Objektivi i BE, reduktimi i varësisë nga Kina - Në kërkim të burimeve të reja për furnizimin me minerale
Negociatorët për qeveritë e BE-së dhe Parlamentin Europian arritën një marrëveshje mbi objektivat për furnizimin e brendshëm të mineraleve të rëndësishme si litiumi dhe nikeli për të reduktuar varësinë e saj nga vendet e treta, kryesisht Kina.
Komisioni Europian propozoi Aktin e lëndëve të para të rëndësishme në mars, një pjesë qendrore e planeve të BE-së për të reduktuar varësinë e bllokut nga Kina dhe vendet e tjera për metalet kryesore si mineralet e rralla, të cilat nevojiten për prodhimin e produkteve të teknologjisë së pastër.
Propozimi thoshte se Bashkimi Europian duhet të nxjerrë 10%, të riciklojë 15% dhe të përpunojë 40% të nevojave të tij vjetore deri në vitin 2030 për 16 ‘lëndë të para strategjike’. Parlamenti Europian dhe Këshilli i BE-së, institucioni që përfaqëson shtetet anëtare të BE-së, duhet të bien dakord për një tekst të përbashkët. Në momentin që marrëveshja është arritur ligji pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2024.
Objektivi i aktit është që asnjë vend i tretë nuk duhet të sigurojë më shumë se 65% të çdo lënde të parë strategjike, duke përfshirë gjithashtu kobalt, bakër, magnez dhe titan. Marrëveshja përcakton ndër të tjera kufijtë kohorë për dhënien e lejeve për projektet strategjike të minierave, riciklimit dhe përpunimit dhe kërkon që kompanitë e mëdha që kanë nevojë për materiale strategjike në teknologjitë kryesore të bëjnë vlerësime të rregullta të rrezikut të zinxhirëve të tyre të furnizimit. Ajo ka gjithashtu dispozita të dizajnuara për të moderuar konsumin.
Marrëveshja politike tani duhet të miratohet zyrtarisht nga Parlamenti dhe Këshilli në mënyrë që të bëhet ligj, dhe do të hidhet në votim në komisionin parlamentar për industrinë, kërkimin dhe energjinë më 7 dhjetor.
Sipas standardit të ri të rënë dakord nga negociatorët, BE-ja do të synojë të riciklojë të paktën 25% të konsumit vjetor të lëndëve të para strategjike deri në vitin 2030 – nga 15% në propozimin origjinal të Komisionit.
Objektivi i riciklimit do të bazohet në materialet e grumbulluara nga mbetjet e konsumit dhe jo në konsumin vjetor të BE-së, një ndryshim në metodën e llogaritjes që do të shpjegohet nga Komisioni Europian në një akt zbatues që do të miratohet në vitin 2027. Përmbushja e objektivit nuk do të jetë megjithatë një detyrim ligjërisht i detyrueshëm për vendet e BE-së.
Negociatorët ranë dakord gjithashtu për të shtuar alumin në listën e lëndëve të para strategjike, si dhe grafitin sintetik. Grafiti natyror ishte tashmë në listë. Përfshirja e fundit pasqyron planin e Kinës për të forcuar kontrollet e eksportit për grafitin. Kina përpunon mbi 90% të grafitit në botë në material që përdoret pothuajse në të gjitha anodat e automjeteve elektrike.
Dorina Kurtaj / SCAN

Zvogëlimi i rezervave të Europës paralajmëron probleme ekonomike!
Eurozona është një përrallë e dy normave të interesit: atë zyrtare të vendosur nga banka qendrore dhe ato të fituara nga kompanitë dhe individët nga investimet......

Si panelet diellore lundruese në rezervuarë mund të revolucionarizojnë fuqinë globale!
Mbulimi i rezervuarëve me panele diellore lundruese mund të prodhojë tre herë më shumë energji sesa BE-ja aktualisht, ka zbuluar një studim. Panelet diellore......

Spanja ndalon përdorimin e telefonave celularë në shkolla
Në të gjithë Spanjën, grupet e WhatsApp kanë qenë të zhurmshme me prindërit që debatojnë për një nga temat më përçarëse në vend: jo, politikën e diskutueshme......

Dobësohen ndjeshëm Euro, Dollari dhe Franga zvicerane!
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë të martë duke u blerë sot me 97.1 lekë dhe duke u shitur me 98.1 lekë nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit......

“Tirana Bank”, çmimet “Digital Growth Guru” - Dita e Hapur dedikuar “Mendësisë së Rritjes drejt Digjitalizimit Bankar”
Një Ditë e Hapur dedikuar “Mendësisë së Rritjes drejt Digjitalizimit Bankar” ishte aktiviteti më i fundit me stafin e Tirana Bank, drejtuar nga ekspertja e......

Nafta e nis javën në rritje - Fitimet kufizohen nga ngadalësimi i kërkesës në SHBA dhe Kinë
Nafta po qëndron në rritje në sesionin e sotëm, duke zgjeruar fitimet e së premtes së kaluar. Por, shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës në Kinë dhe në SHBA......

Tregu monetar, i qëndrueshëm - Investitorët po presin inflacionin në SHBA për tetorin
Dollari amerikan po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që mund të japë një panoramë më......

Ari, i qëndrueshëm në nivelin më të ulët 3-javor - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e parë të kësaj jave dhe po qëndron në nivelin më të ulët në 3 javët e fundit, për shkak se investitorët po presin......