Konferenca e AAPSK-së, Risena Xhaja: Mbi 35 miliardë lekë pasuri të sekuestruara, gjysma do të ripërdoren

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara administron aktualisht mbi 35 miliardë lekë pasuri të sekuestruara dhe të konfiskuara, ndërsa vetëm gjatë vitit 2026 janë regjistruar 1,175 sekuestrime dhe 84 konfiskime pasurish.
Shifrat u bënë publike nga Kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja, gjatë konferencës së organizuar në Tiranë nga European Chapter i FBI National Academy Associates (FBINAA), me temë “Building International Partnerships – Combating Organized Crime for a Safer Environment”. Në axhendën e konferencës, Xhaja prezantoi temën “From Confiscation to Public Good”, me fokus administrimin dhe ripërdorimin e pasurive të marra nga krimi.
Sipas të dhënave të prezantuara prej saj, AAPSK administron 2,682 pasuri të sekuestruara, me një vlerë rreth 28.5 miliardë lekë, si dhe 516 pasuri të konfiskuara, me vlerë rreth 6.8 miliardë lekë.
Kryeadministratorja e AAPSK-së e vendosi theksin te fakti se konfiskimi nuk duhet konsideruar si fundi i procesit të goditjes së pasurisë kriminale. Sipas saj, pikërisht pas vendimit të drejtësisë nis përgjegjësia e shtetit për të ruajtur vlerën ekonomike të pasurisë dhe për ta vendosur atë në funksion të qytetarëve.
“Konfiskimi nuk është fundi i procesit. Është momenti kur shteti duhet të provojë se di ta ruajë atë vlerë dhe ta vendosë në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Xhaja. Ajo nënvizoi se goditja e pasurive, parave, bizneseve dhe rrjeteve financiare të krimit të organizuar përbën një nga mënyrat më të forta për të dobësuar vetë strukturat kriminale.
Të ardhurat e krijuara nga administrimi i këtyre pasurive kanë shënuar gjithashtu rritje. Sipas Xhajës, të ardhurat vetëm nga qiratë arritën rreth 160 milionë lekë në vitin 2024 dhe rreth 221 milionë lekë në vitin 2025, ndërsa deri në gusht 2026 janë realizuar rreth 180 milionë lekë.
Por objektivi i AAPSK-së nuk është vetëm krijimi i të ardhurave. Një pjesë e rëndësishme e politikës së Agjencisë është kthimi i pasurive dhe fondeve të konfiskuara në dobi të institucioneve dhe komuniteteve, veçanërisht të kategorive që përballen drejtpërdrejt me pasojat e kriminalitetit.
Përmes Fondit të Posaçëm, gjatë këtij viti janë mbështetur institucione shtetërore dhe 22 organizata me projekte në një vlerë prej 150 mijë eurosh. Projektet lidhen me mbështetjen e viktimave të trafikimit, parandalimin e kriminalitetit dhe përdorimit të drogës, luftën kundër dhunës në familje, dhunës në shkolla dhe bullizmit.
Në këtë drejtim, AAPSK ka vendosur edhe një objektiv të matshëm për vitet e ardhshme. Në strategjinë 2025-2030, Agjencia synon që të paktën 50% e pasurive të konfiskuara të orientohen drejt ripërdorimit, përfshirë ripërdorimin social.
“Destinacioni përfundimtar i një pasurie kriminale nuk mund të jetë një magazinë, një godinë bosh apo një numër në regjistër. Ajo duhet të ruajë vlerën dhe të krijojë dobi për shoqërinë”, theksoi Xhaja.
Sipas saj, ripërdorimi social duhet parë njëkohësisht si instrument parandalimi. Një pronë e konfiskuar mund të shndërrohet në qendër shërbimi, një automjet mund t’i kalojë një institucioni ligjzbatues, ndërsa të ardhurat e gjeneruara nga pasuritë mund të përdoren për të mbështetur viktimat dhe komunitetet vulnerabël.
Një tjetër çështje e ngritur në konferencë ishte ndërkombëtarizimi gjithnjë e më i madh i pasurive kriminale. Krahas pronave, bizneseve dhe llogarive tradicionale, strukturat përgjegjëse për administrimin dhe gjurmimin e pasurive po përballen gjithnjë e më shumë edhe me asete virtuale dhe kriptomonedha.
Xhaja bëri të ditur se prej vitit 2025 AAPSK ka intensifikuar marrëdhëniet me institucionet homologe jashtë vendit, duke zhvilluar bashkëpunim me Italinë, Francën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, si edhe me Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Ukrainën. Ajo veçoi si shembull edhe marrëveshjen e nënshkruar së fundmi me Mbretërinë e Bashkuar dhe evidentoi vlerën që mund të ketë eksperienca dhe mbështetja amerikane për rritjen e mëtejshme të kapaciteteve të Agjencisë.
S&P konfirmon vlerësimin “BB” për Shqipërinë, perspektiva mbetet e qëndrueshme
Agjencia e vlerësimit të kreditit "Standard & Poor's Global Ratings", në raportin e saj analitik të publikuar më 21 Shtator 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin......
Hapësirë ligjore për emetimin e obligacioneve të mbuluara - Ministria e Financave nxjerr për konsultim publik projektligjin
Ministria e Financave ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin “Për emetimin e obligacioneve të mbuluara dhe mbikëqyrjen e tyre”. Drafti synon krijimin,......
Ibrahimaj: Kredi 0% për banesat - Qeveria zgjeron mbështetjen me subvencione për kredi dhe qira
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit po përgatit një reformë të re për strehimin e përballueshëm, me fokus te kreditë bankare me interesa të subvencionuara,......
IA “pushton” marketingun - Hoxha: Inteligjenca artificiale po përshpejton krijimin e reklamave dhe përmbajtjes
Nga shëndetësia, financat dhe bankat, argëtimi dhe media, arsimi e deri te bujqësia, inteligjenca artificiale po bëhet pjesë e çdo industrie që ne njohim. As......
Pensioni privat, nga 5 në 3 vjet - Punonjësit fitojnë më shpejt të drejtat mbi kontributet
Punonjësit që kanë një skemë pensioni privat të financuar edhe nga punëdhënësi mund të fitojnë më shpejt të drejtën mbi kontributet e derdhura për......
Marketingu, tashmë me IA - Hoxha: Nga posterat te videot, redukton kohën, por nuk ul gjithmonë kostot e bizneseve
Inteligjenca artificiale ka shkurtuar kohën dhe numrin e personave që nevojiten për të krijuar një produkt marketingu. Që nga gjenerimi i ideve, posterave,......
Sa kushton karikimi i makinës? - Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë
Enti Rregullator i Energjisë ka publikuar një informacion të posaçëm për automjetet elektrike, duke detajuar mënyrat e karikimit, tarifat dhe kostot që duhet......
Sipërmarrja përballë financimit - Prençe: Bizneset kanë mungesë të theksuar likuiditeti
Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde” pritet të sjellë një tjetër mundësi financimi për bizneset shqiptare, por për eksportuesit nevoja nuk lidhet vetëm me......

