Një instrument i ri në treg - Tafa: Portofoli i aktiveve në obligacionet e mbuluara u jep investitorëve siguri të dyfishtë

Një instrument i ri financiar pritet të emetohet së shpejti në tregun shqiptar të kapitaleve. Obligacionet e mbuluara dallojnë nga instrumentet e tjera financiare, sepse përfshijnë një portofol aktivesh, të cilat përdoren për të mbështetur këtë instrument ndaj risqeve të ndryshme financiare që mund të parashtrohen në tregun e kapitaleve.
Kështu është shprehur pedagogia Besarta Tafa në një intervistë në Televizionin Scan, teksa theksoi se kjo i jep një siguri të dyfishtë investitorëve.
“Një portofol aktivesh financiare, të cilat mbahen më vete në llogarinë e bankës dhe kjo i ofron investitorit një siguri të dyfishtë. Së pari, investitori ka të drejtë që të marrë vlerën e kthimit nga ky investim, së pari nga banka e cila ka emetuar dhe së dyti, nëse banka ka problem në kthimin e këtij lloji investimi, atëherë është pikërisht ky fondi i aktiveve, i cili mbahet ekskluzivisht vetëm për instrumentin financiar, dhe investitori ka përparësi preferenciale mbi elementet e tjerë për të marrë nga ky lloj fondi”, tha pedagogia.
Sipas saj, ndryshimi kryesor është mënyra se si do të operojë ky obligacion, pra mbështetja që ka me fondin e aktiveve financiare.
“Nga pikëpamja e investitorit është e njëjta formë investimi: investitori vendos lekët, banka bën emetimin. Ajo që e mbështet më tepër dhe e bën më atraktiv këtë lloj investimi është pikërisht portofoli i aktiveve që është i specifikuar vetëm për këtë lloj instrumenti”, theksoi ajo.
I gjithë ky proces do të kalojë në mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë, si dhe të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Intervista e plotë
Obligacioni i mbuluar është një instrument borxhi, i emetuar nga një institucion kredidhënës, në rastin e Shqipërisë kryesisht bankat, i cili mbështetet nga një grup aksionesh dhe aktive afatgjata financiare, të cilat mbahen në bilancin e bankës në mënyrë të veçuar nga aktivet e tjera financiare.
Në parim është një lloj instrumenti, njësoj si instrumentet e tjera financiare. Ajo që e dallon borxhin e mbuluar është pikërisht ky portofol i aktiveve, të cilat përdoren për të mbështetur këtë instrument ndaj risqeve të ndryshme financiare që mund të parashtrohen në tregun e kapitaleve.
Atëherë, projektligji parashtron infrastrukturën ligjore, të mënyrë se si do të funksionojë ky lloj instrumenti. Ka disa elemente të cilat e mbështesin dhe e bëjnë këtë instrument më të sigurt sesa obligacionet normale, të emetuara qoftë nga bankat, qoftë nga shteti.
Së pari, është një portofol aktivesh financiare, të cilat mbahen më vete në llogarinë e bankës dhe kjo i ofron investitorit një siguri të dyfishtë. Së pari, investitori ka të drejtë që të marrë vlerën e kthimit nga ky investim, së pari nga banka e cila ka emetuar dhe së dyti, nëse banka ka problem në kthimin e këtij lloji investimi, atëherë është pikërisht ky fondi i aktiveve, i cili mbahet ekskluzivisht vetëm për instrumentin financiar, dhe investitori ka përparësi preferenciale mbi elementet e tjerë për të marrë nga ky lloj fondi.
Së dyti, ka një element sigurie i cili parashtron një normë prej 5% mbi vlerën e obligacionit. Që do të thotë, nëse banka emëton një vlerë borxhi prej, le të themi 100,000 euro, së paku vlera e aktiveve të cilat do të mbahen më vete për këtë obligacion duhet të jetë 105,000. Kjo për t’u mbrojtur nga risku i uljes së vlerës së aktiveve afatgjata, nga risqe të tjera të mospërmbushjes nga ky lloj aktivi, ose nga risqe të tjera të tregut të kapitaleve.
Një tjetër element shtesë sigurie që parashtron ligji është rezerva e likuiditetit për 180 ditë. Që do të thotë, pavarësisht se vlera e aktivit mbështetës mund të jetë e barabartë ose më e madhe se vlera e instrumentit të borxhit të emetuar, kjo nuk do të thotë që e gjithë kjo vlerë mund të kthehet në likuiditet në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Prandaj, ligji parashtron që së paku likuiditeti të jetë i gjendshëm në institucionin emetues për 180 ditë, që do të thotë bilanci i pagesave dhe arkëtimeve të bankës nga ky lloj instrumenti duhet të jetë pozitiv për së paku 180 ditë, në mënyrë që të bëjë të mundur mbulimin e kthimit nga ky lloj investimi për investitorin.
Një element tjetër shtesë që jep siguri nga ky lloj instrument investimi është dhe kontrolli i jashtëm. Pra, nuk mjafton që banka emetuese, të thotë që ka një fond me këtë lloj vlere, por këto aktive do të vlerësohen nga një grup i jashtëm auditues, i cili do të përcaktojë vlerën reale të këtyre aktiveve mbështetëse.
Dhe e fundit, por më e rëndësishmja, është që i gjithë ky proces do të kalojë në mbikëqyrjen e Bankës së Shqipërisë, si dhe të AMF-së. Janë dy nivele të ndryshme: Banka e Shqipërisë kontrollon instrumentin, i cili është obligacioni, dhe mënyrën e funksionimit të tij, në mënyrë që të parashtrojë çdo lloj risku që mund të lidhet me institucionin emetues. Nga ana tjetër, AMF është ajo e cila do të bëjë kontrollin e të gjithë programit të emetimit të këtij lloj instrumenti dhe mënyrën se si ky instrument mund të funksionojë në tregun e kapitalit. Të dyja këto lloj kontrollesh sigurojnë një mbështetje më të fortë për investitorin dhe nga ana tjetër mundësojnë minimizimin e riskut.
Por, pavarësisht të gjitha këtyre elementeve siguruese, nuk mund të thoshim që ky lloj investimi është pa risk fare, për aq kohë sa operojmë në një treg kapitali, patjetër që të gjitha risqet që lidhen me instrumentet e borxhit janë të pranishme edhe në këtë lloj instrumenti.
Avantazhi kryesor është pikërisht siguria e shtuar, ose dyfish që përmenda. Së pari, sepse ka kontroll nga institucioni i AMF-së dhe të Bankës së Shqipërisë. Dhe së dyti, sepse kyportofoli i aktiveve mbahet më vete në bilancin e bankës dhe investitori ka të drejtë preferenciale që nëse banka nuk i paguan, atëherë ai të marrë nga kthimet e këtyre aseteve financiare.
Gjithashtu, e rëndësishme është që tregu sekondar të funksionojë siç duhet. Pavarësisht se ekziston tregu i shitblerjes së obligacioneve në Shqipëri, ai nuk është aq aktiv sa duhej të ishte, dhe që investitorët shqiptarë të kenë të njëjtën qasje dhe akses njësoj me investitorët le të themi evropianë, atëherë do të duhet që ky treg të jetë sa më i strukturuar dhe sa më aktiv, në mënyrë që të ketë një shitblerje të lirshme të këtyre titujve financiarë.
Ndryshimi në strukturë nuk është domethënës, por ndryshimi kryesor është mënyra se si do të operojë ky obligacion. Pra, mbështetja që ka me pull-in e aktiveve financiare. Nga pikëpamja e investitorit është e njëjta formë investimi: investitori vendos lekët, banka bën emetimin. Ajo që e mbështet më tepër dhe e bën më atraktiv këtë lloj investimi është pikërisht portofoli i aktiveve që është i specifikuar vetëm për këtë lloj instrumenti.
Nga ana tjetër, nuk mund të themi që është një instrument i ri në treg. Tregu financiar global e njeh dhe është i konsoliduar si instrument, por në Shqipëri është një instrument i cili futet për herë të parë. Dhe nuk mund të thejmi që me vendosjen e ligjit, ky emetim do të jetë i drejtpërdrejtë dhe çdo qytetar do të ketë një akses të drejtpërdrejtë në investimin në këtë lloj instrumenti financiar.
Por projektligji parashtron, së pari, kuadrin ligjor të funksionimit të këtij lloj instrumenti. Pastaj mënyra e menaxhimit, mënyra e operimit do të varet shumë: së pari, nga banka emetuese; së dyti, nga miratimi që AMF do t'i bëjë kuadrit të programit të këtij lloj instrumenti; dhe gjithashtu varet nga kushtet e emetimit. Së pari, flasim për vlerën minimale të investimit, për normën e kthimit që do ta shoqërojë këtë lloj investimi, për risqet e ndryshme që thamë që shfaqen në tregun e kapitaleve, gjithashtu edhe për maturimin e këtij lloji investimi.
Është shumë i vlefshëm në tregun shqiptar, sepse përbën një instrument të ri dhe jep një vlerë të shtuar për operacionet financiare, duke mundësuar që investitorët të diversifikojnë portofolin e tyre, në këtë mënyrë duke minimizuar edhe risqet financiare.
Risqet janë të shumanshme. Kemi riskun e kreditit, që do të thotë se investitorët ose kredimarrësit të cilët lidhen me aktivin afatgjatë mund të mos kenë mundësi ripaguese, dhe kjo përbën një risk për komplet portofolin e aktiveve afatgjata që mbështesin këtë lloj investimi. Kemi riskun e likuiditetit. Gjithashtu kemi riskun e normës së interesit, pasi është risku kryesor që funksionon në tregjet e kapitaleve dhe normës së këmbimit, pasi kemi parë dhe ndryshime shmëri në normat e këmbimit të monedhave në këtë aksion.
Maturimi do të varet nga institucioni emetues, që në këtë rast është banka ose një institucion tjetër kredidhënës. Dhe varet dhe nga nga kushtet e tregut. Por, në momentin që banka do të dalë me një emetim të tillë, normalisht duhet të parashtrojë programin e mënyrës së emetimit të këtij lloj me instrumenti, dhe pastaj ky program duhet të të aprovohet nga AMF, dhe vetëm pas aprovimit të AMF-së duhet të parashikohen kushtet e tjera, të cilat lidhen tërësisht me tregun e kapitalit dhe me se cilat investitorët për t'u futur në këtë lloj investimi.
Shqipëria me ndarje të re? - Prezantohet drafti i reformës administrativo-teritoriale. Opozita kërkon tërheqjen e tij
Drafti për ndarjen e re të Shqipërisë ku propozohet shkrirja e 15 bashkive dhe reduktimi i numrit të tyre në 46, është prezantuar në Komisionin Parlamentar......
Ligji i Faljes, 815 raste përfituese - Mbi 1.1 miliardë lekë detyrime, penalitete dhe kamatëvonesa janë falur
Administrata Doganore njofton se Ligji i Faljes vijon të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026, duke u dhënë bizneseve dhe subjekteve debitore mundësinë të......
Kodi i e-Albania vjen në Viber dhe WhatsApp - AKSHI: Shërbimi i ri nis nga 1 tetori për qytetarët
Nga 1 tetori, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp. Njoftimi është......
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?
Sa ndryshon buxheti i një familjeje kur ka fëmijë dhe në cilin qark të Shqipërisë është më e madhe kjo diferencë? Përgjigjja nuk është Tirana, siç mund të......
Konsumatori shtrëngon kuletën - A po zhduket blerësi i klasës së mesme?
Për dekada, konsumatori i klasës së mesme ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë globale. Ai nuk blen vetëm atë që i nevojitet, por edhe atë që i......
Pensioni privat, 3 vite pritje - Eksperti për projektligjin: Duhet të ketë më shumë informacion për të drejtat e punëmarrësve
Në fondet e pensionit privat me pjesëmarrje të mbyllur, periudha që duhet të kalojë që punëmarrësi të fitojë të drejtën mbi kontributet e paguara nga......
Arabia “shkund” naftën - Ndryshon drejtimi i tregut botëror
Arabia Saudite po ndryshon sërish drejtimin e tregut botëror të naftës. Pas javësh tensionesh dhe frike për furnizimin nga Lindja e Mesme, rikthimi gradual i......
Emigrantët, jashtë BE-së? - Gjermania, Greqia dhe 3 vende të tjera kërkojnë “qendra kthimi”
Europa po përgatit një model të ri për kthimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin e Bashkimit Europian. Pesë vende, Gjermania,......

