Greqia, me ligj të ri kundër evazionit fiskal - Paketa e masave publikohet për konsultim publik

Projektligji “Masat për kufizimin e evazionit fiskal” i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave të Greqisë është hedhur në konsultim publik. Një prej ndërhyrjeve të parashikuara është dhe ndalimi i përdorimit të parave cash në shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme.
Ministri grek i Ekonomisë Kostis Hatzidakis tha se ky projektligj është një përpjekje serioze reformuese për të shmangur evazionin fiskal. Qeveria ndërhyn në nivele të ndryshme për të patur rezultate të prekshme për këtë problem të madh, duke filluar nga zgjerimi i transaksioneve elektronike, kufizimi përdorimi i parave të gatshme, masa të rrepta për të luftuar kontrabandën, modernizimi i kuadrit për qiratë afatshkurtra, një mënyrë më e drejtë e taksimit të profesionistëve të lirë, në mënyrë që punonjësit dhe pensionistët të mos ndihen të viktimizuar nga politika tatimore. Me të gjitha këto iniciativa, sipas tij do të mund të reduktohet evazioni fiskal dhe të mbështetet politika sociale e vendit në përputhje me rrethanat, duke filluar nga shëndetësia dhe arsimi.
Ai theksoi se projektligji është vënë në diskutim në pritje të vëzhgimeve, komenteve, kundërshtimeve, kundërpropozimeve.
Një pikë tjetër e rëndësishme e këtij projektligji është edhe zgjerimi i teknikave të kontrollit indirekt për përcaktimin e të ardhurave. Këto teknika bazohen në evidenca të tilla si depozitat bankare, shpenzimet në para, likuiditeti i tatimpaguesit etj. Dispozita parashikon që teknikat indirekte do të përdoren edhe në tre raste të tjera si për shembull kur deklarohet një humbje për të paktën tre vite radhazi dhe nuk shfaqet mënyra e financimit të biznesit me të cilin mbulohen detyrimet e tij; kur ka një mospërputhje të konsiderueshme midis blerjeve, shitjeve dhe inventarëve; kur norma e fitimit bruto që rezulton nga rezultatet e deklaruara është e ndryshme nga ajo që rezulton nga dokumentet e blerjes dhe shitjes.
Nga ana tjetër parashikohet një ulje më e madhe e taksave për kostot e rehabilitimit të ndërtesave. Shpenzimet për blerjen e mallrave dhe marrjen e shërbimeve që lidhen me përmirësimin energjetik, funksional dhe estetik të ndërtesave, të cilat nuk janë përfshirë, ose nuk do të përfshihen në një program të veçantë, reduktohen, shpërndahen në mënyrë të barabartë për një periudhë pesëvjeçare. Ulje do të ketë dhe për tatimin mbi të ardhurat e personave fizikë, me kufi maksimal të shpenzimeve totale 16 mijë euro.
Dorina Kurtaj / SCAN

BE: Hendeku gjinor i pagave ende në 13% - Femrat europiane paguhen më pak se meshkujt për të njëjtën punë
Femrat në Europë paguhen ende më pak se meshkuj që bëjnë të njëjtën punë. Sipas komisionit të Bashkimit Europian hendeku gjinor i pagave ka mbetur në nivelin e......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor – A vijon edhe sot rënie e monedha kryesore përballë lekut?
Dollari amerikan është blerë sot me 95.7 lekë dhe është shitur me 97.2 lekë në raport me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......

Projekt i ri 14.6 mln euro për ekonominë qarkulluese në Shqipëri
Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) prezantuan projektin e ri "BE për Ekonominë Qarkulluese dhe......

Si ndryshimet kaotike të motit po godasin kudo nga Afrika në Europë!
Ekstremet e motit të Italisë pasqyrojnë klimën e Etiopisë, zbulon hulumtimi. Miliona njerëz në mbarë botën kanë përjetuar një 'ndryshim të rrezikut klimatik'......

Danimarka do të kufizojë shitjen e alkoolit dhe nikotinës për të rinjtë nën 18 vjeç!
Një studim i vitit 2019 vlerësoi se 40% e të rinjve danezë të moshës 15-16 vjeç kishin qenë të dehur në 30 ditët e mëparshme, përqindja më e lartë në Europë,......

BQE kërcënon me gjoba bankat që nuk integrojnë rrezikun e klimës!
Banka Qendrore Europiane do të vendosë gjoba financiare për bankat që kërkojnë shumë kohë për të trajtuar rreziqet e ndryshimeve klimatike në biznesin e tyre,......

Kina planifikon të prodhojë robotë humanoidë në masë që mund të "ndryshojnë botën" brenda 2 viteve!
Kina ka zbuluar plane ambicioze për të prodhuar në masë robotë humanoidë, të cilët beson se do të jenë po aq “revolucionarë” sa ardhja e smartfonëve. Në një......

Komisioni parlamentar turk do të debatojë të enjten për anëtarësimin e Suedisë në NATO!
Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit turk do të debatojë të enjten një projekt-ligj që miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO, sipas axhendës zyrtare......