Vlora hotelet, Durrësi industrinë/ Përtej banesave, çfarë po ndërtohet në Shqipëri?

Përtej banesave për qëllime banimi, lejet e ndërtimit tregojnë edhe se çfarë lloj aktiviteti ekonomik po zgjerohet në secilin qark. Hotele, zyra, ndërtesa tregtare apo industriale nuk shpërndahen njësoj në të gjithë vendin dhe pikërisht këto diferenca japin një panoramë interesante të zhvillimit rajonal.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se, përtej banesave që dominojnë lejet në rang vendi, ndërtimet jorezidenciale ndryshojnë ndjeshëm nga një qark në tjetrin. Në nivel kombëtar, kategoria më e madhe është ajo e ndërtesave industriale, me 36.1% të lejeve jorezidenciale, e ndjekur nga “ndërtesat e tjera” me 24.3% dhe objektet tregtare me 22.1%.
Tirana dhe Durrësi spikasin për ndërtimet industriale. Tirana përqendron 31.1% të të gjitha lejeve industriale të vendit, ndërsa Durrësi plot 39.4%. Edhe në Berat, nga struktura e lejeve të qarkut, ndërtesat industriale dalin ndër kategoritë kryesore.
Një profil tjetër paraqesin Elbasani, Fieri, Korça dhe Lezha, ku një pjesë e rëndësishme e aktivitetit zhvendoset drejt kategorisë “ndërtesa të tjera”. Gjithashtu edhe Durrësi mban peshën më të madhe në kategorinë e “ndërtesave të tjera”, me 21.3% të totalit në vend.
Në Gjirokastër dhe Shkodër bie në sy pesha e ndërtesave tregtare. Shkodra përqendron 13.6% të lejeve tregtare në rang kombëtar, ndërsa Gjirokastra 6.2%. Tirana, megjithatë, mbetet qendra kryesore edhe e kësaj kategorie, me 30.9%.
Por panorama ndryshon krejt në Vlorë. Këtu ndërtimi jorezidencial lidhet fort me turizmin. Qarku merr 40% të të gjitha lejeve për hotele dhe struktura të ngjashme në vend. Durrësi përqendron 20%, ndërsa Tirana 18%.
Edhe Korça ka një profil interesant, me prani të hoteleve, objekteve tregtare, industriale dhe ndërtesave të tjera. Ndërsa Dibra dhe Kukësi kanë një volum shumë më të kufizuar lejesh jorezidenciale.

Investim në agroturizëm - FSHZH, 205 mln lekë për fazën e tretë në “Ferma e Dijes” Korçë
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur garën për fazën e tretë të projektit “Ferma e Dijes dhe Agroturizmit të Mollëve”, në Korçë. Fondi limit i parashikuar......
Greqia mbushet me të huaj - Turistët ndërkombëtarë dominojnë korrikun, mbi 5 mln mbërritje dhe 27.8 mln net-qëndrime
Turizmi grek vijoi rritjen gjatë korrikut 2026, me vizitorët e huaj që dhanë kontributin kryesor në këtë ecuri. Sipas të dhënave paraprake të Autoritetit......
Bateritë shtrenjtojnë makinat - Rregullat e BE-së mund të shtojnë mbi 2 mijë euro në çmimin e një mjeti elektrik
Strategjia e Bashkimit Evropian për të mbrojtur industrinë europiane të automjeteve mund të sjellë kosto më të larta për konsumatorët. Sipas një raporti të......
6.9 mld Usd në bankat globale - Kremlini përdori kompani guaskë dhe dokumente false për të anashkaluar sanksionet
Një rrjet financiar i mbështetur nga Kremlini ka lëvizur 6.9 miliardë dollarë përmes sistemit bankar ndërkombëtar, pavarësisht sanksioneve ndaj Rusisë,......
Venecia shtrenjton hyrjen - Tarifa ditore mund të arrijë deri në 30 euro në vitin 2027
Qyteti i Venecias po shqyrton zgjerimin e tarifës së hyrjes për turistët ditorë, duke parashikuar një periudhë më të gjatë aplikimi dhe një rritje të ndjeshme......
Bizneset e fermerët nën presion - Dhoma e Tregtisë së Kosovës kërkon uljen e akcizës së karburanteve
Rritja e çmimeve të karburanteve po shton presionin mbi bizneset, fermerët dhe konsumatorët në Kosovë. Përballë kësaj situate, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë......
Pronat shtet-privat? - Procedurat dhe afatet për zgjidhjen e konflikteve të pronësisë
Konfliktet e pronësisë që krijohen për pronat shtetërore, mbi të cilat subjektet private disponojnë tituj pronësie synohen të zgjidhen me draftligjin e ri......
Praktikat e punës, Salla: 85 të rinj i bashkohen Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve vartëse
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bëri të ditur se 85 të rinj janë pranuar këtë vit në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe......

