Bota Postuar më 10 Nëntor 2023, 10:03

Nafta rritet lehtë drejt 80 USD - Por, qëndron në nivelin më të ulët që nga korriku

Nga SCAN TV
Nafta rritet lehtë drejt 80 USD - Por, qëndron në nivelin më

Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas tre ditësh me radhë në rënie, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës. Megjithatë, të dyja kontratat po tregtohet në nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit.

Gjatë ditës së sotme, investitorët e larguan vëmendjen nga treguesit deflacionistë në Kinë dhe po presin të dhëna të tjera në lidhje me kërkesën në dy konsumatorët më të mëdhenj të naftës në botë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi.

Në sesionin e kaluar, të dy bençmarkët ranë me mbi 2%, duke prekur nivelin më të ulët që nga mesi i korrikut të këtij viti, pasi shqetësimet për ndërprerjet e mundshme të furnizimit nga Lindja e Mesme u lehtësuan, ndërsa shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës në SHBA dhe Kinë u intensifikuan.

Të dhënat mbi inflacionin të Kinë, të publikuara të enjten, treguan se Indeksi i Çmimeve Konsumatore ra me 0.2% me bazë vjetore, gjatë tetorit, ndërsa të dhënat e Indeksi të Çmimeve të Prodhimit treguan një rënie me 2.6%, krahasuar me një vitë më parë. Megjithatë, guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës,  Pan Gongsheng, deklaroi se vendi do ta arrijë objektivin për një rritje ekonomike prej 5%, gjatë këtij viti, një shenjë e mirë se kërkesa për naftë nuk do të dobësohet ndjeshëm.

Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat mbi rezervat e naftës sugjerojnë një dobësim të kërkesës, pasi u rritën me 11.9 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 3 nëntor, referuar Institutit Amerikan të Naftës.

Nëse kjo shifër do të konfirmohet do të jetë rritja më e madhe që nga shkurti i këtij viti. Administrata për Informimin mbi Energjinë njoftoi se i ka shtyrë publikimet deri më 15 nëntor, për shkak të përditësimit të sistemit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat