Shërbimet Financiare: Kapitulli ku Shqipëria lë pas gjithë vendet e tjera kandidate në BE!

Shqipëria ka shënuar progres të konsiderueshëm në negociatat me BE-në për Kapitullin 9, “Shërbimet Financiare”. Sipas një vlerësimi krahasimor, edhe referuar progresit të bërë nga vendet e tjera të rajonit, rezulton se Kapitulli 9 është i vetmi ku Shqipëria lë pas të gjitha vendet e tjera, përfshirë edhe Malin e Zi e Serbinë, që i kanë hapur negociatat shumë vite përpara vendit tonë.
Përgjithësisht në kapitujt e tjerë vendet e Ballkanit Perendimor janë thuajse në stade të ngjashme përafrimi, në vlerësimin më të fundit të dhënë nga Komisioni Evropian, përmes Paketës së Zgjerimit dhe Raporteve të Progresit, të publikuara ditën e djeshme.
Referuar “Shërbimeve Financiare”, ku përfshihen sektori bankar, ai i sigurimeve, pensioneve vullnetare, si edhe shërbimet e investimeve dhe tregjet e kapitalit, Komisioni Evropian, në Progres Raportin e fundit ngriti me një shkallë vlerësimin për Shqipërinë sa i përket avancimit në procesin përafrues dhe harmonizues me kuadrin ligjor e nënligjor të BE-së.
Kështu, nga “mesatarisht i përgatitur”, shkalla e pestë e vlerësimit, nga 9 shkallët në total, Shqipëria referuar këtij kapitulli është ngjitur në shkallën e gjashtë të vlerësimit, “mesatarisht i përgatitur/nivel i mirë përgatitjeje”. Vlerësimet për shtetet e tjera të rajonit në këtë kapitull variojnë nga shkalla e katërt e vlerësimit në shkallën e pestë.
Negociatat për këtë kapitull përgjatë viteve të fundit janë drejtuar nga Ministri aktual i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, në periudhën kur drejtonte Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare. Ministri e mbajti detyrën e Negociatorit për Kapitullin 9 deri në 14 shtator 2023.
Delegacioni shqiptar mori pjesë në takimet për procesin e screening të kapitujve vitin e kaluar, si edhe në Takimet Bilaterale Shqipëri-BE për kapitullin 9 në shkurt të këtij viti. Ekspertët e Komisionit Evropian vlerësuan progresin e konsiderueshëm të realizuar nga Shqipëria në fushën e “Shërbimeve Financiare”, sa i përket plotësimit të rekomandimeve dhe përafrimit ligjor e rregullator në Kapitullin 9.
Në një reagim në rrjetet sociale, Ministri Mete shkruan se “Përparimi i ndjeshëm në Kapitullin 9 Shërbimet Financiare e vendos Shqipërinë përpara gjithë vendeve të tjera të rajonit në këtë fushë, referuar gjetjeve të Progres Raportit të Komisionit Evropian. Me avancimin nga “mesatarisht i përgatitur” në “mesatarisht i përgatitur/nivel i mirë përgatitjeve”, Kapitulli 9 është i vetmi ku Shqipëria rezulton më e avancuar edhe krahasuar me vendet që i kanë hapur më herët negociatat e anëtarësimit. Kënaqësi e posaçme ushtrimi i detyrës së Negociatorit të Kapitullit 9 deri në shtator 2023, aty ku tashmë Shqipëria vlerësohet për progresin e kryer në harmonizimin e kuadrit ligjor e rregullator me acquis të BE-së”, përfundon qëndrimin e tij Ministri i Financave dhe Ekonomisë.
SCAN
Sondazh

Wizz Air ngushton parashikimin e perspektivës ekonomike – Shkak, pasiguria ekonomike dhe zinxhirët e furnizimit!
Linja ajrore hungareze me kosto të ulët Wizz Air ka zbuluar rezultatet e saj financiare për gjashtë muajt që çojnë deri në 30 shtator 2023, duke zbuluar fitime......

“Kërkesa e shtuar për mallra rriti inflacionin” - Banka Qendrore parashikon ecuri pozitive për ekonominë në vijim
Kërkesa e shtuar për mallrat e konsumit, si dhe rritja e konsiderueshme e pagave në sektorin publik ishin dy nga shkaqet kryesore që rritën inflacionin gjatë......

Shumëfishohet buxheti për transportin detar - Programi 3-vjeçar/ 11.18 mld lekë për vitin 2024. Prioritet porti i ri në Porto Romano
Buxheti për transportin detar parashikohet të pësojë rritje të ndjeshme në 3 vitet e ardhshme, sipas programit buxhetor afatmesëm të publikuar në Fletoren......

80 mld lekë borxhe ndaj OSHEE - Pas rritjes, në fund të shtatorit të gjithë abonentët shënuan rënie
Borxhet që abonentët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë pësuar rënie në muajin shtator, në raport me periudhën 8-mujore. Sipas......

Bujqësisë do ti shtohen 2 mijë punonjës në 3 vjet - Në 2026-ën sektori do të “strehojë” 568 mijë të punësuar
Pavarësisht se vitet e fundit ka një trend në rritje të migrimit nga zonat rurale në ato urbane, apo të braktisjes së fshatrave për tregjet europiane të punës,......

BE konfirmon 250 mln euro financim për Shqipërinë - Balluku: Progres raporti reflekton reformat. Soreca: Asistencë për vijimin e tyre
Qeveria shqiptare e cilëson progres raportin i Komisionit Evropian për Shqipërinë si dokumentin me qasjen më pozitive të hartuar deri më tani dhe që përçon......

Talentet, Shqipëria bën hapa para - Indeksi global/ Renditemi në vend të 56-të, nga 134 shtete në total
Indeksi Global i Konkurueshmërisë së Talenteve për vitin 2023 e rendit Shqipërinë në vend të 56-të mes 134 vendeve në total të marra në analizë. Ky indeks i......

Individët dhe bizneset “largohen” nga euro - Banka e Shqipërisë analizon tendencën. Interesat e kredive në lekë, më të lira
Tremujori i tretë i vitit është karakterizuar nga zhvendosja e portofolit drejt kreditimit në lekë, e ndihmuar nga ngushtimi i shpejtë i diferencës midis......