Bateritë shtrenjtojnë makinat - Rregullat e BE-së mund të shtojnë mbi 2 mijë euro në çmimin e një mjeti elektrik

Strategjia e Bashkimit Evropian për të mbrojtur industrinë europiane të automjeteve mund të sjellë kosto më të larta për konsumatorët. Sipas një raporti të institutit ekonomik Bruegel, kërkesat për prodhimin e baterive brenda BE-së mund të rrisin çmimin e një makine elektrike me rreth 2,100 euro.
Raporti argumenton se masat e fundit të Brukselit, përfshirë tarifat ndaj automjeteve elektrike kineze dhe propozimet për më shumë përmbajtje të prodhuar në Evropë, mund të mbrojnë prodhuesit vendas, por një pjesë të kostos do ta mbajnë konsumatorët dhe taksapaguesit.
Një nga masat më të kushtueshme do të ishte kërkesa që qelizat e baterive të prodhohen në BE. Sipas Bruegel, kjo mund ta çojë koston nga 50 në 85 euro për kilovat-orë, duke shtuar rreth 2,100 euro në çmimin e një automjeti tipik elektrik.
Raporti vlerëson se kërkesa për çelik me emetime të ulëta do të shtonte rreth 200 euro të tjera, ndërsa thjeshtimi i procedurave të miratimit të automjeteve do t’u kursente prodhuesve vetëm rreth 61 euro për makinë.
Sipas Bruegel, ndikimi do të ishte më i madh tek modelet më të lira dhe blerësit me të ardhura më të ulëta, në një kohë kur BE-ja synon të përshpejtojë kalimin drejt automjeteve elektrike.
Ndërkohë, industria europiane e automjeteve po përballet me presion të fortë. Prodhimi i makinave në BE është ulur me rreth 2.6 milionë automjete që nga viti 2019, ose 19%, ndërsa vitin e kaluar evropianët blenë 2.2 milionë makina të reja më pak se në vitin 2019.
Një tjetër problem është konkurrenca kineze. Automjetet elektrike të prodhuara në Kinë kanë kaluar këtë vit 20% të shitjeve të makinave elektrike në BE, ndërsa më shumë se gjysma e tyre mbajnë marka perëndimore.
Bruegel argumenton se qëllimi i politikave europiane nuk duhet të jetë eliminimi i konkurrencës kineze, por t'u japë prodhuesve europianë kohë për të rritur konkurrueshmërinë dhe kapacitetet teknologjike.
6.9 mld Usd në bankat globale - Kremlini përdori kompani guaskë dhe dokumente false për të anashkaluar sanksionet
Një rrjet financiar i mbështetur nga Kremlini ka lëvizur 6.9 miliardë dollarë përmes sistemit bankar ndërkombëtar, pavarësisht sanksioneve ndaj Rusisë,......
Venecia shtrenjton hyrjen - Tarifa ditore mund të arrijë deri në 30 euro në vitin 2027
Qyteti i Venecias po shqyrton zgjerimin e tarifës së hyrjes për turistët ditorë, duke parashikuar një periudhë më të gjatë aplikimi dhe një rritje të ndjeshme......
Bizneset e fermerët nën presion - Dhoma e Tregtisë së Kosovës kërkon uljen e akcizës së karburanteve
Rritja e çmimeve të karburanteve po shton presionin mbi bizneset, fermerët dhe konsumatorët në Kosovë. Përballë kësaj situate, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë......
Pronat shtet-privat? - Procedurat dhe afatet për zgjidhjen e konflikteve të pronësisë
Konfliktet e pronësisë që krijohen për pronat shtetërore, mbi të cilat subjektet private disponojnë tituj pronësie synohen të zgjidhen me draftligjin e ri......
Praktikat e punës, Salla: 85 të rinj i bashkohen Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve vartëse
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se 85 të rinj janë pranuar këtë vit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe......
Trump nënshkruan marrëveshjen e sigurisë me Groenlandën, SHBA zgjeron praninë ushtarake
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një marrëveshje të re sigurie për Groenlandën me Danimarkën dhe territorin ishullor. Trump, kryeministrja......
Bisedimet e BE-së për buxhetin, negociatat kanë ngecur, rreziku për bllokim mbetet i lartë
Ministrat e çështjeve evropiane u takuan në Bruksel të martën për një raund tjetër negociatash mbi buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së. Pavarësisht një......
New York, Albin Kurti takon shefen e FMN-së: Kosova po shënon rritje ekonomike 4-5%
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së......

