Pronat shtet-privat? - Procedurat dhe afatet për zgjidhjen e konflikteve të pronësisë

Konfliktet e pronësisë që krijohen për pronat shtetërore, mbi të cilat subjektet private disponojnë tituj pronësie synohen të zgjidhen me draftligjin e ri “për pronat e paluajtshme të shtetit në Republikën e Shqipërisë” të hedhur për konsultim publik.
Referuar nenit 38 të projektligjit, për pronat e paluajtshme shtetërore për të cilat subjektet private posedojnë tituj pronësie të lëshuara nga organet administrative para hyrjes në fuqi të këtij ligji, që nuk janë të pasqyruara në regjistrat hipotekorë dhe/ose në regjistrin kadastral, subjektet private duhet të paraqesin kërkesë për regjistrim në Agjencinë Shtetërore të Pronës brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji.
Në rast refuzimi të kërkesës, Agjencia nuk regjistron pronën por bën shënimin përkatës në regjistrin kadastral mbi ekzistencën e pretendimit për të drejtën e pronësisë. Refuzimi i regjistrimit të kërkesës nuk sjell efekte për vlefshmërinë ose jo të titullit të pronësisë së refuzuar.
Sipas dokumentit, kur kërkesa për regjistrim, e paraqitur brenda afatit 1 vjeçar, ka si objekt një pasuri të paluajtshme shtetërore publike që nuk mund të tjetërsohej sipas legjislacionit përkatës, Agjencia Shtetërore e Pronës njofton Avokaturën e Shtetit, me qëllim ushtrimin e padisë për konstatimin e pavlefshmërisë së titullit të pronësisë, sipas legjislacionit në fuqi. Kur pasuria është pronë shtetërore jopublike, Agjencia Shtetërore e Pronës njofton institucionin shtetëror përgjegjës dhe procedon me përditësimin e inventarit dhe listave të pronave shtetërore, në përputhje me parashikimet e këtij ligji.
Por ky nen nuk zbatohet kur subjekti paraqet vendim gjyqësor të formës së prerë, i cili ka përcaktuar të drejtën e pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme objekt shqyrtimi.
Pala së cilës i është refuzuar plotësisht apo pjesërisht regjistrimi sipas këtij ligjit, ka të drejtën të zgjidhë në rrugë gjyqësore pretendimet për të drejtat e pronësisë, sipas legjislacionit në fuqi. Në këtë rast, Agjencia Shtetërore e Pronës ka detyrimin që të njoftojë Avokaturën e Shtetit mbi ekzistencën e konfliktit të pronësisë, duke i përcjellë dokumentacionin përkatës, me qëllim përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të Republikës së Shqipërisë në procesin gjyqësor.
Në rast të paraqitjes së titullit për regjistrim brenda afatit 1 vjeçar, subjektet përjashtohen nga detyrimi për pagesën e kamatëvonesave. Ndërsa drafti përcakton se nëse titulli paraqitet për regjistrim përtej afatit 12 mujor, subjekti nuk përfiton nga përjashtimi i mësipërm dhe zbatohet kamatëvonesa e plotë, e llogaritur që nga fillimi i vonesës në paraqitjen e kërkesës për regjistrim.
Praktikat e punës, Salla: 85 të rinj i bashkohen Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve vartëse
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se 85 të rinj janë pranuar këtë vit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe......
Trump nënshkruan marrëveshjen e sigurisë me Groenlandën, SHBA zgjeron praninë ushtarake
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një marrëveshje të re sigurie për Groenlandën me Danimarkën dhe territorin ishullor. Trump, kryeministrja......
Bisedimet e BE-së për buxhetin, negociatat kanë ngecur, rreziku për bllokim mbetet i lartë
Ministrat e çështjeve evropiane u takuan në Bruksel të martën për një raund tjetër negociatash mbi buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së. Pavarësisht një......
New York, Albin Kurti takon shefen e FMN-së: Kosova po shënon rritje ekonomike 4-5%
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së......
OKB, Presidenti Trump falënderon Shqipërinë dhe Kosovën për angazhimin e trupave në Gaza
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar Shqipërinë dhe Kosovën për angazhimin e trupave në misionin paqeruajtës në Gaza,......
Detajet e rezervës së naftës/ Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave
Shqipëria do të ndryshojë mënyrën se si garanton furnizimin me karburante në rast krizash, duke krijuar gradualisht një rezervë strategjike të naftës dhe......
Konferenca e AAPSK-së, Risena Xhaja: Mbi 35 miliardë lekë pasuri të sekuestruara, gjysma do të ripërdoren
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara administron aktualisht mbi 35 miliardë lekë pasuri të sekuestruara dhe të konfiskuara,......
S&P konfirmon vlerësimin “BB” për Shqipërinë, perspektiva mbetet e qëndrueshme
Agjencia e vlerësimit të kreditit "Standard & Poor's Global Ratings", në raportin e saj analitik të publikuar më 21 Shtator 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin......

