Bota Postuar më 13 Nëntor 2023, 10:04

Kina rrit kontrollin e saj ndaj bakrit - Gjatë vitit 2023 përbën 45% të prodhimit global

Nga SCAN TV
Kina rrit kontrollin e saj ndaj bakrit - Gjatë vitit 2023 përbën

Kina po përjeton një zgjerim marramendës të industrisë së saj të bakrit, një fenomen që po riformëson rrjedhat globale të një metali të rëndësishëm për tranzicionin global të energjisë. Për më tepër, kontrolli i Kinës në furnizimin e ‘metaleve të gjelbra’ të tjera si litiumi, kobalti dhe nikeli, të përdorura në bateritë e automjeteve elektrike, i ka shtyrë tashmë qeveritë perëndimore drejt zinxhirëve të veçantë të furnizimit. Ndërkohë, prodhimi i Kinës i bakrit të rafinuar – dhe pjesa e saj në prodhimin global – po shkon drejt një rekordi të ri pas ndërtimit të qendrave të reja të shkrirjes.

Rritja e shpejtë e kapacitetit sjell një dinamikë të re në një treg që për 20 vjet është nxitur kryesisht nga fakti se sa janë të gatshëm të paguajnë blerësit kinezë. Vendi do të importojë edhe më shumë sasi bakri, por më shumë si xeheror sesa si metal i rafinuar.

Analistët shprehen se njësoj si të gjitha vendet, Kina sheh një nevojë strategjike për bakër, veçanërisht tani me rritjen e aplikimeve të energjisë së gjelbër. Objektivi i saj kryesor është i qartë: vetë-mjaftueshmëria. Sipas vlerësimeve Kina do të përbëjë rreth 45% të prodhimit global të bakrit të rafinuar këtë vit. Kërkesa për bakër në Kinë pritet të rritet me 5% këtë vit, ndërsa Goldman Sachs Group e ka zgjedhur bakrin si një nga mallrat kryesore për vitin e ardhshëm, për shkak të kërkesës së fortë.

Sipas Grupit Ndërkombëtar të Studimit të Bakrit, kapaciteti i shkrirjes së bakrit në Kinë do të rritet me 45% të tjera deri në vitin 2027, duke përbërë 61% të impianteve të reja që priten të veprojnë në mbarë botën në këtë periudhë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat