Emigrantët, jashtë BE-së? - Gjermania, Greqia dhe 3 vende të tjera kërkojnë “qendra kthimi”

Europa po përgatit një model të ri për kthimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin e Bashkimit Europian. Pesë vende, Gjermania, Greqia, Austria, Danimarka dhe Holanda po përshpejtojnë planet për ngritjen e të ashtuquajturave “qendra kthimi” në vende të treta, jashtë kufijve të BE-së.
Në këto qendra nuk parashikohet të dërgohen emigrantët që jetojnë apo punojnë ligjërisht në Europë. Modeli synon personat që nuk kanë më të drejtë qëndrimi në BE dhe ndaj të cilëve është marrë një vendim kthimi, përfshirë azilkërkuesit, kërkesat e të cilëve janë refuzuar. Në vend që të qëndrojnë brenda Unionit në pritje të largimit, ata mund të transferohen në një vend të tretë, prej nga do të organizohej kthimi drejt vendit të origjinës ose një zgjidhje tjetër e parashikuar nga marrëveshjet përkatëse.
Plani ka kaluar tashmë nga diskutimi politik drejt fazës konkrete. Në fillim të shtatorit, ministrat e pesë vendeve u takuan në Kopenhagë dhe ranë dakord mbi një model të përbashkët dhe parimet që duhet të ndiqen për krijimin e këtyre qendrave. Paralelisht kanë nisur kontaktet teknike me vende jashtë Bashkimit Europian që mund të pranojnë ngritjen e tyre, por shtetet me të cilat po negociohet nuk janë bërë ende zyrtarisht publike.
Objektivi është që marrëveshja me një ose më shumë vende partnere të arrihet sa më shpejt dhe transferimet e para drejt qendrave të kthimit të mund të nisin gjatë vitit 2027. Për funksionimin e tyre do të nevojiten marrëveshje që përcaktojnë jo vetëm se cilët persona mund të transferohen, por edhe kushtet e qëndrimit dhe përgjegjësitë e shteteve europiane dhe të vendit pritës.
Por tashmë është hapur edhe çështja se kush do ta paguajë faturën. Greqia kërkon që kostot të mos mbeten vetëm mbi shtetet që ndërmarrin nismën. Zëvendësministri i Jashtëm grek, Tasos Chatzivasileiou, deklaroi se buxheti i ardhshëm afatgjatë i Bashkimit Europian duhet të sigurojë burime edhe për zgjidhje të tilla të reja në politikën e migracionit. Sipas modelit aktual, shtetet që krijojnë qendrat pritet të mbulojnë financimin dhe mund t'u ofrojnë vendeve partnere edhe mbështetje apo forma të tjera bashkëpunimi.
Hapi i radhës pritet këtë fundjavë. Më 26 shtator, pesë vendet do të takohen përsëri në Mynih, në kuadër të një takimi ku pritet pjesëmarrja e 17 ministrave europianë dhe e Komisionerit europian për Migracionin, Magnus Brunner. Më pas, më 1 tetor, grupi pritet të vijojë diskutimet edhe me organizata ndërkombëtare.
Megjithatë, modeli mbetet i debatueshëm. Komisioneri për të Drejtat e Njeriut i Këshillit të Europës ka paralajmëruar pesë qeveritë se qendrat duhet të shoqërohen me garanci të forta ligjore, monitorim të pavarur dhe mekanizma që sigurojnë respektimin e të drejtave të personave të transferuar.
Nëse projekti realizohet, “return hubs” do të shënonin një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si Europa zbaton kthimet pasi një pjesë e personave me urdhër largimi nuk do të prisnin më brenda territorit të Bashkimit Europian, por në struktura të ngritura jashtë tij.
Imobiliarët, hendek formalizimi - Raporti: Konkurrenca e pandershme ushqen informalitetin
Sipas raportit të vrojtimit, tregu i ndërmjetësimit imobiliar paraqet një hendek mes pajtueshmërisë formale dhe informalitetit të perceptuar nga......
Gratë diplomohen më shumë- Por burrat vijojnë të dominojnë në tregun e punës
Të dhënat e publikuara nga INSTAT në publikimin “Gra dhe Burra” tregojnë ndryshimet, si në arsimim, ashtu edhe në pjesëmarrjen në tregun e punës. Në vitin......
Tatimet vijojnë rimbursimet e DIVA 2025 - Mbi 2 mijë individë përfitojnë 32.7 mln lekë pas korrigjimit të të dhënave bankare.
Administrata Tatimore bën të ditur se procesi i rimbursimit të tatimit të mbipaguar në kuadër të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave (DIVA 2025) po......
Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?
Përtej banesave për qëllime banimi, lejet e ndërtimit tregojnë edhe se çfarë lloj aktiviteti ekonomik po zgjerohet në secilin qark. Hotele, zyra, ndërtesa......
Investim në agroturizëm - FSHZH, 205 mln lekë për fazën e tretë në “Ferma e Dijes” Korçë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur garën për fazën e tretë të projektit “Ferma e Dijes dhe Agroturizmit të Mollëve”, në Korçë. Fondi limit i parashikuar......
Greqia mbushet me të huaj - Turistët ndërkombëtarë dominojnë korrikun, mbi 5 mln mbërritje dhe 27.8 mln net-qëndrime
Turizmi grek vijoi rritjen gjatë korrikut 2026, me vizitorët e huaj që dhanë kontributin kryesor në këtë ecuri. Sipas të dhënave paraprake të Autoritetit......
Bateritë shtrenjtojnë makinat - Rregullat e BE-së mund të shtojnë mbi 2 mijë euro në çmimin e një mjeti elektrik
Strategjia e Bashkimit Evropian për të mbrojtur industrinë europiane të automjeteve mund të sjellë kosto më të larta për konsumatorët. Sipas një raporti të......
6.9 mld Usd në bankat globale - Kremlini përdori kompani guaskë dhe dokumente false për të anashkaluar sanksionet
Një rrjet financiar i mbështetur nga Kremlini ka lëvizur 6.9 miliardë dollarë përmes sistemit bankar ndërkombëtar, pavarësisht sanksioneve ndaj Rusisë,......

