Propozimi i Braçes për lejen e paguar të grave gjatë ciklit - Cilat janë shtetet që e aplikojnë këtë praktikë në Europë dhe Botë?

Në një kohë kur shumë shtete evropiane po diskutojnë shkurtimin e ditëve të punës për punonjësit apo të orëve të qëndrimit, në vendin tonë janë propozuar ndryshime ligjore në Kodin e Punës, të cilat favorizojnë vajzat dhe gratë. Deputeti Erion Braçe ka propozuar që të aplikohen ditë pushimi të paguara për gratë gjatë ciklit menstrual, duke e njohur si paaftësi të përkohshme. Në Shqipëri janë të punësuara në sektorin publik dhe privat afro 560 mijë gra dhe vajza.
Por cilat janë shtetet që aplikojnë këtë praktikë deri më tani? Duket se ky propozim është ‘avangardë’ për Rajonin, ndërsa në Europë i vetmi shtet që ka bërë ndryshime të tilla ligjore është Spanja në shkurt të këtij viti, duke iu dhënë të drejtën grave që të marrin tre ditë pushim menstrual në muaj - me opsionin e zgjatjes së saj në pesë ditë - nëse përjetojnë cikël të dhimbshëm.
Por përtej Europës, ka shumë shtete që e kanë garantuar këtë të drejtë shumë vite më përpara. Kështu, Japonia përfshiu pushimin menstrual në ligjin e punës në vitin 1947. Sipas ligjit të këtij shteti, punëdhënësit nuk mund t'u kërkojnë grave që përjetojnë periudha të vështira të punojnë në ato ditë.
Indonezia është një tjetër vend aziatik që u bë një adoptues i hershëm i politikës së pushimit menstrual. Politika, e cila u prezantua në 1948 dhe u ristrukturua në 2003, thotë se punonjëset femra që përjetojnë dhimbje menstruale nuk janë të detyruara të punojnë në dy ditët e para të ciklit të tyre.
Në Korenë e Jugut, neni 73 i ligjit të punës parashikon "leje fiziologjike" mujore, sipas së cilës të gjitha punëtoret femra mund të marrin një ditë pushim çdo muaj.
Neni 14 i barazisë gjinore të Tajvanit në ligjin e punësimit u jep punonjëseve femra të drejtën për të kërkuar një ditë pushimi çdo muaj për pushim periodik me gjysmën e pagës së tyre të rregullt.
Vietnami është një tjetër vend aziatik që merr parasysh ditët e menstruacioneve për punëtoret femra. Ligji i tij i punës parashikon një pushim prej 30 minutash për gratë çdo ditë të ciklit menstrual. Në një reformë të vitit 2020, u shtua leja menstruale prej tre ditësh në muaj. Punëtorët femra që zgjedhin të mos marrin një leje të tillë duhet të paguhen shtesë.
Në Afrikë, Zambia prezantoi konceptin e Ditës së Nënës, në të cilën një punëtore femër ka të drejtë të bëjë një ditë pushim çdo muaj pa dhënë arsye ose pa kërkuar një raport mjekësor.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

“Çmimet për produktet bujqësore do vijojnë të rriten” - Alban Çakalli: Ka rënie të prodhimit, duhet subvencionim për të kompensuar humbjet
Çmimet për produktet bujqësore kanë hyrë në një spirale rritëse dhe duket se kjo tendencë do të vijojë edhe përgjatë muajve në vijim. Alban Çakalli,......

Rritje pagash për mësuesit - Manastirliu: Objektivi, të mos ketë rroga nën 90 mijë lekë në muaj. Fondi, 4 mld lekë
4 mld lekë do të jetë fondi në dispozicion për rritjen e pagave të mësuesve, nga korriku i vitit 2024. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit në Komisionin......

OSHEE pret 30 mln euro fitim - Karakaçi: Situata na lejon të rrisim pagat me 30%
Rritja e pagave në OSHEE do të prekë të gjitha kompanitë e grupit dhe afërsisht 7 mijë punonjësit. Administratori i kompanisë Enea Karakaçi, tregon për SCAN se......

‘Instrumentet e BE-së për ndërmarrjet dhe politikat industriale’ – Balluku: Vendi ndodhet në një moment historik!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në panelin me temë: Instrumentet e BE-së për......

Digjet fondi 2.3 miliardë lekë për kompensimin e pronave! ATP: Në pikëpyetje 7 mijë dosje. Kushtetuesja ta shohë me prioritet
Pezullimi i zbatimit të ndryshimeve ligjore të vitit 2022 për kthimin dhe kompensimin e pronave rrezikon të fusë në kolaps të gjithë procesin. Alarmi jepet nga......

60 milionë dollarë shtesë për energjinë dhe gazin - Komisioni i Veprimtarisë kalon në parim buxhetin dhe paketën fiskale
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive prodhuese ka miratuar në parim projektbuxhetin e shtetit i dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Deputetët kanë......

Gjermania, i vetmi vend i BE në recesion - Mungon forca punëtore, sektori i ndërtimit shkurton 300 mijë vende
Institutet kryesore kërkimore ekonomike të Gjermanisë konfirmojnë me anë të një raporti të përbashkët se në vitin 2023 ekonomia e vendit do të përjetojë......

Apeli i Përmbaruesve: Të ndalohen menjëherë ankandet fiktive! Qytetarëve po u rrëmbehen pronat. Fenomeni po rritet me shpejtësi
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve kërkon nga institucionet që të marrin masa të menjëhershme dhe të ndalojnë mënjehëre fenomenin “Ankandi fiktiv”. Në një......