Huatë me probleme i rikthehen rënies - Zbresin në 5.24% gjatë shtatorit, pasi prekën nivelin më të lartë në gusht
Treguesi i huave me probleme regjistroi rënie të lehtë në muajin shtator, pasi preku nivelin më të lartë vjetor gjatë gushtit. Të dhënat më të fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se një ndër treguesit më të rëndësishëm të shëndetit financiar bankar, zbriti në nivelin 5,24% në muajin e nëntë të vitit, pasi shënoi 5,3% në gusht.
Treguesi vijon të mbetet pranë niveleve rekord minimale, por pak mbi nivelin e arritur në dhjetor të vitit 2022, pranë 5%, që ishte edhe niveli më i ulët që prej vitit 2008.
Viti 2023 nisi me rritje të treguesit dhe luhatje të hërë pas hershme, por duke mos rrezikuar asnjëherë kapërcime domëthënëse. Kriza e çmimeve, e bashkuar tashmë me krizën e zhvlerësimit të euros, sidomos për bizneset përbën një kërcënim serioz për likuiditetin e huamarrësve, qofshin familjarë, qofshin biznese. Por, mesa tregojnë shifrat, aftësia paguese e tyre nuk është kërcënuar nga këto zhvillime.
Nga ana tjetër, ritmi i kreditimit, si për sektorin privat, ashtu edhe për individët po vazhdon, duke treguar se sektori bankar është mjaftueshëm i shëndetshëm për të shërbyer si një shtyllë e rëndësishme për ekonominë e vendit.
Ndërkohë, rritja e normës së interesit për lekun në 3,25% pak ditë më parë, është një sinjal i rëndësishëm në këtë drejtim. Ky tregues I shtohet pritshmërive të bankave tregtare për tremujorin e fundit të vitit, të cilat presin që kushtet e ofertës për kredi të mos ndryshojnë për bizneset, por të shtrëngohen për individët. Të dy këta faktorë do të sjellin vështirësi në pagesa për huamarrësit, duke ndikuar direkt në rritjen e kredive me problem për muajt në vijim.
Huatë me probleme nisën një trajektore të rrezikshme rritje pas krizës financiare globale që goditi Botën dhe Europën në veçanti, për të kulmuar në 25% të totalit të kredive në vitin 2015 në vendin tonë, duke u kthyer në një kërcënim për sektorin bankar dhe ekonominë në tërësi, si dhe duke e vendosur Shqipërinë të parën në rajon në këtë drejtim.
Dorian Koça/SCAN

Si një sulm tronditi bankën më të madhe në botë për orë të tëra!
Njësia amerikane e Bankës Industriale dhe Tregtare të Kinës ishte goditur nga një sulm kibernetik, duke e detyruar atë të tregtonte përmes një shkopi UBS.......

Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar sheh rritje të qëndrueshme ndërsa inflacioni vijon të ‘zvarritet’!
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) real mujor i Mbretërisë së Bashkuar vlerësohet të ketë pësuar një rritje modeste prej 0.2% në shtator 2023, sipas të dhënave......

Mbi 60 vende mbështesin marrëveshjen për të trefishuar energjinë e rinovueshme këtë dekadë!
Më shumë se 60 vende kanë thënë se mbështesin një marrëveshje të udhëhequr nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të......

Italia, në alarm për cilësinë e vajit të ullirit - Përzierjet me vajra të tjerë, të pakontrolluara
Sirena alarmi për shitjet e vajit të ullirit dhe mbi të gjitha mbi të ashtuquajturat produkte zëvendësuese në Itali. “Gropa” e krijuar nga reduktimi i......

Konferenca për Lehtësimin e Tregtisë në BP nxit zhvillimin ekonomik rajonal!
Konferenca mbi Lehtësimin e Tregtisë në Ballkanin Perëndimor, e mbajtur në Tiranë më 8-9 nëntor, shënonte një hap të rëndësishëm drejt intensifikimit të......

Në Google punohet më shumë se 8 orë në ditë - Por, punonjësit mund të kërkojnë orare më fleksibël në varësi të rolit që kanë
Kur një punonjës i Google pyeti kompaninë nëse mund të punonte më pak orë në ditë, një përfaqësues i burimeve njerëzore u përgjigj duke thënë se punonjësi......

“Tkurren” rezervat globale të hekurit - Goldman Sachs parashikon rritje të çmimit me mbi 20%
Tregu i mineralit të hekurit po regjistron një mungesë për pjesën tjetër të vitit për shkak të nivelit të ulët të rezervave dhe rënies së prodhimit, sipas......

Jetëgjatësia: Cilët europianë po jetojnë më gjatë?
Jetëgjatësia në BE pritet të bëhet një pikë kyçe e politikës ndërsa kontinenti lufton me një popullsi të plakur. Jetëgjatësia mesatare e një europiani në......