Ministrat e Jashtëm të BE: Lindja e Mesme, Ukraina, Ballkani!

Këtë të hënë ministrat e Jashtëm të BE zhvillojnë bisedime për gjendjen në Lindjen e Mesme dhe në Ukrainë. Luftimet në Rripin e Gazës do të jenë në qendër të konsultimeve, do të diskutohet, seçfarë mund të bëjë BE që të përmirësojë situatën katastrofale humanitare në Rripin e Gazës. Ndërsa në lidhje me Ukrainën do të ketë konsultime, se si do të formësohet mbështetja afatgjatë për sigurinë e Ukrainës të sulmuar nga Rusia.
Aktualisht duket se një plan i të ngarkuarit të BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell mbi premtime afatgjata për financimin nuk e merr mbështetjen e kërkuar të të gjithë vendeve anëtare të BE.
Sipas planit të Borrell, nga viti 2024 deri në vitin 2027 duhet të mobilizohen në vit pesë miliardë euro për Ukrainën. Ajo që diskutohet është, nëse do të ishin një alternativë detyrimet më të pakta. Në konsultimet për Ukrainën do të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
Në konsultimet e ministrave të Jashtëm merr pjesë edhe ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, e cila të premten e të shtunën e kaluar zhvilloi bisedime në Lindjen e Mesme. Krahas situatës së vështirë humanitare në Gaza, u bë fjalë edhe për gjendjen e pengjeve në duart e Hamasit.
Në një samit të shtunë, ku morën pjesë 60 shtete arabe dhe islamike u bë thirrje për dhënien fund të sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës. Aty u kërkua edhe një konferencë ndërkombëtare për paqen në Lindjen e Mesme. Krerët e shteteve dhe qeverive të BE kanë bërë të ditur që në tetor organizimin e një konference të tillë.
Pas konsultimeve për Lindjen e Mesme dhe Ukrainën ministrat e Jashtëm të BE në orët e vona të së hënës zhvillojnë edhe një konferencë me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
Në këtë konferencë pritet të diskutohet për bashkëpunimin e BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Këto konsultime zhvillohen para sfondit të përpjekjeve të vazhdueshme të Rusisë për të ushtruar influencë në Ballkanin Perëndimor. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan është blerë sot me 97.4 lekë dhe është shitur me 98.3 lekë duke humbur pikë nga java e kaluar sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha......

Lituania, një “magnet” për kompanitë fintech - 7 mijë të punësuar në një popullsi prej 2.8 milionë banorësh
Aktualisht, në Lituani numërohen 263 kompani që i bashkohen sektorit të teknologjisë financiare, që punëson më shumë se 7 mijë persona në një vend me vetëm 2.8......

Kina rrit kontrollin e saj ndaj bakrit - Gjatë vitit 2023 përbën 45% të prodhimit global
Kina po përjeton një zgjerim marramendës të industrisë së saj të bakrit, një fenomen që po riformëson rrjedhat globale të një metali të rëndësishëm për......

Speciet e peshqve të rrezikuara nga ngrohja e temperaturave të detit!
Finlandezët kanë peshkuar harengën për breza të tërë, por kuotat e reja të reduktuara të BE-së po kërcënojnë jetesën tradicionale të komuniteteve bregdetare.......

A është e vërtetë që parfumet përmirësojnë kujtesën?
Lidhja shumë e ngushtë mes kujtesës dhe nuhatjes njihet prej disa kohësh dhe ka qenë edhe në qendër të veprave letrare. Më pak e njohur është aftësia e......

Denaj me fermerët në Fier: Bashkimi i operatorëve, instrumenti për të rritur eksportet në tregjet ndërkombëtare
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, e shoqëruar nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, kryetari i Bashkisë Armand Subashi zv.ministrja e......

A do të sjellë kriza politike një krizë ekonomike në Portugali?
Votimi i buxhetit është ngjitësi që mban të bashkuar parlamentin portugez, por mes një skandali korrupsioni që ka ‘mpirë’ gati qeverinë, çfarë vjen më pas për......

Franca veriore mbetet në gatishmëri të lartë pas shirave të dendur dhe përmbytjeve!
Pas tetorit më të nxehtë të regjistruar në histori, stuhitë e Atlantikut kanë prekur shumë pjesë të Europës. Pas-de-Calais në Francën veriore mbetet në......