Gratë, më pak të paguara - Hendeku gjinor në punësim edhe në bizneset familjare “vullnetare”

Pavarësisht se gratë janë më të arsimuara, ato punojnë më pak në krahasim me burrat. Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT tregojnë se hendeku gjinor në vendin tonë vijon të jetë i madh. Ekspertja e punësimit, Gertjana Hasalla shprehet se kjo lidhet me stereotipet që vijojnë të jenë prezente, ku përgjithësisht gratë zgjedhin profile të cilat nuk ofrojnë paga të larta.
“Shumë vajza dhe gra kanë zgjedhur të shkojnë në arsim të lartë, të marrin një diplomë, porn ë krahasim me burrat shumë pak prej tyre punojnë, ose angazhohen në punë të cilat nuk paguhen shumë. Kjo ka të bëjë edhe me stereotipet gjinore që janë të futura tek ne që në fëmijëri. Në sensin që gratë mund të zgjedhin punë të cilat janë të lidhura ose me shkencat sociale, mësuesinë, pra punë të cilat nuk paguajnë shumë para. Ndërsa burrat kanë tendencën që të zgjedhin profesione të cilat janë më fitimprurëse. Pra, ka gjithmonë një element social, edhe çështja e punësimit, edhe fakti që gratë paguhen më pak sot për sot në Shqipëri”, thotë Hasalla.
Edhe shifra e grave që punojnë në bizneset familjare dhe nuk paguhen, sipas Hasallës është një tjetër e dhënë shqetësuese.
“Një tjetër e dhënë interesante që doli është fakti që gratë dhe vajzat punojnë në bizneset familjare, por nuk paguhen. Parimisht, kur mendon për këtë thua që po kontribuojnë në ekonominë familjare. Por kjo përqindje nuk është e njëjtë me burrat dhe nuk janë burrat ata që nuk paguhen në këto raste. Pra, në të ardhmen, kur një grua të dalë në pension, do të ketë më pak vite të siguruara dhe do të marrë një pension më të ulët. Kjo ndikon në varfërinë e grave dhe vajzave”, thekson ekspertja.
Gjithashtu, në vendin tonë barra e punës së papaguar bie kryesisht mbi gratë, të cilat, përveç punës jashtë shtëpisë, marrin përsipër pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë dhe kujdesit për familjen.
Një instrument i ri në treg - Tafa: Portofoli i aktiveve në obligacionet e mbuluara u jep investitorëve siguri të dyfishtë
Një instrument i ri financiar pritet të emetohet së shpejti në tregun shqiptar të kapitaleve. Obligacionet e mbuluara dallojnë nga instrumentet e tjera......
Shqipëria me ndarje të re? - Prezantohet drafti i reformës administrativo-teritoriale. Opozita kërkon tërheqjen e tij
Drafti për ndarjen e re të Shqipërisë ku propozohet shkrirja e 15 bashkive dhe reduktimi i numrit të tyre në 46, është prezantuar në Komisionin Parlamentar......
Ligji i Faljes, 815 raste përfituese - Mbi 1.1 miliardë lekë detyrime, penalitete dhe kamatëvonesa janë falur
Administrata Doganore njofton se Ligji i Faljes vijon të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2026, duke u dhënë bizneseve dhe subjekteve debitore mundësinë të......
Kodi i e-Albania vjen në Viber dhe WhatsApp - AKSHI: Shërbimi i ri nis nga 1 tetori për qytetarët
Nga 1 tetori, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp. Njoftimi është......
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?
Sa ndryshon buxheti i një familjeje kur ka fëmijë dhe në cilin qark të Shqipërisë është më e madhe kjo diferencë? Përgjigjja nuk është Tirana, siç mund të......
Konsumatori shtrëngon kuletën - A po zhduket blerësi i klasës së mesme?
Për dekada, konsumatori i klasës së mesme ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë globale. Ai nuk blen vetëm atë që i nevojitet, por edhe atë që i......
Pensioni privat, 3 vite pritje - Eksperti për projektligjin: Duhet të ketë më shumë informacion për të drejtat e punëmarrësve
Në fondet e pensionit privat me pjesëmarrje të mbyllur, periudha që duhet të kalojë që punëmarrësi të fitojë të drejtën mbi kontributet e paguara nga......
Arabia “shkund” naftën - Ndryshon drejtimi i tregut botëror
Arabia Saudite po ndryshon sërish drejtimin e tregut botëror të naftës. Pas javësh tensionesh dhe frike për furnizimin nga Lindja e Mesme, rikthimi gradual i......

