Komisioni parlamentar turk do të debatojë të enjten për anëtarësimin e Suedisë në NATO!

Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit turk do të debatojë të enjten një projekt-ligj që miraton anëtarësimin e Suedisë në NATO, sipas axhendës zyrtare të komisionit.
Presidenti Tajip Erdogan e paraqiti projektligjin në parlament për ratifikim tre javë më parë, në një lëvizje të mirëpritur nga NATO dhe Stokholmi. Turqia fillimisht kishte ngritur kundërshtime për shkak të asaj që tha se ishte strehimi i Suedisë ndaj grupeve që i konsideron terroriste.
Projektligji duhet të miratohet nga komisioni i punëve të jashtme të parlamentit përpara një votimi nga asambleja e përgjithshme e plotë. Erdogan më pas do ta nënshkruante atë në ligj.
Ndërsa tha se Ankaraja priste më shumë nga Suedia në luftimin e militantëve kurdë, Erdogan tha këtë muaj se do të përpiqej të lehtësonte ratifikimin sa më shumë që të ishte e mundur.
Ministrat e jashtëm të NATO-s do të takohen në Bruksel më 28-29 nëntor.
Suedia dhe Finlanda neutrale për një kohë të gjatë aplikuan për t'u bashkuar me NATO-n vitin e kaluar për të forcuar sigurinë e tyre pas pushtimit rus të Ukrainës.
Anëtarësimi i Finlandës u vulos në prill, por oferta e Suedisë është penguar nga Turqia dhe Hungaria.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Kina po synon 137 miliardë dollarë fonde të reja për të nxitur tregun e banesave!
Banka Popullore e Kinës (PBOC) do të injektojë fonde në faza të ndryshme përmes rregullave bankare. Kina planifikon të sigurojë të paktën 1 trilion juanë......

Nafta tregtohet në mbi 82 USD - Sesioni i tretë me radhë në rritje, ndikon raporti i OPEC
Nafta po qëndron në rritje të lehtë edhe në sesionin e sotëm, duke publikuar fitime për të tretën ditë me radhë, pasi në një raport të OPEC thuhej se bazat e......

Jeni, në nivelin më të ulët në 3 dekada - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Jeni japonez po gjendet nën presion edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që mund të ofrojnë një lehtësim......

Tregu i metaleve, në pritje të inflacionit - “IÇK” pritet të jetë ngadalësuar në 3.3% në tetor, nga 3.7% në shtator
Metalet e çmuara po tregtohen në qëndrueshmëri në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë......

Bitcoin vijon korrektimin, zbret pranë 36,600 USD - “Minatorët” po përfitojnë nga çmimi i lartë i kriptomonedhave
Tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi vijon korrektimi gradual, pas rritjes së konsiderueshme në javët e fundit.......

Bursat europiane, të kujdesshme - Ekonomia e eurozonës bie me 0.1% në T3, punësimi rritet me 0.3%
Bursat europiane po karakterizohen nga kujdesi në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave jo shumë optimiste mbi ekonominë e Eurozonës. Gjithashtu,......

Gjykata ruse gjobit Google për dështimin në ruajtjen e të dhënave personale!
Një gjykatë ruse gjobiti Google për dështimin në ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve të saj në vend. Vendimi është i fundit në një seri dënimesh......

Punësimi në Eurozonë rritet ndërsa PBB-ja tkurret!
Shifrat e BE-së dhe zonës së euros për produktin e brendshëm bruto (PBB) dhe punësimin mbeten relativisht të qëndrueshme për tremujorin e tretë të 2023......