Shqipëria, progres në luftën kundër pastrimit të parave - Publikohet “Indeksi i Bazelit 2023”. Renditemi në vendin e 93-të

Shqipëria shënon progres në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave. Indeksi i Bazelit për vitin 2023 e ka renditur Shqipërinë në vendin e 93-të me një vlerësim 4.75.
Raporti periodik i Institutit të Baselit, paraqet vlerësimin nga zero për ato me risk minimal apo të ulët, deri në 10 për ato me rrezik të lartë apo maksimal. Në rastin e Shqipërisë dhe vendeve që janë grupuar po ashtu në zonën portokalli shqetësim është korrupsioni e ryshfeti si edhe risqet politike e ligjore.
Nisur nga të dhënat, prej 2012 kur ka nisur edhe vlerësimi dhe deri më tani, indeksi ka pësuar rënie. Kështu, në 10 vitet e fundit, vlerësimi është luhatur nga 5 deri në 6, niveli më i lartë ky i arritur në 2019.
Ndërkohë që dy vitet e fundit ka një rënie nën pragun 5. Me rëndësi ishte vendimi i marrë nga Taskë Forca për Veprim Financiar (FAFT), në fillim të këtij muaji, e cili hoqi Shqipërinë nga lista gri, apo lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave.
Vendi qendroi prej më shumë se dy vitesh nën monitorim, për shkak edhe të prezantimit të nismës së amnistisë fiskale dhe penale. Në raportin e Task Forcës për Veprim Financiar, rekomandohet që të rishkruhet drafti me asistencën e ekspertëve të Komisionit Evropian.
Por cila është situata në raport me vendet e rajonit? Greqia është konsideruar me risk minimal, duke u rënditur në vendin e 136, ndërsa Serbia është pozicionuar e 97-ta, 4 vende mbi Shqipërinë. Indeksi vjetor, bazohet mbi 4 tregues, siç është transparenca dhe standardet financiare, korrupsioni e ryshfeti, rreziqet juridike dhe politike dhe përgjegjshmëria publike.
Ada Hazizolli/SCAN
Sondazh

BQE: Rritja ekonomike e eurozonës do të mbetet e dobët në afatin e afërt!
Zona e euros nuk duhet të lehtësojë tamponët e bankave, BQE thotë se rritja ekonomike e eurozonës do të mbetet e dobët në afatin e afërt pasi shërbimet dhe......

Ish-kryeministri David Cameron rikthehet befasisht në riorganizimin e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar
Partitë opozitare e kishin akuzuar Braverman-in se kishte inkurajuar grupet e ekstremit të djathtë me komentet e saj për protestat pro-palestineze.......

Mjedisi e turizmi, 105% më shumë investime - Kumbaro: Shkak, Agjencia e re e Mbetjeve. Do të menaxhojë fondet e kfW dhe IPA
Investimet në fushën e mjedisit dhe turizmit do të pësojnë rritje me 105% gjatë vitit 2024, në raport me këtë vit teksa peshën kryesore e zë krijimi i një......

Organi i ri mbikëqyrës i pastrimit të parave të BE-së: Cilat janë vendet në garë për selinë e agjencisë?!
Është një luftë e ashpër që po vë përballë lindjen kundër perëndimit, të vogël kundër anëtarëve të mëdhenj dhe themelues mes të ardhurve më të rinj në bllok.......

Më të mirët dhe më të talentuarit në botë po vërshojnë në këto vende!
Zvicra është edhe një herë vendi më konkurrues për talentet në botë, sipas Indeksit Global të Konkurrencës së Talenteve 2023 nga shkolla e biznesit INSEAD.......

Thesari i fshehur në një minierë të vjetër në SHBA - Minerale të rralla për një vlerë prej 37 miliardë dollarësh
SHBA duket se po fiton një avantazh strategjik në betejën e madhe me Kinën për mineralet e rralla. Kjo falë një miniere të vjetër qymyri në Wyoming. Të gjitha......

Problemet e vështira të ekonomisë së Gjermanisë - Plakja e popullsisë dhe modeli i saj industrial
Rimëkëmbja e Gjermanisë nga goditja e trefishtë e gjysmës së parë të shekullit të 20-të me rënien e monedhës në 1923, Depresionin e Madh dhe disfatën në Luftën......

Shkarkohet Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman - Shkak, komentet për protestat pro-palestineze!
Partitë opozitare e kishin akuzuar Braverman-in se kishte inkurajuar grupet e ekstremit të djathtë me komentet e saj për protestat......