P.buxheti 2024/ Denaj: Mbështetim 65 mijë fermerë me skemë të drejtpërdrejtë!

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj prezantoi sot në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë, projektbuxhetin e vititn 2024 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Denaj tha se, “vitet e fundit u tregua shumë qartë se mbështetja përmes skemave nacionale synonte mbështetjen e drejtpërdrejtë të fermerëve por njëkohësisht edhe formalizimin e tyre fondi i skemës ka pasur një hop cilësor në dy këto aspekte. Nga 8 mijë fermerët të mbështetur në 2010 sot në 2023 jemi me një mbështetje të 65 mijë fermerëve, kjo falë edhe mbështetjes më të fundit përmes aktit normativ të dhënë nga qeveria shqiptare”.
Këtë vit, theksoi ministrja, me fondet buxhetore janë parashikuar të mbështeten drejtpërdrejtë 68% e të gjithë fermerëve me NIPT në shkallë vendi.
Sipas saj, skemat e mbështetjes janë faktor kyç në mbështetjen e fermerëve.
“Në buxhetin e vitit 2024 janë adresuar 3.3 miliardë lekë për skemën e mbështetjes, por ne parashikojmë të rishikojmë disa elementë të efekshmërisë së skemës.
Është rritur mbështetja për investimet ne infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit dhe mbrojtjes nga digat për ti paraprirë kërcënimeve te faktorit klimatik.
Mbështetje te rëndësishme zë edhe vaksinimi i kafshëve dhe ruajtja nga sëmundjet.
E . S / SCAN
Sondazh

Sanchez i Spanjës do të kërkojë mandatin e ri si kryeministër në dhomën e ulët më 16 nëntor!
Kryeministri në detyrë i Spanjës Pedro Sanchez do të kërkojë të fitojë një mandat të ri në një votim parlamentar të enjten, tha të hënën kryetarja e dhomës së......

Shqipëria, drejt aplikimit të Inteligjencës Artificiale - Relacioni: Do të krijohet Qendra Kompiuterike me Performancë të Lartë
Pas prokurimeve publike, Shqipëria po bëhet gati që të aplikojë Inteligjencën Artificiale edhe në procesin e përafrimit të legjislacionit me Bashkimin......

Gazifikimi i vendit kërkon 748 mln euro - Plani 10-vjeçar i ALBGAZ/ Projektet prioritare, deri në 2025 duhen 212.7 mln euro
Gazifikimi i vendit kërkon një vlerë totale investimesh prej 748 mln euro. Kompania shtetërore ALBGAZ ka paraqitur për miratim pranë Entit Rregullator të......

“Inovacion në ndërtim dhe turizëm” - Nis Java e Sipërmarrjes, Ibrahimaj: Zgjidhje për sfidat që na presin
Sipërmarrës, biznese të vogla, të rinj dhe politikbërës do të kenë një javë intensive diskutimesh se si mund të përdorin inovacionin në funksion të gjenerimit......

Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave - Publikohet “Indeksi i Bazelit 2023”. Renditemi në vendin e 93-të
Shqipëria shënon progres në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Indeksi i Bazelit për vitin 2023 e ka renditur Shqipërinë në vendin e 93-të me......

BQE: Rritja ekonomike e eurozonës do të mbetet e dobët në afatin e afërt!
Zona e euros nuk duhet të lehtësojë tamponët e bankave, BQE thotë se rritja ekonomike e eurozonës do të mbetet e dobët në afatin e afërt pasi shërbimet dhe......

Ish-kryeministri David Cameron rikthehet befasisht në riorganizimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar
Partitë opozitare e kishin akuzuar Braverman-in se kishte inkurajuar grupet e ekstremit të djathtë me komentet e saj për protestat pro-palestineze.......

Mjedisi e turizmi, 105% më shumë investime - Kumbaro: Shkak, Agjencia e re e Mbetjeve. Do të menaxhojë fondet e kfW dhe IPA
Investimet në fushën e mjedisit dhe turizmit do të pësojnë rritje me 105% gjatë vitit 2024, në raport me këtë vit teksa peshën kryesore e zë krijimi i një......