Shqipëria Postuar më 10 Nëntor 2023, 14:10

Si e “sheh” BE ekonominë e Shqipërisë? - Raporti/ Progres në luftën kundër pastrimit të parave

Nga SCAN TV
Si e “sheh” BE ekonominë e Shqipërisë? - Raporti/

Komisioni Evropian në raportprogresin e publikuar për Shqipërinë së fundmi, vlerëson se sa i takon “Kriterit Ekonomik”, vendi ka avancuar nga vlerësimi i mëparshëm “i përgatitur në mënyrë të moderuar” në vlerësimin “një nivel i moderuar dhe i mirë përgatitjeje”.

Sipas dokumentit,  “Raporti i borxhit publik ra nën nivelin para krizës së vitit 2019. Reformat kanë nisur për të përmirësuar planifikimin dhe ekzekutimin e shpenzimeve dhe investimeve, si edhe monitorimi i rreziqeve fiskale ka vijuar të përmirësohet”. Gjithashtu, vlerësohen me avancim të moderuar kapitujt që i takojnë të  drejtës së pronësisë intelektuale dhe politikave sociale e punësimit.

Nga ana tjetër, Komisioni Europian vlerëson se është arritur progres në zbatimin e rekomandimeve të MONEYVAL dhe Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF), ku si rrjedhojë Shqipëria doli nga lista gri në tetor 2023.  Sa i përket kritereve ekonomike, KE vlerëson në raport se Shqipëria ka një nivel midis mesatares dhe nivelit të mirë të përgatitjes në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale dhe ka bërë përparim në adresimin e rekomandimeve të vitit të fundit.

“Ekonomia tregoi qëndrueshmëri dhe rritja e PBB-së mbeti e fortë gjatë 2022, pavarësisht pasojave ekonomike nga lufta e Rusisë. Shqipëria ka nivel përgatitjeje për të përballuar presionin konkurrues dhe forcat e tregut brenda BE-së, si dhe ka bërë disa përparime në reformat strukturore në tregun e energjisë, transportit, infrastrukturës, dhe digjitalizimin e ekonomisë”, thuhet në raport.

Komisioni vëren se Shqipëria ka arritur një nivel mesatar përgatitjeje në shumë fusha që lidhen me konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse, përkatësisht taksat, politikat e sipërmarrjeve dhe industrisë, politikat sociale dhe punësimin, arsimin dhe kulturën, si dhe doganat.  Ndërsa sugjerohet të intensifikohen përpjekjet e mëtejshme në luftën kundër korrupsionit.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat