Individët dhe bizneset “largohen” nga euro - Banka e Shqipërisë analizon tendencën. Interesat e kredive në lekë, më të lira

Tremujori i tretë i vitit është karakterizuar nga zhvendosja e portofolit drejt kreditimit në lekë, e ndihmuar nga ngushtimi i shpejtë i diferencës midis normave të interesit të kredisë në lekë kundrejt asaj në valutë, si edhe nga mbiçmimi i monedhës vendase ndaj euros.
Analiza e detajuar e portofolit të kredisë kryer nga Banka e Shqipërisë, tregon se kjo zhvendosje ka qenë e pranishme, si në segmentin e bizneseve, ashtu edhe tek individët. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, raporti i kredisë në lekë ndaj totalit u rrit në 55%, duke rezultuar 4 pikë përqindje më e lartë se në fund të vitit 2022. Por, duket se kjo tendencë pritet të përfundojë, pas rritjes në 3,25% të normës bazë të interesit.
Sipas Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i ritmit të rritjes së kredisë ka reflektuar ecurinë e kreditimit në segmentin e bizneseve. Kështu, rritja vjetore mesatare e këtij portofoli me rreth 3.4% ishte 1.6 pikë përqindje më pak se në tremujorin e dytë. Sipas segmenteve, ky ngadalësim ka reflektuar shlyerjet e larta të kredisë për likuiditet, që në muajin shtator rezultoi 1.6% më e ulët se një vit më parë. Ndërkohë, kredia për investime është rritur mesatarisht me 5%, norma këto më të larta se një tremujor më parë. Banka Qendrore thekson se, zhvillimet e mësipërme reflektojnë likuiditetin e lartë të bizneseve, si dhe kërkesën e shtuar për financimin e investimeve.
Por, ndryshe nga bizneset, financimi i bankave për individët ka vijuar me të njëjtat ritme si në pjesën e parë të vitit. Norma vjetore e rritjes së këtij portofoli me 12.5% është pranë mesatares së tremujorit të dytë. Kredia konsumatore ka shfaqur përmirësim të rritjes, në 10% gjatë këtij tremujori, duke kompensuar ngadalësimin e ritmeve të rritjes së kredisë hipotekare në 13%. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo e fundit është ndikuar edhe nga problemet në sistem që shfaqi kalimi i hipotekave në formë digjitale.
Megjithatë, të dhënat nga Vrojtimi i Aktivitetit Kreditues tregojnë se kërkesa për blerje banese vijon të jetë e lartë dhe bankat kanë lehtësuar disa kushte për këtë segment, në përgjigje të konkurrencës së shtuar.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Skema kombëtare në bujqësi, si e BE-së - Civici: Subvencion vetëm për ata që çojnë prodhim në treg
Skema e subvencioneve në bujqësi do të ndryshojë për t’u afruar më shumë me mënyrën se si operohet në Bashkimin Europian. Kjo duke nisur nga eliminimi i......

Portugalia vendos rekord të ri 'të rëndësishëm' për energjinë e rinovueshme pasi prodhimi tejkalon kërkesën!
Nga 31 tetori deri më 6 nëntor, prodhimi i energjisë së rinovueshme tejkaloi nevojat e vendit për energji elektrike për 149 orë rresht, duke vendosur një......

Pse kompania më e madhe në Europë po padit Greenpeace për 2 milionë euro?
Shell po padit Greenpeace për 2 milionë euro dëmshpërblim pasi aktivistët hipën në anijen e prodhimit të naftës të kompanisë në tranzit në det këtë vit. Majori......

Largimi i trurit hedh një hije të errët mbi të ardhmen e Turqisë!
Pasi Erdogan siguroi një mandat të tretë në detyrë në zgjedhjet e majit, gjërat nuk kanë gjasa të ndryshojnë. Turqia është goditur rëndë nga një krizë......

Kosova do të ngrejë një institut për dokumentimin e "krimeve të luftës serbe"!
Kosova po krijon një institut për të dokumentuar krimet e Serbisë kundër popullsisë së saj në luftën e viteve 1998-1999, tha të mërkurën kryeministri i......

Fortune 500 Europë: Cila kompani është më e madhja në kontinent?
Prezantimi i një renditjeje të re të peizazhit të korporatave gjithnjë në ndryshim të Europës: Fortune 500 sapo ka nxjerrë edicionin e tij të parë europian,......

Vendi i parë në botë që ndalon ushqimin artificial - Italia i thotë mjaft “marrëzive” të gjelbra
Italia do të ndalojë ushqimin artificial. Deklarata u bë nga ministri italian i Bujqësisë Francesco Lollobrigida në takimin e Konservatorëve dhe Reformistëve......

A po i mbaron botës litiumi? - Ndërkohë që kërkesa rritet, fundi i furnizimit pritet në 2025
Bota mund të përballet me një mungesë litiumi në një kohë që kërkesa për metal rritet, me disa analistë që parashikojnë se kjo mund të ndodhë që në vitin......