Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?

Sa ndryshon buxheti i një familjeje kur ka fëmijë dhe në cilin qark të Shqipërisë është më e madhe kjo diferencë? Përgjigjja nuk është Tirana, siç mund të mendohej, por Gjirokastra. Të dhënat e INSTAT-it mbi konsumin e familjeve tregojnë se shpenzimet mesatare mujore të çifteve me fëmijë ndryshojnë ndjeshëm nga ato të çifteve pa fëmijë, por jo njësoj në të gjithë vendin.
Në Gjirokastër, një çift pa fëmijë shpenzonte mesatarisht rreth 69 mijë lekë në muaj gjatë vitit 2024, ndërsa një çift me fëmijë 108 mijë lekë. Diferenca arrin në rreth 39 mijë lekë, ose rreth 56% më shumë, duke e vendosur Gjirokastrën në krye të qarqeve për këtë tregues.
Pas saj renditet Durrësi, ku çiftet me fëmijë shpenzonin 108 mijë lekë në muaj, kundrejt 72 mijë lekëve për çiftet pa fëmijë. Diferenca prej 36 mijë lekësh është e dyta më e lartë në vend. Berati zë vendin e tretë, me 31 mijë lekë më shumë shpenzime mujore për çiftet me fëmijë.
Ndërkohë, Tirana paraqet një panoramë tjetër. Kryeqyteti ka shpenzimet më të larta në vlerë absolute për çiftet me fëmijë, të cilat arrijnë në 120 mijë lekë në muaj. Megjithatë, diferenca me çiftet pa fëmijë, që shpenzojnë 92 mijë lekë, është rreth 27 mijë lekë, më e vogël se në Gjirokastër, Durrës dhe Berat.
Në skajin tjetër qëndron Dibra, ku regjistrohet diferenca më e ulët, prej vetëm 11 mijë lekësh. Çiftet pa fëmijë shpenzonin mesatarisht 62 mijë lekë në muaj, ndërsa ato me fëmijë 73 mijë lekë. Edhe në Kukës dhe Korçë diferencat janë relativisht të ulëta, përkatësisht 16 mijë lekë secila.
Në nivel kombëtar, çiftet me fëmijë shpenzonin mesatarisht 106 mijë lekë në muaj, kundrejt 79 mijë lekëve për çiftet pa fëmijë, një diferencë prej 27 mijë lekësh.
Megjithatë, kjo diferencë nuk përfaqëson koston e drejtpërdrejtë të rritjes së një fëmije. Të dhënat krahasojnë shpenzimet mesatare të dy kategorive familjare, pa i ndarë sipas numrit dhe moshës së fëmijëve apo nivelit të të ardhurave. Ato tregojnë se sa ndryshon konsumi familjar me praninë e fëmijëve dhe nxjerrin në pah dallime të konsiderueshme mes qarqeve.
Konsumatori shtrëngon kuletën - A po zhduket blerësi i klasës së mesme?
Për dekada, konsumatori i klasës së mesme ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë globale. Ai nuk blen vetëm atë që i nevojitet, por edhe atë që i......
Pensioni privat, 3 vite pritje - Eksperti për projektligjin: Duhet të ketë më shumë informacion për të drejtat e punëmarrësve
Në fondet e pensionit privat me pjesëmarrje të mbyllur, periudha që duhet të kalojë që punëmarrësi të fitojë të drejtën mbi kontributet e paguara nga......
Arabia “shkund” naftën - Ndryshon drejtimi i tregut botëror
Arabia Saudite po ndryshon sërish drejtimin e tregut botëror të naftës. Pas javësh tensionesh dhe frike për furnizimin nga Lindja e Mesme, rikthimi gradual i......
Emigrantët, jashtë BE-së? - Gjermania, Greqia dhe 3 vende të tjera kërkojnë “qendra kthimi”
Europa po përgatit një model të ri për kthimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin e Bashkimit Europian. Pesë vende, Gjermania,......
Imobiliarët, hendek formalizimi - Raporti: Konkurrenca e pandershme ushqen informalitetin
Sipas raportit të vrojtimit, tregu i ndërmjetësimit imobiliar paraqet një hendek mes pajtueshmërisë formale dhe informalitetit të perceptuar nga......
Gratë diplomohen më shumë- Por burrat vijojnë të dominojnë në tregun e punës
Të dhënat e publikuara nga INSTAT në publikimin “Gra dhe Burra” tregojnë ndryshimet, si në arsimim, ashtu edhe në pjesëmarrjen në tregun e punës. Në vitin......
Tatimet vijojnë rimbursimet e DIVA 2025 - Mbi 2 mijë individë përfitojnë 32.7 mln lekë pas korrigjimit të të dhënave bankare.
Administrata Tatimore bën të ditur se procesi i rimbursimit të tatimit të mbipaguar në kuadër të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave (DIVA 2025) po......
Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?
Përtej banesave për qëllime banimi, lejet e ndërtimit tregojnë edhe se çfarë lloj aktiviteti ekonomik po zgjerohet në secilin qark. Hotele, zyra, ndërtesa......

