Nafta, e qëndrueshme në mbi 80 USD - Por, pritet të publikojë humbje për të tretën javë me radhë

Nafta po qëndron në rritje edhe në sesionin e sotëm, por pritet të publikojë humbje për të tretën javë me radhë, për shkak se janë larguar shqetësimet se furnizimi i tregut mund të përballët me një çrregullim, si pasojë e konfliktit mes Izraelit dhe Hamasit. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në mbi 80 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi. Ndërsa, përgjatë kësaj jave të dyja kontratat kanë rënë me rreth 5%.
Tre javë me radhë në rënie janë seria më e gjatë e humbjeve që nga rënia 4-javore në prill dhe maj të këtij viti. Analistët shprehen se kërcënimi i ndërprerjeve të furnizimeve nga Lindja e Mesme vazhdon të zbehet. Kërcënimi mbetet i izoluar brenda Gazës, pavarësisht shqetësimeve se konflikti mund të përshkallëzohej sepse vendet arabe gjithmonë e më shumë po protestojnë kundër Izraelit.
Shtëpia e Bardhë tha të enjten se Izraeli kishte rënë dakord të ndalonte operacionet ushtarake në pjesë të Gazës veriore për katër orë në ditë, megjithëse nuk kishte asnjë shenjë për një ndërprerje të plotë. Por, në anën tjetër po rriten shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës, sidomos nga Kina, që është importuesja më e madhe e naftës në botë. Të dhënat e dobëta ekonomike në Kinë, që u publikuan gjatë kësaj jave, rritën shqetësimet për rënien e kërkesës.
Për më tepër, rafineritë në Kinë, që janë blerësit më të mëdhenj të naftës bruto nga Arabia Saudite, kërkuan më pak furnizim nga ky vend për dhjetorin. Megjithatë, analistët e CitiBank deklaruan se presin që presioni në rënie të lehtësohet dhe çmimet të rimëkëmben nga niveli më i ulët që nga korriku, që ndodhën aktualisht.
SCAN
Sondazh

Dollari, fitime javore prej 0.8% - Mbështetet nga rritja e mundësive për shtrëngimin e politikës monetare
Dollari po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara një ditë më parë, si pasojë e komenteve të bëra nga shefi i Rezervës......

Ethereum ngjitet në mbi 2,000 - BlackRock mund të aplikojë edhe për një ETF në ethereum
Tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së mundësive se shumë shpejt autoritetet në Shtetet e......

Ky vend po shqyrton një taksë për biletat e avionit që do të financojë energjinë e gjelbër!
Qeveria e Danimarkës propozoi vendosjen e një takse mesatare prej 100 korona daneze (14,35 dollarë) për udhëtimet ajrore për të ndihmuar në financimin e një......

Kina ka një vizion gjithëpërfshirës për të riformuar botën dhe vendet po dëgjojnë!
Xi Jinping ka një plan për mënyrën se si duhet të funksionojë bota, dhe një vit në mandatin e tij të tretë si lider kinez, që thyen normat, ai po përshkallëzon......

Shpyllëzimi i Amazonës arrin mbi 20% duke kapur nivelet më të ulëta në 5 vjet!
Shpyllëzimi në Amazonën e Brazilit ra me 22.3% në 12 muajt deri në korrik, treguan të enjten të dhënat e qeverisë, ndërsa Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva......

Si do të jetë moti këtë fundjavë? – SHMU: Kushte të paqëndrueshme atmosferike dhe masa ajrore të lagështa e të ftohta!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të......

Shtrenjtimi i banesave, eksperti: Qeraja më me leverdi - Orgest Beti: Për kushtet e tregut zgjidhja ideale është qeraja
Të blejmë një shtëpi të re apo të jetojmë me qera. Duket se tregu po i zvogëlon së shumti pikëpyetjet e kësaj dileme. Për ekspertët financiarë çmimet e larta......

Cilat vende europiane shpenzojnë më shumë para për kujdesin shëndetësor?
Sistemet shëndetësore të vendeve me të ardhura më të larta në botë janë nën presion të madh financiar, sipas një raporti të ri nga Organizata për Bashkëpunim......