Skema kombëtare në bujqësi, si e BE-së - Civici: Subvencion vetëm për ata që çojnë prodhim në treg

Skema e subvencioneve në bujqësi do të ndryshojë për t’u afruar më shumë me mënyrën se si operohet në Bashkimin Europian. Kjo duke nisur nga eliminimi i hapësirave për të përfituar nëse nuk ke një prodhim që del në treg. Zv/ministri i Bujqësisë, Enio Civici, deklaroi në Insider se thirrja e vitit të ardhshëm do të shtojë kërkesat për të qenë pjesë e një zinxhiri.
“Skema e re kombëtare e mbështetjes në bujqësi e vitit 2024 do të jetë një skemë shumë e ndryshme nga ajo që kemi patur. Jo në sensin e masave dhe çfarë mbështet, por kërkesave për të qenë pjesë e një zinxhiri vlere, një bashkimi operatorësh, e një SHBB-je, e një shoqate. Arsyeja pse ne po bëjmë subvencion është sepse i ulim koston prodhimit që arrin në treg”
Me këto ndryshime praktikisht shmangen disa abuzime, si nafta që i kalonte pronarit të tokës për të mbushur automjetin, ndërkohë që tokën e punonte qiramarrësi pa përfituar nga skemat.
Skema kombëtare pritet të shtojë edhe një element të ri sa i takon masave të tregut.
“Deri tani ka patur komponentin e zhvillimit rural dhe subvencionit. Tani shtohet komponenti i masave për tregun, siç funksionon skema e Bashkimit Europian. Kjo e treta është që të aftëson të përballesh me kërkesat e tregut: një paketim më interesant, një kontroll pak më i shpeshtë”.
Krahas marketingut dhe promovimit të produkteve bujqësore shqiptare, kjo masë synon një kontroll dhe monitorim më të madh të tregut.
Angelo Haruni/SCAN
Sondazh

Portugalia vendos rekord të ri 'të rëndësishëm' për energjinë e rinovueshme pasi prodhimi tejkalon kërkesën!
Nga 31 tetori deri më 6 nëntor, prodhimi i energjisë së rinovueshme tejkaloi nevojat e vendit për energji elektrike për 149 orë rresht, duke vendosur një......

Pse kompania më e madhe në Europë po padit Greenpeace për 2 milionë euro?
Shell po padit Greenpeace për 2 milionë euro dëmshpërblim pasi aktivistët hipën në anijen e prodhimit të naftës të kompanisë në tranzit në det këtë vit. Majori......

Largimi i trurit hedh një hije të errët mbi të ardhmen e Turqisë!
Pasi Erdogan siguroi një mandat të tretë në detyrë në zgjedhjet e majit, gjërat nuk kanë gjasa të ndryshojnë. Turqia është goditur rëndë nga një krizë......

Kosova do të ngrejë një institut për dokumentimin e "krimeve të luftës serbe"!
Kosova po krijon një institut për të dokumentuar krimet e Serbisë kundër popullsisë së saj në luftën e viteve 1998-1999, tha të mërkurën kryeministri i......

Fortune 500 Europë: Cila kompani është më e madhja në kontinent?
Prezantimi i një renditjeje të re të peizazhit të korporatave gjithnjë në ndryshim të Europës: Fortune 500 sapo ka nxjerrë edicionin e tij të parë europian,......

Vendi i parë në botë që ndalon ushqimin artificial - Italia i thotë mjaft “marrëzive” të gjelbra
Italia do të ndalojë ushqimin artificial. Deklarata u bë nga ministri italian i Bujqësisë Francesco Lollobrigida në takimin e Konservatorëve dhe Reformistëve......

A po i mbaron botës litiumi? - Ndërkohë që kërkesa rritet, fundi i furnizimit pritet në 2025
Bota mund të përballet me një mungesë litiumi në një kohë që kërkesa për metal rritet, me disa analistë që parashikojnë se kjo mund të ndodhë që në vitin......

Piktura e Picasso-s shitet për 139 milionë dollarë - “Femme a la montre” e vitit 1932 bëhet vepra më e shtrenjtë në botë
Piktura më e shtrenjtë në botë është një Picasso. “Femme a la montre” e realizuar në vitin 1932 u shit në një ankand për 139 milionë dollarë. Edhe këtë herë......