Thesari i fshehur në një minierë të vjetër në SHBA - Minerale të rralla për një vlerë prej 37 miliardë dollarësh

SHBA duket se po fiton një avantazh strategjik në betejën e madhe me Kinën për mineralet e rralla. Kjo falë një miniere të vjetër qymyri në Wyoming. Të gjitha të dhënat tregojnë se mund të jetë burimi i parë i ri i metalit të çmuar dhe të vështirë për t'u gjetur në vend që nga vitet 1960.
Ish-bankieri i Wall Street-it, Randall Atkins, shpenzoi rreth 2 milionë dollarë për ta blerë atë një dekadë më parë, por studimet e reja sugjerojnë se mund të jetë fshehur nën tokë një thesar me vlerë 37 miliardë dollarë. Kur ai bleu Minierën e Brookit përmes kompanisë së tij ‘Ramaco Resources’, Atkins as që e dinte dallimin midis mineraleve të rralla dhe monedhave të rralla. Por kur mori rezultatet e para të testit, ai u befasua. Investimi i tij mund të jetë depozitimi më i madh i mineraleve të rralla në SHBA, një zbulim me rëndësi strategjike në një kohë që SHBA-ja lufton për të siguruar furnizime me minerale të rralla. Ramaco kohët e fundit filloi nxjerrjen e mostrave më të mëdha nga nëntoka për analiza. Nëse projekti shkon përpara, përfitimet por edhe sfidat do të jenë të mëdha për një kompani prej 620 milionë dollarë që deri vonë ka qenë e përfshirë vetëm në minierat e qymyrit.
Mineralet e rralla po kërkohen gjithnjë e më shumë për një shumëllojshmëri përdorimesh, veçanërisht në teknologjinë e lartë, nga telefonat celularë dhe tabletët te bateritë e makinave elektrike dhe sistemet e raketave mbrojtëse, dhe janë një tjetër pikë fërkimi midis SHBA-së dhe Kinës. Në formë hakmarrjeje për kufizimet e eksportit të SHBA-së, Pekini kohët e fundit kufizoi eksportet e galiumit dhe germaniumit, dy minerale të gjetura ndër të tjera në mostrat e minierës Brook. Shtetet e Bashkuara të Amerikës konsumuan mesatarisht 8.300 ton okside të rralla të tokës në vitet e fundit, sipas vlerësimeve të Shërbimit Gjeologjik të SHBA. Ramaco dhe partnerët e tij vlerësojnë se ka 1.1 milionë ton në 1/4 e 16 mijë hektarëve të tokës që përfshin zonën.
Depozita e vlefshme u gjet në bashkëpunim me studiues nga Laboratori Kombëtar i Teknologjisë së Energjisë, të cilët zhvilluan një model që kombinon të dhënat me inteligjencën artificiale për të parashikuar depozitat e pazakonta dhe mineralet kritike.
Qëllimi i Ramaco është të nxjerrë elementë të mineraleve të rrallë, t'i përpunojë ato dhe të prodhojë artikuj të nevojshëm për kalimin në energjinë e gjelbër. I gjithë procesi është në një fazë të hershme, por kompania, e cila ka parë aksionet e saj të rriten me 63% këtë vit, shpreson të ndërtojë një fabrikë përpunimi për të rafinuar vetë mineralet e rralla në vend që t'i dërgojë ato jashtë shtetit, gjë që mund të kushtojë qindra miliona dollarë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Problemet e vështira të ekonomisë së Gjermanisë - Plakja e popullsisë dhe modeli i saj industrial
Rimëkëmbja e Gjermanisë nga goditja e trefishtë e gjysmës së parë të shekullit të 20-të me rënien e monedhës në 1923, Depresionin e Madh dhe disfatën në Luftën......

Shkarkohet Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman - Shkak, komentet për protestat pro-palestineze!
Partitë opozitare e kishin akuzuar Braverman-in se kishte inkurajuar grupet e ekstremit të djathtë me komentet e saj për protestat......

Ministrat e Jashtëm të BE: Lindja e Mesme, Ukraina, Ballkani!
Këtë të hënë ministrat e Jashtëm të BE zhvillojnë bisedime për gjendjen në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë. Luftimet në Rripin e Gazës do të jenë në qendër të......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë sot me 97.4 lekë dhe është shitur me 98.3 lekë duke humbur pikë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Lituania, një “magnet” për kompanitë fintech - 7 mijë të punësuar në një popullsi prej 2.8 milionë banorësh
Aktualisht, në Lituani numërohen 263 kompani që i bashkohen sektorit të teknologjisë financiare, që punëson më shumë se 7 mijë persona në një vend me vetëm 2.8......

Kina rrit kontrollin e saj ndaj bakrit - Gjatë vitit 2023 përbën 45% të prodhimit global
Kina po përjeton një zgjerim marramendës të industrisë së saj të bakrit, një fenomen që po riformëson rrjedhat globale të një metali të rëndësishëm për......

Speciet e peshqve të rrezikuara nga ngrohja e temperaturave të detit!
Finlandezët kanë peshkuar harengën për breza të tërë, por kuotat e reja të reduktuara të BE-së po kërcënojnë jetesën tradicionale të komuniteteve bregdetare.......

A është e vërtetë që parfumet përmirësojnë kujtesën?
Lidhja shumë e ngushtë mes kujtesës dhe nuhatjes njihet prej disa kohësh dhe ka qenë edhe në qendër të veprave letrare. Më pak e njohur është aftësia e......