Mjetet rrugore, 26.7% më shumë në dhjetë muaj - Rreth 20% e tyre, në pronësi të subjekteve. Pjesa tjetër, pronë e individëve

Të dhënat e publikuara nga DPSHTRR, për periudhën Janar-Tetor 2023, reflektojnë një rritje të numrit total të mjeteve të regjistruara për herë të parë. Gjatë vitit 2023 në Shqipëri janë regjistruar 63,345 mjete gjithsej, ku 84% e tyre janë autovetura. Krahasimisht me të njëjtën periudhë të vitit 2022, ku u regjistruan për herë të parë 49,976 mjete gjithsej, rritja konstatohet me 26.7%.
'Scan Intel' i ka analizuar këto të dhëna për të identifikuar mjetet sipas tipit të pronarit, ku rezulton se 19.8% e mjeteve të regjistrura janë në pronësi të subjekteve dhe 80.2% e tyre janë në pronësi të individëve.
Në vlerë absolute themi se për 10,585 mjete janë pronarë subjektet dhe për pjesën dërrmuese, përkatësisht për 42,811 mjete të tjera, janë pronarë individët. E njejta shpërndarje hasej edhe një vit më parë, ku peshën më të madhe e zënë mjetet e regjistruara në emër të individëve.
Gjithashtu, në analizë janë marrë edhe shtetet e origjinës së këtyre mjeteve ku rezulton se 'furnizuesi kryesor' ka qenë Italia, duke kryesuar listën me 13,501 mjete të eksportuara në vendin tonë. Në renditje ndjek Gjermania me 13,469 mjete. Këto shtete kanë qenë të parat në listë edhe ne vitin 2022.
Në Shqipëri kanë një përdorim të gjerë edhe mjetet që vijnë edhe nga shtetet si Zvicra, Koreja dhe Kina. Ndërkohë, në fund renditen mjetet me origjinë Holandeze dhe Austriake, ku në Shqipëri janë 680 mjete dhe 709 mjete përkatësisht.
Vlen për t'u theksuar se tregu i automjeteve është i zhvilluar dhe se origjina e mjeteve në Shqipëri përfaqësohet nga 71 shtete partnere dhe bashkëpunes në transaksionet e blerjes dhe shitjes së tyre.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Pensionet private, hyn në fuqi ligji i ri - Risitë/Lehtësi fiskale për anëtarët dhe forma të reja të fondeve
Ligji i ri për “Për fondet e pensionit privat”, që synon mbrojtjen e interesave të anëtarëve të fondit, si edhe nxitjen e pjesëmarrjes në këtë skemë ka hyrë në......

“90 milionë euro fonde shtesë për bujqësinë” - KASH: Të rritet buxheti! Ja rreziqet që vijnë nga nënfinancimi
Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar ka vërejtje dhe pakënaqësi për buxhetin e akorduar për sektorin bujqësor vitin e ardhshëm për shkak të reduktimit të fondeve......

Turqia rifiton gradualisht besueshmërinë e saj në tregje - Emetimi i dytë i suksesshëm i obligacioneve të dollarit në shtatë muaj
Investitorët po rikthehen në Turqi, vend të cilin e kishin braktisur vitet e fundit për shkak të politikave të paparashikueshme të presidentit erdogan. Gati......

Rumania rrit pensionet me 40% - E njëjta shumë për personat që kanë bërë të njëjtën punë
Pensionet në Rumani do të rriten në shtator 2024 me një mesatare prej 40%. Faza e parë parashikon indeksimin e pesë milionë pensioneve në janar me 13.8 %,......

Venecia e vogël e Gjermanisë - Qyteti Esslingen ka ruajtur pamjen aktuale që nga shekulli XIII
Edhe pse është i famshëm për panairin e Krishtlindjeve, ky qytet gjerman është një ide e mrekullueshme për turistët në muajt e ngrohtë të vitit, kur në......

Punonjësit nuk pranojnë të dorëhiqen! - Stresi më i madh për Drejtorët Ekzekutivë
Tregu i punës po ndryshon sërish dhe kompanitë po përballen me një problem të paimagjinueshëm në epokën e njohur si “Dorëheqja e Madhe”. Tani të paktë janë ata......

Nafta, e qëndrueshme në mbi 80 USD - Por, pritet të publikojë humbje për të tretën javë me radhë
Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje për të tretën javë me radhë, për shkak se janë larguar shqetësimet se......

Dollari, fitime javore prej 0.8% - Mbështetet nga rritja e mundësive për shtrëngimin e politikës monetare
Dollari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, si pasojë e komenteve të bëra nga shefi i Rezervës......