“Monedhat digjitale mund të zëvendësojnë paratë” - Sipas FMN, Bankat Qendrore nuk do të kthehen prapa në kohë

Monedhat digjitale të bankës qendrore kanë potencialin për të zëvendësuar paratë cash, por përshtatja mund të marrë kohë. Deklarata u bë nga drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Ajo theksoi se këto monedha mund të zëvendësojnë paratë, të cilat janë të kushtueshme për t'u shpërndarë në ekonomitë e ishujve. Sipas saj ato mund të ofrojnë elasticitet në ekonomitë më të përparuara dhe mund të përmirësojnë përfshirjen financiare atje ku pak njerëz kanë llogari bankare.
Monedhat digjitale të bankave qendrore fuqizohen nga teknologjia blockchain, duke lejuar këto banka të kanalizojnë pagesat e qeverisë drejtpërdrejt te familjet. Kreu i FMN – së shtoi se këto monedha do të ofronin një alternativë të sigurt dhe me kosto të ulët. Ato gjithashtu do të ofronin një urë për të shkuar midis parave private dhe një matës për të matur vlerën e tyre, ashtu si paratë cash sot që mund t'i tërheqim nga bankat tona.
FMN ka thënë se më shumë se 100 vende po eksplorojnë monedhat digjitale të bankave qendrore - ose afërsisht 60% e vendeve në botë. Sipas një raporti të fundit niveli i interesit global për këto monedha është i paprecedentë. Disa banka qendrore kanë nisur tashmë projektet pilot ose kanë prezantuar monedhën e tyre.
Sipas një sondazhi të vitit 2022 të kryer nga Banka për Shlyerjet Ndërkombëtare, nga 86 bankat qendrore të anketuara, 93% thanë se po eksploronin këto monedha, ndërsa 58% thanë se do të hidhnin në përdorim një sasi të kufizuar të tyre për një kohë të shkurtër ose afatmesëm. Por që nga qershori, vetëm 11 vende kanë miratuar monedhat digjitale, me 53 të tjera në faza të avancuara të planifikimit dhe 46 që ende po eksplorojnë, sipas të dhënave nga Këshilli Atlantik.
Duke iu referuar një fjalimi të vitit 2018 nga paraardhësja e saj Christine Lagarde, kur ish-kreui i FMN-së inkurajoi politikëbërësit të ndiqnin ‘erërat e ndryshimit’ dhe të eksploronin përdorimin e monedhave digjitale të bankave qendrore, Georgieva tha se pesë vjet më vonë, ajo ishte gati të ofronte një përditësim mbi atë udhëtim.” Gjatë ditës, fondi lançoi një manual për këto monedha si një udhëzues referimi për politikëbërësit në mbarë botën. Georgieva tha se shumë vende po analizojnë përdorimin e tyre dhe po zhvillojnë rregullore për të udhëhequr zhvillimet e parave digjitale.
Dorina Kurtaj / SCAN

Projekti i ri/ Internet falas në Astir, Kombinat e Kinostudio! 15 zonat e reja ku do të ofrohet shërbimi wi-Fi falas
Bashkia e Tiranës do të zgjerojë zonat e ofrimit të shërnimit të internetit falas në hapësirat publike. Aktualisht ky shërbim ofrohet falas në 13 zona të......

Greqia, me ligj të ri kundër evazionit fiskal - Paketa e masave publikohet për konsultim publik
Projektligji “Masat për kufizimin e evazionit fiskal” i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Greqisë është hedhur në konsultim publik. Një prej ndërhyrjeve......

BE: Hendeku gjinor i pagave ende në 13% - Femrat europiane paguhen më pak se meshkujt për të njëjtën punë
Femrat në Europë paguhen ende më pak se meshkuj që bëjnë të njëjtën punë. Sipas komisionit të Bashkimit Europian hendeku gjinor i pagave ka mbetur në nivelin e......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor – A vijon edhe sot rënie e monedha kryesore përballë lekut?
Dollari amerikan është blerë sot me 95.7 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......

Projekt i ri 14.6 mln euro për ekonominë qarkulluese në Shqipëri
Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) prezantuan projektin e ri "BE për Ekonominë Qarkulluese dhe......

Si ndryshimet kaotike të motit po godasin kudo nga Afrika në Europë!
Ekstremet e motit të Italisë pasqyrojnë klimën e Etiopisë, zbulon hulumtimi. Miliona njerëz në mbarë botën kanë përjetuar një 'ndryshim të rrezikut klimatik'......

Danimarka do të kufizojë shitjen e alkoolit dhe nikotinës për të rinjtë nën 18 vjeç!
Një studim i vitit 2019 vlerësoi se 40% e të rinjve danezë të moshës 15-16 vjeç kishin qenë të dehur në 30 ditët e mëparshme, përqindja më e lartë në Europë,......

BQE kërcënon me gjoba bankat që nuk integrojnë rrezikun e klimës!
Banka Qendrore Europiane do të vendosë gjoba financiare për bankat që kërkojnë shumë kohë për të trajtuar rreziqet e ndryshimeve klimatike në biznesin e tyre,......