Apeli i Përmbaruesve: Të ndalohen menjëherë ankandet fiktive! Qytetarëve po u rrëmbehen pronat. Fenomeni po rritet me shpejtësi

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve kërkon nga institucionet që të marrin masa të menjëhershme dhe të ndalojnë mënjehëre fenomenin “Ankandi fiktiv”. Në një komunikatë të shpërndarë për mediat, Dhoma deklaron se të dhënat janë publike për ta identifikuar këtë fenomen dhe se 61 bashkitë dhe 13 gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm posedojnë materialin e plotë të këtij fenomeni.
“Përmes kësaj komunikate kërkojmë të tërheqim vëmendjen e publikut, mediave, qeverisë shqiptare dhe të gjitha organeve ligjzbatuese në vend, mbi një fenomen shumë të rëndë që është përhapur dhe po rritet me shpejtësi sfiduese muajt e fundit: “Ankandi fiktiv”. Në emër të “Ligjit” dhe Shërbimit Përmbarimor Privat, po abuzohet rëndë.
Gjykatat dhe bashkitë në të gjithë Shqipërinë, janë dëshmitare të shpalljes fiktive të dhjetëra, qindra, llogaritet të mijëra ankandeve fiktive për shitjen e pasurive të paluajtshme të shqiptarëve. Shumë qytetarë janë tronditur nga “ankandet” që u janë bërë pronave të tyre, pa asnjë njoftim, pa asnjë proces të rregullt përmbarimor dhe me çmime përtej edhe qesharakes.
Dhjetëra prej tyre kanë konstatuar se pronat u janë tjetërsuar në Kadastër duke u marrë në pronësi nga shoqëri mikrofinanciare. Kërkojmë të qetësojmë qytetarët dhe opinionin publik se, procedura e “ankandeve” të tilla, si dhjetëra shembujt që po sjellin bashkë me këtë komunikatë, është Fiktive, është një Mashtrim!” shkruhet në deklaratën e Dhomës së Përmbaruesve.
Dhoma e Përmbaruesve evidenton se me mijëra qytetarë janë mashtruar vitet e fundit.
“Individë dhe familje të tëra shqiptare kanë kaluar deri në trauma psikologjike kur u është bllokuar çdo mjet jetese, paga mujore dhe çdo pasuri e mundshme prej disa mashtruesve të identifikuar publikë. Shumë individë janë dorëzuar tek mashtruesit, sepse shteti nuk lëvizi! Familje të tëra janë detyruar të marrin kredi të reja për të shpëtuar lakun e shtrënguar për larjen e kredive/detyrimeve të vjetra. Skema e mashtrimit funksionoi perfekt, deri sa Sot po u rrëmbehen pronat!“ vijon deklarata.
SCAN
Sondazh

Yellen u bën thirrje ministrave të financave të APEC që të nxisin potencialin e rritjes në mënyrë të qëndrueshme!
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen u bëri thirrje ministrave të financave të Paqësorit të hënën që të rrisin kapacitetin prodhues të ekonomive të......

Exxon, prodhues kryesor i litiumit për automjetet elektrike - Kompania vendos objektivat dhe nis aktivitetet në Arkansas
Exxon Mobil synon të bëhet një prej prodhuesve kryesorë të litiumit për bateritë e automjeteve elektrike përmes një operacioni shpimi që gjigandi i naftës ka......

Çfarë impakti ka lufta Israel-Hamas tek rezervimet e linjave ajrore dhe fitimet e tyre?
Linjat ajrore kanë parë një rënie të prenotimeve në javët pas fillimit të luftës së Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës dhe disa presin që ajo të......

Goldman Sachs: Ekonomia botërore do të performojë më mirë se sa pritej në 2024!
Goldman Sachs parashikon se ekonomia globale do të jetë në krye të pritjeve në vitin 2024, e nxitur nga rritja e fortë e të ardhurave dhe besimi se rritja më e......

Siguria energjetike në Ballkanin Perëndimor - USAID po kontribuon për të integruar tregjet
Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe qeveria greke nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi për të përmirësuar sigurinë......

Objektivi i BE, reduktimi i varësisë nga Kina - Në kërkim të burimeve të reja për furnizimin me minerale
Negociatorët për qeveritë e BE-së dhe Parlamentin Europian arritën një marrëveshje mbi objektivat për furnizimin e brendshëm të mineraleve të rëndësishme si......

Zvogëlimi i rezervave të Europës paralajmëron probleme ekonomike!
Eurozona është një përrallë e dy normave të interesit: atë zyrtare të vendosur nga banka qendrore dhe ato të fituara nga kompanitë dhe individët nga investimet......

Si panelet diellore lundruese në rezervuarë mund të revolucionarizojnë fuqinë globale!
Mbulimi i rezervuarëve me panele diellore lundruese mund të prodhojë tre herë më shumë energji sesa BE-ja aktualisht, ka zbuluar një studim. Panelet diellore......