Bota Postuar më 12 Nëntor 2023, 10:01

Ethereum ngjitet në mbi 2,000 - BlackRock mund të aplikojë edhe për një ETF në ethereum

Nga SCAN TV
Ethereum ngjitet në mbi 2,000 - BlackRock mund të aplikojë edhe

Tregu i kriptomonedhave ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së mundësive se shumë shpejt autoritetet në Shtetet e Bashkuara do të miratojnë aplikacionet ETF në bitcoin.

Përveç bitcoin që është ngjitur në mbi 37,000 dollarë, edhe ethereum ka tejkaluar nivelin teknik të 2,000 dollarëve për herë të parë që nga prilli, për shkak se BlackRock ka ndërmarrë hapat fillestare për të pasur një ETF edhe në ethereum. Në sesionin e sotëm, ethereum po qëndron në rritje me mbi 2.6%, pas fitimeve prej mbi 7% të realizuara në sesionin e kaluar dhe po tregtohet në rreth 2,080 dollarë.

Ndërsa bitcoin po tregtohet në rreth 37,100 dollarë, niveli më i lartë që nga maji i vitit 2022. Faqja e internetit për Divizionin e Korporatave të Delaëare tregoi se një aplikacion “iShares Ethereum Trust” u regjistrua të enjten. Një njoftim i ngjashëm për “iShares Bitcoin Trust” erdhi më 8 qershor, një javë përpara se BlackRock të bënte aplikimin zyrtar për një ETF në bitcoin. Gjatë vitit të kaluar, tregjet e kriptomonedhave kanë qenë në kërkim të një katalizatori mes shumë lajmeve të këqija.

Nëse një miratim i ETF-ve do të vijë së shpejti, mund të shohim një rritje tjetër të madhe të këtij tregu. Ndërkohë, në tregun e aksionet, ofruesi i shërbimeve të kriptomonedhave, Coinbase, dhe kompania Microstrategy fituan përkatësisht 6% dhe 5% të vlerës. Mes gjeneruesve të bitcoin ose “minatorëve”, Marathon Digital u rrit me 11%, në rreth 9.5 dollarë për aksion. Githashtu, Marathon raportoi fitime tremujore më të mira se parashikimet e analistëve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat