Digjet fondi 2.3 miliardë lekë për kompensimin e pronave! ATP: Në pikëpyetje 7 mijë dosje. Kushtetuesja ta shohë me prioritet

Pezullimi i zbatimit të ndryshimeve ligjore të vitit 2022 për kthimin dhe kompensimin e pronave rrezikon të fusë në kolaps të gjithë procesin. Alarmi jepet nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, sipas të cilës, ky vendim ka vënë në pikëpyetje procesin e trajtimit të 7 000 dosjeve të patrajtuara deri më tani. Sipas Agjencisë, fondi i kompensimit për vitin 2023 në vlerë 2 miliardë e 340 milionë lekë do të digjet.
ATP i kërkon Gjykatës Kushtetuese, duke u nisur vetëm nga ndjeshmëria e opinionit publik,që të shqyrtojë me përparësi këtë çështje duke qenë se është i një rëndësie jetike për përfundimin e procesit të kompensimit.
Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e Komunitetit Musliman të Shqipërisë që kërkonte shfuqizimin e pikës 2 të nenit 1 dhe pikave 1, 2 dhe 5 të nenit 2 të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Në fund të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike dhe pranimin e kërkesës për pezullimin e zbatimit të ligjit në fjalë,raporton SCAN.
Komuniteti Musliman ka kundërshtuar ndryshimet e vitit 2022 në ligjin për trajtimin e pronës duke ankimuar në Gjykatë mënyrën sesi vlerësohej prona dhe mënyrën sesi kompensohej financiarisht ajo. Në ndryshimet e vitit 2022 u vendos që përllogaritja e pronës për kompensim të bëhej sipas kategorisë që ka qenë në kohën e kompensimit, pra sipas zërit të vjetër kadastral.
SCAN
Sondazh

60 milionë dollarë shtesë për energjinë dhe gazin - Komisioni i Veprimtarisë kalon në parim buxhetin dhe paketën fiskale
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive prodhuese ka miratuar në parim projektbuxhetin e shtetit i dhe paketën fiskale për vitin e ardhshëm. Deputetët kanë......

Gjermania, i vetmi vend i BE në recesion - Mungon forca punëtore, sektori i ndërtimit shkurton 300 mijë vende
Institutet kryesore kërkimore ekonomike të Gjermanisë konfirmojnë me anë të një raporti të përbashkët se në vitin 2023 ekonomia e vendit do të përjetojë......

Apeli i Përmbaruesve: Të ndalohen menjëherë ankandet fiktive! Qytetarëve po u rrëmbehen pronat. Fenomeni po rritet me shpejtësi
Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve kërkon nga institucionet që të marrin masa të menjëhershme dhe të ndalojnë mënjehëre fenomenin “Ankandi fiktiv”. Në një......

Yellen u bën thirrje ministrave të financave të APEC që të nxisin potencialin e rritjes në mënyrë të qëndrueshme!
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen u bëri thirrje ministrave të financave të Paqësorit të hënën që të rrisin kapacitetin prodhues të ekonomive të......

Exxon, prodhues kryesor i litiumit për automjetet elektrike - Kompania vendos objektivat dhe nis aktivitetet në Arkansas
Exxon Mobil synon të bëhet një prej prodhuesve kryesorë të litiumit për bateritë e automjeteve elektrike përmes një operacioni shpimi që gjigandi i naftës ka......

Çfarë impakti ka lufta Israel-Hamas tek rezervimet e linjave ajrore dhe fitimet e tyre?
Linjat ajrore kanë parë një rënie të prenotimeve në javët pas fillimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës dhe disa presin që ajo të......

Goldman Sachs: Ekonomia botërore do të performojë më mirë se sa pritej në 2024!
Goldman Sachs parashikon se ekonomia globale do të jetë në krye të pritjeve në vitin 2024, e nxitur nga rritja e fortë e të ardhurave dhe besimi se rritja më e......

Siguria energjetike në Ballkanin Perëndimor - USAID po kontribuon për të integruar tregjet
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe qeveria greke nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të përmirësuar sigurinë......