Në Google punohet më shumë se 8 orë në ditë - Por, punonjësit mund të kërkojnë orare më fleksibël në varësi të rolit që kanë

Kur një punonjës i Google pyeti kompaninë nëse mund të punonte më pak orë në ditë, një përfaqësues i burimeve njerëzore u përgjigj duke thënë se punonjësi mesatar i Google punon më shumë se një ditë normale pune. Kjo hedh poshtë raportimet e mëparshme që punonjësit e Google kanë ngarkesa të lehta pune.
Në një memo të brendshme, detajet e të cilave janë publikuar në rrjete të ndryshme sociale, shumica e punonjësve të Google me pagë, tashmë punojnë më shumë se 8 orë në ditë
Në memo thuhej gjithashtu se kompania lejon punonjësit të aplikojnë për oraret që janë 60%, ose 80% e orarit të plotë. Konfirmimi i përfaqësuesit të burimeve njerëzore se punonjësit zakonisht punojnë me orë të gjata i detyroi disa punonjës për ta ndarë atë informacion me miqtë dhe të afërmit e tyre.
Gjatë verës, në publikime të shumta u tha se një inxhinier softuerësh të Google me pagë gjashtëshifrrore, punonte një orë në ditë duke koduar në mëngjes dhe pjesën tjetër të turneve e kalon duke punuar në startup-in e tij. Raportimet të ditës së punës një orëshe u bënë virale.
Zëdhënësja e Google, tha se punonjësit e kompanisë janë në gjendje të kërkojnë orare më fleksibël dhe se kërkesat shqyrtohen në bazë të roleve dhe ekipeve të tyre. Ajo shtoi se njësoj si në çdo kompani, ka raste kur punonjësit e Google punojnë më shumë se 40 orë në javë për të përmbushur afatet, për të mbuluar kolegët, ose për të ofruar produkte dhe shërbime për përdoruesit e kompanisë.
Kjo e fundit përsëriti se po merr në konsideratë miratimin e 60% dhe 80% të orareve me kohë të plotë, si dhe variante të tjera të punës me kohë të pjesshme, bazuar në rrethanat e punonjësve dhe miratimin e menaxherit. Megjithatë, javët e kompresuara të punës nuk janë aq fleksibël, ose të pajtueshme me oraret e përgjithshme të ekipit sa opsionet e tjera që ofron kompania.
Punonjësit e Google kanë marrë reagime publike për shkak të taktikave të rekrutimit të tilla si përfitimet e korporatave të mëdha, të cilat janë përdorur kryesisht nga kompanitë e teknologjisë për të joshur talente gjatë dy dekadave të fundit.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

“Tkurren” rezervat globale të hekurit - Goldman Sachs parashikon rritje të çmimit me mbi 20%
Tregu i mineralit të hekurit po regjistron një mungesë për pjesën tjetër të vitit për shkak të nivelit të ulët të rezervave dhe rënies së prodhimit, sipas......

Jetëgjatësia: Cilët europianë po jetojnë më gjatë?
Jetëgjatësia në BE pritet të bëhet një pikë kyçe e politikës ndërsa kontinenti lufton me një popullsi të plakur. Jetëgjatësia mesatare e një europiani në......

Parlamenti Europian dhe vendet anëtare arrijnë marrëveshjen për projektligjin kryesor të biodiversitetit!
Negociatorët nga Parlamenti Europian dhe vendet anëtare të BE-së arritën të enjten një marrëveshje mbi një pjesë kyçe të legjislacionit për restaurimin e......

Bie kërkesa ndërkombëtare për udhëtime - Shkak, konflikti mes Izraelit dhe Hamasit
Rezervimet e fluturimeve ndërkombëtare në mbarë botën kanë rënë që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas, veçanërisht në Amerikë, pasi njerëzit anulojnë......

Bitcoin ngjitet në mbi 37,000 USD - Mbizotëron optimizmi për miratimin e ETF-ve në SHBA
Bitcoin (BTC) është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, duke kaluar kufirin e 37,000 dollarëve për herë të parë që nga maji i vitit 2022. Të dhënat tregojnë......

Nafta rritet lehtë drejt 80 USD - Por, qëndron në nivelin më të ulët që nga korriku
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas tre ditësh me radhë në rënie, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës. Megjithatë, të......

Euro ngjitet përkohësisht pranë 1.07 USD - BQE sinjalizon se mund të rrisë më tej normat e interesit
Euro po qëndron në rënie të lehtë përballë dollarit amerikan në sesionin e sotëm, pas komenteve të politikëbërësve evropianë dhe perspektivës së rënies së......

BB gati projektet për Shqipërinë, në fokus urat, bujqësia dhe arsimi - Salinas: Ringritja e Shqipërisë e shpejtë, patët një sezon turistik befasues
Banka Botërore ka gati zbatimin e projekteve të reja në Shqipëri. Është një program i gjerë që pritet të financojë 360 milion dollarë në sektorë të tillë si......