Kodi i e-Albania vjen në Viber dhe WhatsApp - AKSHI: Shërbimi i ri nis nga 1 tetori për qytetarët

Nga 1 tetori, qytetarët që përdorin portalin e-Albania do të mund të marrin kodin e autentikimit edhe përmes aplikacioneve Viber dhe WhatsApp.
Njoftimi është bërë nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, e cila sqaron se kodi do të dërgohet për procedurat që kërkojnë autentikim në e-Albania ose nënshkrim elektronik.
Sipas AKSHI-t, mesazhet zyrtare të dërguara përmes Viber dhe WhatsApp do të përmbajnë vetëm kodin e nevojshëm për autentikim ose nënshkrim elektronik. Ato nuk do të kërkojnë të dhëna personale, informacione sensitive, klikim në lidhje apo veprime të tjera.
AKSHI u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj çdo mesazhi që kërkon informacione shtesë apo ndërveprime të tjera. Kodi i autentikimit është personal dhe duhet të përdoret vetëm për procesin për të cilin është gjeneruar, pa u ndarë me persona të tjerë.
Fëmijët, “luks” në Gjirokastër? Ku e ndiejnë familjet më shumë barrën financiare?
Sa ndryshon buxheti i një familjeje kur ka fëmijë dhe në cilin qark të Shqipërisë është më e madhe kjo diferencë? Përgjigjja nuk është Tirana, siç mund të......
Konsumatori shtrëngon kuletën - A po zhduket blerësi i klasës së mesme?
Për dekada, konsumatori i klasës së mesme ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë globale. Ai nuk blen vetëm atë që i nevojitet, por edhe atë që i......
Pensioni privat, 3 vite pritje - Eksperti për projektligjin: Duhet të ketë më shumë informacion për të drejtat e punëmarrësve
Në fondet e pensionit privat me pjesëmarrje të mbyllur, periudha që duhet të kalojë që punëmarrësi të fitojë të drejtën mbi kontributet e paguara nga......
Arabia “shkund” naftën - Ndryshon drejtimi i tregut botëror
Arabia Saudite po ndryshon sërish drejtimin e tregut botëror të naftës. Pas javësh tensionesh dhe frike për furnizimin nga Lindja e Mesme, rikthimi gradual i......
Emigrantët, jashtë BE-së? - Gjermania, Greqia dhe 3 vende të tjera kërkojnë “qendra kthimi”
Europa po përgatit një model të ri për kthimin e emigrantëve që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në territorin e Bashkimit Europian. Pesë vende, Gjermania,......
Imobiliarët, hendek formalizimi - Raporti: Konkurrenca e pandershme ushqen informalitetin
Sipas raportit të vrojtimit, tregu i ndërmjetësimit imobiliar paraqet një hendek mes pajtueshmërisë formale dhe informalitetit të perceptuar nga......
Gratë diplomohen më shumë- Por burrat vijojnë të dominojnë në tregun e punës
Të dhënat e publikuara nga INSTAT në publikimin “Gra dhe Burra” tregojnë ndryshimet, si në arsimim, ashtu edhe në pjesëmarrjen në tregun e punës. Në vitin......
Tatimet vijojnë rimbursimet e DIVA 2025 - Mbi 2 mijë individë përfitojnë 32.7 mln lekë pas korrigjimit të të dhënave bankare.
Administrata Tatimore bën të ditur se procesi i rimbursimit të tatimit të mbipaguar në kuadër të deklaratës individuale vjetore të të ardhurave (DIVA 2025) po......

