zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë......
Përmbyllet projekti “ProTax Albania”/ Malaj: Reforma e taksës së pasurisë, kyçe për një sistem modern sipas standardeve europiane
Ministri i Financave, z. Petrit Malaj, mori pjesë sot në eventin e mbylljes së projektit “ProTax Albania”. Të pranishëm në këtë event ishin dhe Ministri i......
Propozime të reja për kompensimin e TVSH në bujqësi - Deputetët: Lë jashtë një kategori të gjerë fermerësh
Skema e propozuar nga qeveria për kompensimin e fermerëve me 10 % ka ngjallur diskutime në Komisionin e Ekonomisë, për shkak se konsiderohet e pa plotë dhe......
Sigurimi i makinave, rritje rekord të të ardhurave - AMF: Kompanitë arkëtuan 13.9 mld lekë, rreth 13% më shumë se vitin e kaluar
Të ardhurat e kompanive të sigurimit nga paratë që japin shqiptarët për sigurimin e makinës arritën në 13.9 miliardë lekë në fund të dhjetëmujorit. Të dhënat......
Ibrahimaj në Panelin e Nivelit të Lartë “Java e CEFTA 2025” - Shqipëria merr Presidencën e radhës së CEFTA në vitin 2026
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Panelin e Nivelit të Lartë të organizuar në kuadër të Javës së CEFTA 2025, në......
“Ligj i ri për financimin e partive, të miratohet brenda dhjetorit” - Celibashi dhe Gonzato: Reforma Zgjedhore, të sigurojë transparencë
Financimi i partive politike ka qenë në fokus të një tryezë diskutimi midis Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, IDEA dhe Qendrës për Sundimin e Ligjit në......
Kreu i OKB propozon reduktim buxheti - 577 mln USD më pak për vitin e ardhshëm, 20% e stafit do të shkurtohen
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, propozoi zyrtarisht uljen e buxhetit bazë të OKB-së për vitin e ardhshëm me 577 milionë......





