Bota Postuar më 13 Nëntor 2023, 19:21

Ari, i qëndrueshëm në nivelin më të ulët 3-javor - Investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

Nga SCAN TV
Ari, i qëndrueshëm në nivelin më të ulët 3-javor -

Ari po tregtohet i qëndrueshëm në sesionin e parë të kësaj jave dhe po qëndron në nivelin më të ulët në 3 javët e fundit, për shkak se investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, për të pasur një panoramë më të qartë mbi politikat monetare që do të ndjekë Rezerva Federale.

Kontrata “spot” e arit po qëndron në rreth 1935 dollarë për onz, ndërsa kontrata “futures” po tregtohet në rreth 1940 dollarë për onz. Javën e kaluar, ari humbi 2.8% të vlerës, humbjet më të mëdha javore në rreth 1 muaj, pasi shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell nuk e përjashtoi mundësitë e një tjetër rritje të normave të interesit. Pas këtyre komenteve, analistët e shtynë në kohë një ulje të mundshme të interesave, e cila mund të vijë në qershor të vitit 2024.

Indeksi i Çmimeve Konsumatore në SHBA do të publikohet të martën dhe analistët parashikojnë një rritje me bazë mujore prej 0.3%, gjatë tetorit, dhe një rritje me 4.1% me bazë vjetore. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rritje me rreth 0.1%, duke e bërë metalin e çmuar më pak tërheqës për zotëruesit e monedhave të tjera.

Në terma afatmesëm analistët mendojnë se një mbështetje ari do ta gjejë edhe nga shenjat për ngadalësimin e ekonomisë globale. Ndër metalet e tjera, argjendi po tregtohet në rreth 22 dollarë për onz, në rënie me rreth 1%, ndërsa platini po tregtohet në rreth 840 dollarë për onz.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat