Pensioni privat, 3 vite pritje - Eksperti për projektligjin: Duhet të ketë më shumë informacion për të drejtat e punëmarrësve

Në fondet e pensionit privat me pjesëmarrje të mbyllur, periudha që duhet të kalojë që punëmarrësi të fitojë të drejtën mbi kontributet e paguara nga punëdhënësi, do të shkurtohet me dy vjet.
Nëse një kompani paguan kontribute për pensionin privat të punonjësit dhe ai largohet nga puna pas 4 vitesh, sipas ndryshimit të propozuar, ai do ta ketë tashmë të fituar të drejtën mbi këto kontribute, pasi periudha e vesting-ut do të ulet nga 5 në 3 vjet.
Pra, pas 3 vitesh, kontributet e paguara nga punëdhënësi nuk mbeten më të kushtëzuara nga përmbushja e një periudhe 5-vjeçare. Të drejtat e fituara ruhen edhe në rast të përfundimit të marrëdhënies së punës.
“Kuadri ligjor që ka përcaktuar qeveria është në sajë të ligjit ekzistues dhe ka ardhur në kuadrin e përafrimit me direktivat e Bashkimit Evropian. Ai përmirëson disa aspekte të ligjit ekzistues. Te ky draft duhet të duhet të kemi parasysh që ligji përcakton kthimin e fondit të pensionit nga 5 vjet në 3 vjet. Këtu kemi përfitimet që janë kundrejt punëdhënësit dhe përfitimet e punëmarrësit. Por në aspektet e punëmarrësit duket që kemi një lloj informacioni më shterues dhe më informues qoftë nga qeveria, qoftë nga institucionet e përmirësimit ose e administrimit të fondit”, u shpreh eksperti Gjergji Tafa.
Sipas tij, fondet e pensionit privat janë më të konsoliduara në vendet perëndimore, teksa i kanë më të sistemuara kornizat ligjore dhe organizative se në Shqipëri.
“Janë fonde të cilat burimet financiare i kanë relativisht të larta, transparenca është më e madhe për çdo investitor të fondit, administrimi është më i organizuar, ku punonjësit ose e thënë ndryshe kontribuuesit, duhet t'i dinë të gjitha mekanizmat edhe të riskut, edhe të përfitueshmërisë, por edhe të detyrimeve. Duke qenë se ky është një investim privat, atëherë ekziston mundësia që edhe risku të jetë relativisht i lartë kundrejt këtyre institucioneve. Dhe për këtë arsye, qeveria i jep garanci qytetarëve të vet që të investojnë në këto fonde, të jenë sa më fitimprurëse, por ndërkohë edhe të dinë që niveli i riskut nuk është se është zero. Kanë nivelet e tyre riskut, por dhe përfitueshmëria është në nivele të kënaqshme”, tha ai.
Për një shqiptar që lëviz për punë në një vend të BE-së dhe anasjelltas do të ketë rregulla për ruajtjen, transferimin dhe pagesën e të drejtave të pensionit.
Arabia “shkund” naftën - Ndryshon drejtimi i tregut botëror
Arabia Saudite po ndryshon sërish drejtimin e tregut botëror të naftës. Pas javësh tensionesh dhe frike për furnizimin nga Lindja e Mesme, rikthimi gradual i......
Emigrantët, jashtë BE-së? - Gjermania, Greqia dhe 3 vende të tjera kërkojnë “qendra kthimi”
Europa po përgatit një model të ri për kthimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin e Bashkimit Europian. Pesë vende, Gjermania,......
Imobiliarët, hendek formalizimi - Raporti: Konkurrenca e pandershme ushqen informalitetin
Sipas raportit të vrojtimit, tregu i ndërmjetësimit imobiliar paraqet një hendek mes pajtueshmërisë formale dhe informalitetit të perceptuar nga......
Gratë diplomohen më shumë- Por burrat vijojnë të dominojnë në tregun e punës
Të dhënat e publikuara nga INSTAT në publikimin “Gra dhe Burra” tregojnë ndryshimet, si në arsimim, ashtu edhe në pjesëmarrjen në tregun e punës. Në vitin......
Tatimet vijojnë rimbursimet e DIVA 2025 - Mbi 2 mijë individë përfitojnë 32.7 mln lekë pas korrigjimit të të dhënave bankare.
Administrata Tatimore bën të ditur se procesi i rimbursimit të tatimit të mbipaguar në kuadër të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave (DIVA 2025) po......
Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?
Përtej banesave për qëllime banimi, lejet e ndërtimit tregojnë edhe se çfarë lloj aktiviteti ekonomik po zgjerohet në secilin qark. Hotele, zyra, ndërtesa......
Investim në agroturizëm - FSHZH, 205 mln lekë për fazën e tretë në “Ferma e Dijes” Korçë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur garën për fazën e tretë të projektit “Ferma e Dijes dhe Agroturizmit të Mollëve”, në Korçë. Fondi limit i parashikuar......
Greqia mbushet me të huaj - Turistët ndërkombëtarë dominojnë korrikun, mbi 5 mln mbërritje dhe 27.8 mln net-qëndrime
Turizmi grek vijoi rritjen gjatë korrikut 2026, me vizitorët e huaj që dhanë kontributin kryesor në këtë ecuri. Sipas të dhënave paraprake të Autoritetit......

