Jeni, në nivelin më të ulët në 3 dekada - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

Jeni japonez po gjendet nën presion edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që mund të ofrojnë një lehtësim për këtë monedhë, e cila po qëndron në nivelin më të ulët që nga viti 1990.
Në anën tjetër, edhe euro po qëndron në nivelin më të lartë në 15 vitet e fundit, përballë jenit japonez. Autoritetet japoneze, në shtator të vitit të kaluar ndërhynë në tregun e monedhës për të rritur jenin për herë të parë që nga viti 1998, pasi një vendim i Bankës së Japonisë për të ruajtur politikën e saj monetare ultra lehtësuese e çoi jenin deri në 145 për dollar. Banka qendrore ndërhyri sërish në tetor të vitit 2022, pasi jeni preku nivelin më të ulët në 32 vitet e fundit.
Ecuria e tregut të monedhave, gjatë ditës së sotme mund të përcaktohet nga të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që mund të japin një panoramë më të qartë mbi normat e interesit. Shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell dhe politikëbërësit e tjerë janë përpjekur ditët e fundit të kundërshtojnë pritshmëritë e tregut se banka qendrore në SHBA kishte përfunduar me ciklin agresiv të rritjes së normave. Analistët mendojnë se reagimi i dollarit ndaj të dhënave mbi inflacionin do të jetë asimetrik, ndërsa pozitat do të vijojnë të jenë të forta.
Edhe të dhënat mbi shitjet me pakicë në SHBA do të japin më shumë informacion mbi gjenden e kërkesës në ekonominë amerikane, e cila ka treguar shenja elasticiteti përballë rritjes së kostos së huamarrjes.
SCAN

Tregu i metaleve, në pritje të inflacionit - “IÇK” pritet të jetë ngadalësuar në 3.3% në tetor, nga 3.7% në shtator
Metalet e çmuara po tregtohen në qëndrueshmëri në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të publikohen më vonë......

Bitcoin vijon korrektimin, zbret pranë 36,600 USD - “Minatorët” po përfitojnë nga çmimi i lartë i kriptomonedhave
Tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rënie edhe në sesionin e sotëm, pasi vijon korrektimi gradual, pas rritjes së konsiderueshme në javët e fundit.......

Bursat europiane, të kujdesshme - Ekonomia e eurozonës bie me 0.1% në T3, punësimi rritet me 0.3%
Bursat europiane po karakterizohen nga kujdesi në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave jo shumë optimiste mbi ekonominë e Eurozonës. Gjithashtu,......

Gjykata ruse gjobit Google për dështimin në ruajtjen e të dhënave personale!
Një gjykatë ruse gjobiti Google për dështimin në ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve të saj në vend. Vendimi është i fundit në një seri dënimesh......

Punësimi në Eurozonë rritet ndërsa PBB-ja tkurret!
Shifrat e BE-së dhe zonës së euros për produktin e brendshëm bruto (PBB) dhe punësimin mbeten relativisht të qëndrueshme për tremujorin e tretë të 2023......

Ministri Mete, takim me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit!
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, zhvilloi një takim me përfaqësues të lartë të Departamentit Amerikan të Thesarit, përkatësisht Robert Burch,......

Tiranë-Durrës me 4 korsi shtesë - Balluku: Autostradë e kategorisë A. Në dhjetor hapet gara koncesionare për Milot-Balldren
Autostrada Tiranë – Durrës do të shtohet me nga 2 korsi në secilin kah lëvizjeje, duke bërë që në total të arrihet në 8 korsi. Detajet u bënë me dije nga......

Propozimi i Braçes për lejen e paguar të grave gjatë ciklit - Cilat janë shtetet që e aplikojnë këtë praktikë në Europë dhe Botë?
Në një kohë kur shumë shtete evropiane po diskutojnë shkurtimin e ditëve të punës për punonjësit apo të orëve të qëndrimit, në vendin tonë janë propozuar......